KHG sulmon faqet e tenisteve serbe
Faqet e internetit të dy tenisteve më të mira serbe, Jelena Jankoviq dhe Ana Ivanoviq, janë sulmuar nga Kosova Hackers Group!.
Në faqet e këtyre dy tenisteve është paraqitur paralajmërimi se ato janë marrë përsipër nga hakerët nga Kosova.
Në faqen e Ana Ivanoviq administratorët kanë reaguar shpejt dhe kanë vendosur lajmërimin se ueb-faqja e saj së shpejti do të lëshohet sërish.
Muajve të fundit Kosova Hackers Group! ka sulmuar një varg faqesh të internetit në Serbi.