Mir Se Vini Ne Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Kosova-Crew
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimiNuk të prek zemrën dhe nuk ka të bëjë me kancerin Xat_chat

 

 Nuk të prek zemrën dhe nuk ka të bëjë me kancerin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Nuk të prek zemrën dhe nuk ka të bëjë me kancerin Empty
MesazhTitulli: Nuk të prek zemrën dhe nuk ka të bëjë me kancerin   Nuk të prek zemrën dhe nuk ka të bëjë me kancerin Icon_minitimeTue Nov 11, 2008 12:50 am

Në këto periudha ngushtice
financiare kemi
nisur të heqim dorë
nga shumë rite të ditës,
që më parë me çmimet
normale mund t‘i përballonim.
Një prej tyre është edhe
kafja e mëngjesit. Askush më
mirë se kafenetë e lokalet nuk
mund ta ndjejë një masë të
tillë, duke qenë se të ardhurat
e tyre kanë pësuar një rënie të
ndjeshme. Shumëkush mund të
mendojë që ky është një fakt për
t‘u përshëndetur, sepse siç kemi
dëgjuar kafeja është shkaktare e
shumë problemeve që variojnë,
nga ato të tretjes apo sëmundjet
e zemrës dhe vetë kanceri. Por
përpara se të gëzohemi shumë le
t‘i kujtojmë vetes thënien, që çdo
e keqe e ka patjetër një të mirë,
dhe kafja ka më shumë se një.
Sipas një studimi të fundit, i cili
është kryer pas një monitorimi
të një numri të madh personash,
historia e kafesë është paksa më
ndryshe. Në të tregohet se sa keq
është gjykuar kjo pije, pas së cilës
jepen shumë njerëz. Ja disa nga
arsyet që do t‘ju nxisin të mos ta
braktisni zakonin e të pirit kafe
herët në mëngjes.
1. Kafja është po aq
hidratuese sa edhe uji
Është thënë deri tani se kafja
ka efekt diuretik, por kjo nuk
është e vërtetë, të paktën në porcionet
normale të një filxhani kafeje.
Për të pasur një efekt të tillë,
organizmi duhet të absorbojë të
paktën 550 mg kafeinë. Vetëm
atëherë do të ndodhnin efektet
diuretike dhe si pasojë dehidratuese.
Si pasojë, një filxhan i zakonshëm
kafeje, jo vetëm që nuk
të dehidraton, por të ndihmon
në hidratimin e trupit. Ju duhet
të nisni të shqetësoheni vetëm
kur sasia që keni në gotë e kalon
550 mg e kafeinës, përndryshe
një filxhan, ose një gotë kafeje,
ka vetëm efektin hidratues të po
së njëjtës sasi uji.
2. Ka shumë mundësi
që të reduktojë rrezikun e
sëmundjes së zemrës dhe
sigurisht që nuk ka të bëjë
fare me nxitjen e çrregullimeve në këtë organ
Njerëzit që vuajnë nga tensioni
i lartë, zakonisht e shmangin
kafen, duke e konsideruar atë si
simulant që mund t‘ua përkeqësojë
situatën. Studimi i fundit, i
bazuar në eksperimente të mirëfillta
mbi persona që kanë probleme
kardiake, nxori në pah se
nuk ka asnjë provë që të faktojë
ndikimin negativ që ka kafeja
ndaj funksionimit të zemrës. Një
tjetër studim i ndërmarrë në 27
000 gra, përgjatë një periudhe 15
vjeçare, doli në përfundimin se
ato që pinin tri kupa kafe në ditë
kishin një ulje të riskut për t‘u
prekur nga sëmundjet e zemrës
në masën 24%. Shkaqet e një
ndikimi të tillë mbeten për t‘u
përcaktuar. Ajo që dihet është se
kafeina ndikon në një shtim të
vogël të presionit të gjakut, por
ndërsa konsumatorët e rregullt
të coca-colës, që është e pasur
me kafeinë, kanë më shumë
shanse për të pasur sëmundje
zemre, konsumatorët e rregullt
të kafesë nuk e kanë një rrezik të
tillë. Shpjegimi për këtë mund të
gjendet në komponentët e kafesë,
që nuk kanë të bëjnë me vetë
kafeinën. Deri tani janë zbuluar
rreth 800 përbërës aromatikë të
ndryshëm, që përmbajnë shumë
antioksidantë të fuqishëm.
3. Redukton rrezikun e
disa lloje kanceresh dhe
nuk ka ndikim përkeqësues
te disa të tjerë
Në vitet ‘80, disa kërkues
përhapën alarmin se kafeja rrezikon
shumë shëndetin e pacientëve
me kancer në pankreas. Në
vitin 2007 u publikua një tjetër
studim, i cili provoi të kundërtën
e përfundimit të rezultatit të
parë, pra që kafeja nuk ka të bëjë
aspak me kancerin dhe as përkeqësimin
e pacientëve që kanë
një patologji të tillë. Cigarja, me
të cilën shoqërohet shpesh kafja
është, një shkaktare e kancerit
dhe jo kafja në vetvete. Një tjetër
studim i ndërmarrë në Suedi në
lidhje me lidhjen e kësaj pijeje
me sëmundjen vdekjeprurëse,
doli gjithashtu në përfundimin
se kafja dhe kanceri i gjirit nuk
kanë lidhje me njëra-tjetrën. Së
fundi ka edhe një sugjerim në lidhje
me ndihmën që jep kafja në
parandalimin e kancerit. Mjekët
japonezë kanë monitoruar shëndetin
e 90 mijë grave dhe burrave
përgjatë një dhjetëvjeçari dhe
sipas një raporti përfundimtar
të studimit të publikuar në vitin
2005, konsumatorët e rregullt të
kafesë, pra ata që nuk e tejkalojnë
pirjen e dy kupave në ditë,
kanë më pak shanse se të tjerët
për të pasur kancer të mëlçisë.
4. Të bën të ndihesh mirë
Nuk është aspak një efekt
psikologjik, porse një ndikim i
drejtpërdrejt i kafesë. Kur pi kafe
ndjen një shtim të energjisë, të
gjendjes së mirëqenies, të komunikimit
me të tjerët. Megjithatë
nuk duhet tepruar dhe duhet
pirë në mënyrë të rregullt. Një
gram më shumë nga sa duhet
bën që të të shtohen simptomat
e ankthit dhe dridhjes. Ata që
e kanë zakon të pirët e kafesë
ka mundësi që të ndihen të
mbrojtur nga depresioni, sigurisht
nga disa lloje të tij. Madje
ka studime që thonë se personat
që pinë rregullisht kafe, në krahasim
me të tjerët kanë më pak
gjasa për të kryer vetëvrasje.
5. I nxit sportistët që të
marrin veten nga lodhja fizike
si pasojë e ushtrimeve
ekstreme
Një studim i kohëve të fundit
ka treguar se po t‘i shtosh pak
kafeinë karbohidrateve me të cilat
ushqehen sportistët, sidomos
atletët, atëherë aparati muskulat
ka një përqindje rekuperimi që
shkon deri në 60%, duke i dhënë
kështu zgjidhje një problemi
shumë të madh. Por rezultati i
kafeinës ndihet vetëm disa orë
pas konsumimit të saj, çka do të
thotë që atleti mund të pijë kafe
para gjumit dhe ditën e nesërme
stërvitjen mund ta kryejë duke
qenë shumë në formë.
7. Ka mundësi të të
ofrojë mbrojtje nga sëmundjet
Ka sugjerime, sipas të cilave,
pirja e dy kupave kafe në ditë
mund të reduktoje rrezikun e
sëmundjes së alzheimerit, apo
parkinsonit dhe ndoshta edhe
diabetit. Kafeina mbron edhe
trurin nga efektet e dëmshme të
kolesterolit, të cilat çojnë në reduktim
të qelizave trunore. Por
mos e kaloni kurrë masën...
Kafeja nuk është kurë
për dhimbjen e kokës
Uji në kafe do t‘ju ndihmojë
që të dehidratoheni dhe kafeina
do t‘ju japë impulse pozitive në
tru, por nëse do ta teproni do
të merrni menjëherë efektin e
kundërt. Një kafe e fortë dhe
mbi dozë do t‘ju dëmtojë, veç të
tjerash edhe stomakun dhe do
të rrisë presionin e gjakut në tru
e si pasojë do të ketë ndikime jo
të këndshme dhe në zemër. Përzierja
që zakonisht bëhet për të
qetësuar dhimbjet e kokës, mes
kafes së zezë dhe paracetamolit
është shumë toksike me ndikim
negativ veçanërisht te mëlçia.
Kafja është "ngjitëse"
Është njësoj si droga dhe për
ata që janë mësuar me rutinën
e marrjes së përditshme të kafes,
ndërrimi i kësaj përvoje do
të ishte shumë i dhimbshëm.
Nëse ata që janë mësuar ta pinë
vazhdimisht do ta ndalonin një
përvojë të tillë, atëherë do të
përballeshin me simptoma të
ndryshme, si për shembull me
dhimbje koke, apo përgjumje.
Nëse do të teprohej, kafja mund
të sillte edhe sindroma të tilla si
ankthi, paniku etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
 
Nuk të prek zemrën dhe nuk ka të bëjë me kancerin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Mesimet :: Mjekesia-
Kërce tek: