Mir Se Vini Ne Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Kosova-Crew
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimiAudi i ri Q5 fitoi çmimin "Timoni i Artë" Xat_chat

 

 Audi i ri Q5 fitoi çmimin "Timoni i Artë"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dj_cobr4
S.Moderator
S.Moderator
dj_cobr4


Numri i postimeve : 289
Registration date : 28/10/2008

Audi i ri Q5 fitoi çmimin "Timoni i Artë" Empty
MesazhTitulli: Audi i ri Q5 fitoi çmimin "Timoni i Artë"   Audi i ri Q5 fitoi çmimin "Timoni i Artë" Icon_minitimeTue Nov 11, 2008 4:55 pm

Audi i ri Q5 fitoi çmimin "Timoni i Artë" F.1110011627483_m
Ende nuk ka arritur në treg, e veçmë e ka fituar çmimin e parë. Gazeta gjermane "Bild am Sonntag" e ka shpallur Audin e ri Q5 si automjetin më të mirë në klasën e automjeteve sportive të këtij viti, duke ia ndarë çmimin "Timoni i Artë". Audi Q5 ka fituar në konkurrencë të fuqishme dhe me këtë e ka përsëritur suksesin e vitit të kaluar të modelit Audi A4.

Anëtarët e jurisë së "Timonit të Artë", e cila është e përbërë nga persona të njohur, ekspertë për teknikë dhe profesionistë nga garat rally, kanë pasur edhe një rast që edhe këtë vit t'i nënshtrojnë automjetet kandidate sipas testeve dhe kushteve të tyre.

Audi Q5 ka arritur që t'ua mbush mendjen jo vetëm me ulëset e tij komode dhe madhësinë, por edhe me sjelljen në vozitje dhe variabilitet. Ai po ashtu ka marrë nota të larta për dizajnin e brendshëm dhe të jashtëm. Teknikët në përbërjen e jurisë veçanërisht kanë lavdëruar lehtësinë e servisimit të Q5 dhe ekologjinë e tij.

"Timoni i Artë" ndahet që nga viti 1975 për automjetet më të mira të vitit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Audi i ri Q5 fitoi çmimin "Timoni i Artë"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Outlandish & Sami Yusuf "Try not to cry" 4 Children of Adam
» Te gjitha albumet Internacionale "Ketu"
» Si te Bejme " Spray " pra me [ T ]

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Ks-Team :: Portali-
Kërce tek: