Mir Se Vini Ne Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Kosova-Crew
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimiPiratet e mijevjeqarit te trete Xat_chat

 

 Piratet e mijevjeqarit te trete

Shko poshtë 
AutoriMesazh
erolind
A.i Mire
A.i Mire
erolind


Male Numri i postimeve : 676
Age : 24
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Piratet e mijevjeqarit te trete Empty
MesazhTitulli: Piratet e mijevjeqarit te trete   Piratet e mijevjeqarit te trete Icon_minitimeSat Nov 08, 2008 2:19 pm

Piratët e mijëvjeçarit të tretë




Sulmet janë shtuar, veçanërisht në brigjet somaleze ku ligji nuk vepron

Salem Bahasen ishte në komandën e peshkarexhës "Borum" kur kuptoi se do të sulmohej. Anija ishte nisur disa orë më parë nga porti Shiher në Jemen për të gjuajtur peshk ton në det të hapur. Ishin orët e para të mëngjesit dhe përreth mbizotëronte një qetësi e vdekur. Por disa gjuajtje armësh zjarri e prishën rutinën e peshkatarëve. Kapiteni pa dy motoskafë që po afroheshin drejt anijes së tyre dhe jep menjëherë alarmin. E kuptoi që bëhej fjalë për piratë.

Kapiteni tentoi të bënte një manovrim për të shpëtuar dhe dërgoi një SOS me anë të radios. Por kjo nuk mjaftoi. Varkat e piratëve, të pajisura me motorë të fuqishëm, i arritën menjëherë. Dhe me disa shkallë të vogla druri filloi zbarkimi. Në peshkarexhë hipën shtatë prej tyre, ndërsa dy ndenjën nëpër skafe. Piratët ishin të zbathur dhe të veshur keq, por ama ishin të armatosur deri në dhëmbë: pistoleta, automatikë dhe granatahedhëse. Peshkarexha kishte 128 persona në ekuipazh, të cilët u alarmuan. Keqbërësit filluan të qëllonin në ajër dhe më pas vunë në rresht të gjithë ekuipazhin e peshkarexhës, duke u folur me vështirësi në gjuhën angleze. Peshkatarët e kuptuan menjëherë që bëhej fjalë për somalezë. Ishte 1 prilli i këtij viti dhe grabitja nuk ishte një lojë fëmijësh. Për ekuipazhin do të nisnin ditë me radhë tensioni dhe frike. Piratët morën komandën dhe u drejtuan me shpejtësinë maksimale drejtë Somalisë veriore. Gjatë udhëtimit rrëmbyesit i kishin thënë kapitenit se ata, në tre muajt e parë të vitit 2008, kishin kapur edhe dhjetë anije të tjera, por sipas Entit Ndërkombëtar të Ruajtjes Detare, kjo nuk ishte diçka për t‘u çuditur, pasi ujërat somaleze tashmë janë kthyer në ato më të rrezikshmet në botë. Edhe deti Mesdhe nuk është më i sigurt: një javë më parë, një jaht u sulmua në det të hapur dhe kjo tregon se ky lloj krimi po përhapet me shpejtësi.

Deri disa vjet më parë, në Somali sulmet më të shumta që verifikoheshin ndodhnin pranë Nigerisë, në dalje të lumit Niger, meqë aty kishte një trafik të konsiderueshëm naftëmbajtësesh. Gjithashtu në rrugët detare, që fillonin nga Deti i Kuq deri në Gjirin Aden dhe për të përfunduar në Oqeanin Indian, varkat e peshkimit nuk ishin shumë të rrezikuara nga pirateria, pasi afroheshin së tepërmi në brigjet veriore. Ndërsa gjatë këtyre tre viteve të fundit, në këto zona, të paktën në 3300 kilometrat e brigjeve somaleze, fenomeni është bërë alarmant. Nga dy sulme në vit (2004), tashmë jemi në 35 sulme (2007). Dhe ky fakt është tepër shqetësues. Nëse në vitin 2003 peshkatarët këshilloheshin të rrinin të paktën 50 milje detare larg bregut, sot nuk konsiderohet e sigurt as distanca prej 200 miljesh. Por vetë peshkatarët e dinë se në detin somalez nuk ka asnjë autoritet që të ruajë sigurinë. Tashmë pirateria aty është bërë një biznes i mirë, me shumë pak rrezik për keqbërësit. Madje, ajo zonë është bërë parajsa e piratëve. Në fakt vendi nuk ka një qeveri të qëndrueshme që në vitin 1991. Qeveria federale e tranzicionit, tentativa e fundit për të sjellë normalitetin dhe vendosur ligjet në Somali, arriti të zinte vend në Mogadisho vetëm në vitin 2007, falë ndërhyrjes ushtarake të Etiopisë. Por, nga një anë kjo nuk shërbeu për mirë, pasi gjatë gjashtë muajve që islamikët dominonin vendin, kontrolli i vijës bregdetare ishte absolut. "Pirateria është ilegale", kishte deklaruar lideri i islamikëve, Sheikh Hasan Dahir, i cili kishte dërguar milicinë e tij port më port për të marrë kontrollin. Por pasi islamikët ranë nga pushteti, sulmet e piratëve u rritën ndjeshëm. Qeveria aktuale e përkohshme kontrollon vetëm disa zona të kryeqytetit dhe disa lokalitete të vendit. Milicitë islamike më parë u futën në luftë të vërtetë kundër piraterisë, por gjithsesi tashmë nuk ka rregull në tokë, le të mendojmë pastaj se dikush arrin të patrullojë dhe të kontrollojë vijën bregdetare. "Nuk kemi asnjë forcë detare dhe nuk mund të përballemi me këtë problem", pranoi një delegat i qeverisë, duke u kërkuar ndihmë ndërkombëtarëve. Kështu, duke përfituar nga kaosi në vend, keqbërësit rifilluan sulmet. Në fund të fundit 90 për qind e tregtisë botërore bëhet me anë të rrugëve detare. Pra piratët i kanë përmirësuar cilësitë e tyre organizuese dhe ushtarake për të qenë sa më efikasë. Kanë marrë motoskafë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm, mjete komunikimi të ndërlikuara dhe një armatim të përshtatshëm për synimet e tyre. Por edhe vetë preja është bërë më e kujdesshme: nga peshkarexhat e vogla, kanë kaluar në anije të tonazhit të rëndë.

