
Adhuruesit e natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit, Asus është në anën tuaj me serinë e re të laptopëve Bamboo të mbështjellë me drurin e bambusë.
T’i lësh mbresa organizatës së njohur botërore të mjedisit, Greenpeace, nuk është punë e lehtë, mirëpo kompania Asus është përpjekur seriozisht me serinë e saj të re e cila pos pamjes ekologjike ofron teknologjinë e cila po ashtu mbron mjedisin, së paku më shumë se konkurrentët e saj.
Prodhuesi Asus është i njohur për dizajnin e tij jostandard të kompjuterëve, na bien ndërmend modelet e mbuluara me lëkurë apo modelet të cilat janë të thyeshme për shkak të materialit nga letra e ricikluar.
Touchpad, si dhe shtëpiza e tij, janë përpunuar nga fijet e bambusë dhe falë teknologjisë Asus Super Hybrid Engine bateria zgjatë në mes të 35 e 70 për qind më gjatë dhe me emetim të zvogëluar të CO2.
Asus Bamboo prodhohet në ekranet me dimensione prej 12.1 dhe 11.1 inç me procesorë Core Duo e Core 2 Duo, disqe të forta prej 80 deri në 120 GB tek modelet më të dobëta dhe deri në 320 GB tek modeli prej 12.1 inç.
Kjo “çudi” e vogël fillon me çmim prej 1.680 eurosh – askush deri më tani nuk ka thënë shpëtimi i planetit është i lirë.