Andre Marunga ka kaluar një jetë në Oqeanin Indian si marinar. Ndërsa tani koordinon Shoqatën e Marinarëve të Afrikës Lindore dhe është një nga njohësit më të mirë të kësaj çështjeje. Ai shpjegon se mund të identifikohen dy grupe kryesore piratësh. Ai flet për dy grupe me baza në jug të vendit. Një ishte roja bregdetare kombëtare vullnetare, nën komandën e zotit të luftës Garad Mohamed, që patrullonte rreth Ksimaios dhe tjetri e kishte selinë në Merka dhe drejtohej nga Jusuf Indha‘ade, luftëtar që më vonë u bë ministër i Mbrojtjes në qeverinë islamike. Por për momentin nuk është e qartë se çfarë ka mbetur nga këto grupe. Tashmë qendra e aktiviteteve kriminale ndodhet në rajonin gjysmë autonom të Puntland, në veri të vendit, ku veprojnë edhe dy grupet e tjera. Një është i përbërë nga peshkatarë autonomë somalezë, ndërsa organizata më e fuqishme quhet "Marina Somaleze", ose "Mbrojtësit e ujërave territoriale somaleze". Mendohet se kjo bandë ka kryer pjesën më të madhe të sulmeve në këto kohët e fundit. Ndër pretë e tyre ishte edhe peshkarexha "Jemenita" me kapiten Salem Bahasen dhe shumë skafe evropiane. Por një biznes i këtij lloji, sidomos në Somali, nuk mund të mbijetojë i vetëm. Megjithatë nuk ka prova për marrëdhënie ndërmjet organizatave kriminale dhe islamikëve ekstremistë, edhe pse një anëtar i bandës që kreu një rrëmbim në Puntland në shkurt të këtij viti, u ka dhënë një pjesë të fitimit militantëve islamikë radikalë të Al-Shabab në Mogadisho. Dhe shumë burime të tjera somaleze pretendojnë se këto krime kanë lidhje me politikanë dhe biznesmenë. Në fakt, me paratë e fituara prej këtyre rrëmbimeve mbahen milicitë private. Gjithashtu financohen edhe aktivitete të tjera të jashtëligjshme si: peshkimi klandestin, kontrabanda e drurit dhe karbonit dhe trafiku i "kat", një bimë ////aluçinative.

Qeveria e tranzicionit sigurisht që i përgënjeshtron këto informacione. Por në Puntland pemët kanë filluar të rrafshohen me shpejtësi. Disa muaj më parë, komandanti i policisë, Abdiasis Saed, u hoq nga detyra me akuzën se ishte përfshirë në sekuestrimin e një ngarkese holandeze. Në vazhdim, ministri i Peshkimit, Mohamed Saed Nur, dha dorëheqjen pasi akuzoi policinë se bashkëpunonte me piratët. Pak ditë më parë, Presidenti i Puntland shkarkoi nga detyra kryebashkiakun e qytezës Eil, Said O‘Jusuf, i cili kishte deklaruar në radion somaleze "Garoue" se "katërqind ushtarë erdhën në Eil për t‘u bashkuar me piratët". Autoritetet e Puntland përgënjeshtrojnë dhe pretendojnë se po luftojnë piraterinë duke ua hedhur fajin viktimave, të cilët paguajnë paratë që u kërkohen pas rrëmbimit. Por nuk është çudi, pasi ushtarakët dhe policët në Somali prej kohësh nuk e marrin rrogën dhe detyrohen të bëjnë diçka tjetër për të mbijetuar. Peshkatarët dhe të rinjtë somalezë bashkohen me bandat e piratëve, pasi nuk kanë alternative të tjera.

Në këto situata tashmë të krijuara prej kohësh, është disi e vështirë për të luftuar bandat e armatosura që lëvizin të lira në brigjet somaleze. Por, gjithsesi, një Task Force me anije amerikane, franceze, gjermane, angleze dhe italiane, me detyrë antiterrorizmin, arriti të bllokojë disa sulme. Niveli i sigurisë nuk ka ndryshuar ndjeshëm.

"Pas katër ditë burgosjeje, rrëmbyesit tanë filluan të bëheshin më agresivë", thotë Salem. "Pastaj u larguan, sepse u lajmëruan për një pre shumë herë më të mirë se ne. Pasi u larguan ne ndezëm menjëherë motorët dhe ikëm me shpejtësi". Piratët kishin gjurmuar "Le Ponant", një jaht francez luksoz, i gjatë 88 metra. Shpresonin të merrnin një shumë të majme parash nga rrëmbimi i saj. Por autoritetet franceze nuk ranë në kurth dhe arritën ta çlironin jahtin më datë 12 prill, duke vrarë disa piratë dhe arrestuar disa të tjerë. Tashmë janë ekstraduar në Evropë për t‘u gjykuar. Ndërkohë Kombet e Bashkuara kanë miratuar një rezolutë, që lejon anijet ushtarake të huaja të ndërhyjnë në ujërat somaleze, nëse është e nevojshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kosov-crew.0forum.biz
 
Piratet e mijevjeqarit te trete
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Mesimet :: Mesime te tjera-
Kërce tek: