Mir Se Vini Ne Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Kosova-Crew
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimiLajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Xat_chat

 

 Lajme ditore nga bota sportive

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:19 pm

Wenger i krahason futbollistët me Obaman

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pohuar se do të aktivizojë futbollistët e rinj në ndeshjen e Kupës Carling kundër Wiganit.

Wenger një kohë të gjatë është duke i shfrytëzuar ndeshjet e Kupës për t’i promovuar futbollistët e rinj, të cilët rrallë kanë shans të luajnë në ekipin e parë të Arsenalit. Në rundin e kaluar të Kupës Carling të rinjtë shpërthyen duke mposhtur Sheffield United me rezultat 6-0.

“Do t’i shihni 90% të futbollistëve që luajtën kundër Sheffield United në rundin e kaluar. Ne nuk heqim dorë nga filozofia jonë, nuk do të ndryshojmë asgjë. Kjo është e rëndësishme për klubin”, ka thënë Wenger.

“Unë gjithmonë kam thënë se nuk duhet të shihet në pasosh, por në kualitetin e futbollistëve. Kur Anglia do të prodhojë kualitet, do të fus futbollistë anglez. Tash Anglia prodhon kualitet dhe shumë shpejt do ta shihni atë në ekipin e Arsenalit”, ka shtuar francezi.

“Unë besoj në krenarinë e sportit, nëse keni kualitet do të luani. Nëse është edhe djali im dhe nuk është aq i mirë, kurrë nuk do të luajë me Arsenalin. Gjithmonë kam luftuar për këtë. Merreni për shembull Barack Obaman në SHBA. Ky është një vend ku nëse keni kualitet mund të arrini shumë”, ka përfunduar Wegner.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:20 pm

Henry: Eto është më i mirë se unë

Në një intervistë për një televizion spanjoll, sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, ka pranuar se Samuel Eto’o është një sulmues më i mirë se ai.

“Po, jam i lumtur. Tashmë disa herë kam thënë. E dua këtë qytet, e dua ushqimin dhe motin. Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Këtë sezon treguam se nëse luajmë si ekip mund t’i arrijmë të gjithë titujt”, ka thënë Henry

“Ne duhet të jemi të lumtur që e kemi lojtarin më të mirë në botë (Lionel Messi), e kemi edhe sulmuesin më të mirë, Samuel Eto’o. Eto’o është më i fuqishëm se unë dhe jemi të gëzuar që e kemi atë në ekip”, ka pranuar Henry.

Henry po ashtu ka thënë se Topi i Artë duhet të shkojë në duart e argjentinasit të Barcelonës, Lionel Messi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:21 pm

7 milionë pagë vjetore për Xavin ?

Sipas mediave spanjolle, ekipi i Barcelonës javën e kaluar i ka bërë ofertë të re mesfushorit Xavi Hernandez, por ende nuk është arritur marrëveshja.

Siç ka shkruar Marca, javën e kaluar është zhvilluar një takim gjatë të cilit klubi i ka ofruar marrëveshje katërvjeçare të vlefshme 7 milionë euro në sezon, plus edhe bonuset nga ndeshjet si edhe sukseset e arritura në sezonin e ardhshëm.

Sipas kësaj sportive, marrëveshja ende nuk është arritur, pasi Xavi ka kërkuar 9 milionë euro. Parashihet se spanjolli kërkon të jetë lojtari i dytë më i paguar në ekip dhe të ketë pagë më të madhe se Samuel Eto’o.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:43 pm

Roma do të kërkojë Crespon dhe Obinnan

Sipas "La Gazzetta Dello Sport" në janar Roma do të kërkojë shërbimet e Hernan Crespos dhe Victor Obinnas.

Sipas gazetës, Luciano Spalletti i dëshiron të dy sulmuesit me qëllim që të ketë më shumë opsione në sulm dhe t’i japë fund formacionit të deritanishëm 4-5-1.

Crespo nuk është i dëshiruar këtë sezon te zikaltrit, dhe ai vazhdimisht ka theksuar se dëshiron të luajë rregullisht. Kjo pakënaqësi e tij mund të bëjë që transferimi të jetë më se i mundshëm.

Mediat italiane njoftojnë se Spalleti është i vendosur që ta transferojë edhe Obinnan në Olimpico. Nigeriani mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve për Giallorossët, pasi që Mourinho nuk e ka përfshirë në listën e Interit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:44 pm

Kthehen Poulsen dhe Marchisio

Skuadra e Juventusit ka shfaqur një formë shumë të mirë javët e fundit pavarësisht mungesave të shumta, ndërsa edhe një tjetër lajm i mirë për Ranierin është se Poulsen dhe Marchisio pritet të kthehen këtë javë nga lëndimi.

Zonja e Vjetër tashmë e ka kaluar fazën e vështirë të cilën e kaloi në disa ndeshje, me ç’rast ka shënuar katër fitore radhazi në Serie A, dhe tash gjendet në vendin e pestë në tabelë vetëm tre pikë pas liderit, Inter.

Këtë javë bardhezinjtë do ta presin Genoan në Olimpico të Torinos dhe shpresojnë të arkëtojnë edhe tre pikë të reja drejt synimit të tyre për t’u ngjitur në tabelë.

Ngjarjeve pozitive të juventinëve tash i është shtuar edhe rikthimi nga lëndimet i mesfushorëve Christian Poulsen dhe Claudio Marchisio, të cilët do t’i japin më shumë hapësirë për të zgjedhur trajnerit Claudio Ranieri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:44 pm

Zoff: Do të fitojë skuadra më e qetë

Ish-trajneri i Lazios, Dino Zoff, ka thënë se derbin e madh romak të dielën do ta fitojë skuadra e cila do ta ketë qetësinë në fushë.

“Mendoj se qetësia ka rëndësi shumë më të madhe se dëshira e madhe për ta fituar shpejt takimin”.

“Lazio ka sulmues të rrezikshëm të cilët dinë si të rrezikojnë. Megjithatë, kjo mund t’u kushtojë, pasi që ata mund të lodhen dhe skuadra kundërshtare ta shfrytëzojë këtë”.

Biancocelestët janë vetëm dy pikë prapa liderit Inter dhe objektivi kryesor i tyre është që të kualifikohen për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë nëse Giallorosët e përfundojnë serinë e ndeshjeve të dobëta kundër rivalëve të qytetit. Do të ishte një motivim i madh për t’u rikthyer në formë të mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:45 pm

Gjashtë vjet burg për Moggin

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, do të shërbejë gjashtë vjet burgim për pjesëmarrje në skandalin për "GEA".

GEA ka qenë një agjenci futbollistike e themeluar nga Moggi dhe djali i tij, Alessandro. Ata akuzohen se janë munduar t’i detyrojnë lojtarët të nënshkruajnë për kompaninë e tyre me anë të kërcënimeve të dhunshme, frikësimit dhe mitos.

Përveç Moggit dhe djalit të tij, janë të akuzuar edhe Davide Lippi (djali i trajnerit italian Marcelo Lippi), Francesco Zavaglia, Pasquale Gallo dhe Francesco Ceravolo.

Gjykimi është në proces që nga viti 2004 dhe sipas njoftimeve Moggi do të shërbejë gjashtë vjet burg, djali i tij pesë vjet, ndërsa Davide Lippi një vit e katër muaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:46 pm

Torino dëshiron ta mbajë Xhemailin

Njoftohet se mesfushori i Boltonit, Blerim Xhemaili, nuk do të kthehet më te skuadra e Ligës Premier, pasi që ekipi ku aktualisht është i huazuar, Torino, dëshiron që ta mbajë atë në Itali.

Lojtari nga Maqedonia është paraqitur në disa ndeshje të Serie A këtë sezon, dhe tashmë presidenti i Torinos ka thënë se ata dëshirojnë të nënshkruajnë një kontratë me shqiptarin me pasaportë zvicerane.

“Shpresojmë që t’i gjejmë financat për të nënshkruar një kontratë me të” është shprehur presidenti Urbano Cairo për gazetën “La Stampa”.

Bolton mund të kërkoj një shifër prej dy milionë eurosh për Xhemailin, pasi që lëndimi ia pamundësoi atij të tregohet në Angli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:46 pm

Presidenti Topi pret presidentin e UEFA-s, Michel Platini

Presidenti Bamir Topi ka pritur të martën në takim presidentin e UEFA-s, Michel Platini, i cili viziton Shqipërinë në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit. Topi me këtë rast vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të UEFA-s dhe rolin personal të Platini-t për zhvillimin e futbollit shqiptar në respekt të rregullave dhe niveleve ndërkombëtare të futbollit.

Presidenti shprehu gjithashtu mirënjohjen për ndihmesën e dhënë nga UEFA për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri, duke iu referuar dhe inagurimit më së fundmi të fushës së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës.

Nga ana e tij, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, vuri në dukje vlerësimin dhe admirimin e tij për qëndrimin e mbajtur nga presidenti Topi në mbështetje të zgjidhjes efikase dhe sa më të shpejtë të problemeve të futbollit shqiptar.

Platini gjatë bisedës shprehu në mënyrë të vazhdueshme gatishmërinë e tij për të mbështetur futbollin shqiptar për një ecuri të mëtejshme pozitive, thuhet në një komunikatë të Presidencës shqiptare.

Në takimin e presidentit Topi me një ndër personalitetet më në zë të futbollit ndërkombëtar ishin të pranishëm dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit të ardhur nga UEFA, po ashtu dhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:47 pm

Arsenal dhe Manchester fitojnë në Kupën e Ligës

Në ndeshjet e zhvilluara të martën në kuadër të Kupës së Ligës, Arsenali dhe Manchesteri kanë shënuar fitore kundër Wiganit dhe Queens Park, respektivisht.

Topçinjtë shfaqën një lojë të mirë duke fituar me rezultat 3-0 me golat e Simpson (43’ dhe 67’) dhe Vela (70’).

Manchesteri ka fituar me vështirësi kundër Queens Park me golin e vetëm të shënuar nga Tevez, nga pika e bardhë.

Në takimet tjera, Stoke City e ka mposhtur Rotherhamin me rezultat 2-0, Derby County ka fituar ndaj Leeds United, 2-1, ndërsa Watfordi ka fituar në udhëtim kundër Swansea.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:48 pm

Mbretërit vazhdojnë spektaklin, por eliminohen

Skuadra e Real Madridit ka ofruar një spektakël të radhës pas atij me Malagën, pasi pas një drame të vërtetë ka shënuar fitore 4-3 kundër skuadrës Real Union në kuadër të Copa Del Rey. Mirëpo kjo fitore nuk vlejti pasi ata u eliminuan nga gara për shkak të një goli më shumë të pranuar në fushë të vet.

Mbretërit u gjetën dy herë në disavantazh, mirëpo arritën që ta përmbysnin rezultatin dhe në fund të dalin fitimtar.

Njeriu i ndeshjes në takimin e Kupës së Mbretit ishte kapiteni Raul i cili arriti të shënojë hat-trick.

Mysafirët krijuan epërsinë në minutën e 14-të të takimit me anë të Amantegui, por ishte Raul ai që barazoi (36’) për ta mbyllur pjesën e parë 1-1.

Union sërish kaloi në epërsi me të filluar pjesa e dytë (49’) me golin e Salcedos, por kjo zgjati vetëm një minutë pasi aty ishte Raul për ta bërë rezultatit 2-2.

Pas barazimit të dytë madrilenët krijuan epërsi të dyfishtë. Njëherë Bueno e krijoi epërsinë në 3-2, dhe pastaj kapiteni Raul e kompletoi hat-trickun e tij për ta ngritur epërsinë në 4-2.

Megjithatë mysafirët nga Real Union ia arritën qëllimit ta shënonin edhe golin e tretë në fund të takimit, i cili i eliminoi Los Merengues nga kupa e Mbretit, pasi Union në ndeshjen e parë kishte fituar 3-2.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:49 pm

Del Piero: Nuk shqetësohem për Topin e Artë

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se ai mendon për "Topin e Artë", mirëpo nuk shqetësohet për faktin që kurrë nuk e ka fituar atë.

Pasi kishte përfunduar si golashënuesi më i mirë në Serie A në sezonin e kaluar dhe pas formës së jashtëzakonshme që ka shfaqur këtë sezon, do të mendonit se ikona e Juves do të ishte ndër pretendentët kryesor për ta fituar “Topin e Artë”.

Megjithatë, duke pasur parasysh moshën e tij dhe faktin që Juventus nuk ka fituar asnjë titull këtë vit, atëherë u jepet përparësi kandidatëve tjerë, siç është pretendenti kryesor, asi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili ishte golashënuesi më i mirë edhe në Premier League dhe në Ligën e Kampionëve, dhe njëkohësisht skuadra e tij është fituese e të dyja garave.

“Mendoj se momenti im më i mirë i këtij sezoni ishte në ndeshjen kundër Realit në Bernabeu”, është shprehur Del Piero i pyetur për formën e tij të shkëlqyer këtë sezon.

“Sa i përket ‘Topit të Artë’, mendoj se ka pasur periudha më të mira në karrierën time kur e kam merituar më shumë. Po të ma jepnin, nuk do ta refuzoja, megjithatë nuk shqetësohem shumë për këtë gjë”, ka thënë njëri nga lojtarët më të mirë në botë i të gjitha kohërave.

Sa i takon Përfaqësueses së Italisë, e cila ka qenë gjithmonë pikë e dobët për Del Pieron, Djaloshi i Artë ka shtuar: “Kampionati botëror 2010 mund të jetë kulmi i karrierës sime, mirëpo ende është larg, kështu që aktualisht mendoj vetëm për Juven”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:50 pm

Raul i turpëruar për eliminimin në Kupë

Kapiteni i Real Madridit, Raul, është tepër i zhgënjyer dhe kritik ndaj paraqitjes së ekipit të tij në ndeshjen e fundit të vlefshme për Kupën e Mbretit, gjatë të cilës u eliminuan nga ekipi i divizionit të dytë, Real Union.

Pavarësisht fitores prej 4-3 ndaj kundërshtarit, madrilenët u eliminuan për shkak të më shumë golave që mysafirët kishin shënuar në ndeshjen e kthimit.

“Ky eliminim ishte edhe një pikë e dobët për klubin, por kjo nuk është as hera e parë që kjo ndodh. Është një eliminim i cili është shumë dhimbshëm të pranohet. Jemi eliminuar nga një ekip i divizionit B dhe kemi pranuar gjashtë gola”, ka thënë Raul.

“Jemi përpjekur shumë dhe kemi luajtur mirë në sulm, por nuk është shkruar të jetë ndryshe. Tash duhet t’i analizojmë gabimet, t’i përmirësojmë dhe të ecim përpara me vetëbesim”, ka shtuar kapiteni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:53 pm

Fund i sezonit për Hargreaves

Ekipi i Manchester United, ka pohuar se ndaj Owen Hargreaves me sukses është realizuar operacioni në gju, për të cilën arsye lojtari edhe do të pauzojë gjatë gjithë sezonit.

Anglezi shoqërohet me lëndime që nga arritja e tij në Old Trafford. Problemet me gjurin u paraqitën që në fillim të sezonit, për të cilin numri i paraqitjeve të tij u kufizua vetëm në 3 ndeshje.

“Owen Hargreaves pati një operacion në gjurin e djathtë dhe gjithçka kaloi shumë mirë, ndërsa do të hyjë në operacion edhe për gjurin e dytë pas disa javësh. Ai do të jetë jashtë fushe deri në fund të sezonit”, ka bërë të ditur klubi në faqen zyrtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:54 pm

NBA: Bryant siguron fitoren e gjashtë në varg për Lakers

MVP i NBA-së, Kobe Bryant, ka shënuar 27 pikë për Los Angeles Lakers, që mposhti Dallas Mavericks me rezultat 106-99, duke shënuar kështu edhe fitoren e gjashtë në varg.

Lakersat e pamposhtur këtë sezon janë në formën më të mirë që nga sezoni 2001-2002, që ishte hera e fundit kur Los Angeles fitoi titullin. Vitin e kaluar Lakers arritën në finale të NBA por dështuan pas gjashtë ndeshjesh ndaj Boston Celtics.

Në ndeshjen ndaj Dallas, spanjolli Pau Gasol shënoi 22 pikë ndërsa Trevor Ariza shënoi 13 pikë nga stoli për Lakers.

Jason Terry shënoi 21 pikë, derisa Jason Kidd shënoi triple-double për të 101-tën herë në karrierë, 16 pikë, 10 asistime dhe 11 kërcime për Dallas Mavericks, që pëson humbjen e tretë në varg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:55 pm

Arsenal nuk ka respekt për Kupën

Ndihmës trajneri i Chelseat, Ray Wilkins, ka akuzuar mbrëmë Arsenalin për mosrespekt të Kupës Carling, duke luajtur me një ekip fëmijësh në vend të nxjerrë në fushë yjet dhe thotë se Chelsea nuk do ta nënçmojë garën duke bërë të njëjtën gjë.

Ai po ashtu ka qeshur menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger, duke thënë se eksperimentet e tij me fëmijë e kanë lënë klubin pa trofe.

“Gjithçka është për të fituar trofe, kur jeni në një klub të madh. Fakti që ne kemi fituar Kupën Carling dy herë në katër vitet e fundit dhe Arsenali nuk ka fituar asgjë, arsyeton politikën tonë”, ka thënë Wilkins.

“Në një garë niseni për ta fituar atë. Pse niseni për në të kur nuk jeni të bindur nëse do ta fitoni? Të luash me të rinj ose me një ekip të lodhur minon vlerën e kësaj gare. Dhe ne nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë këtë. Ne duam ta fitojmë atë”, ka shtuar Wilkins.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 1:56 pm

Schuster shkarkohet nëse Real nuk fiton ndaj Valladolid

Mediat spanjolle përcjellin lajmin se trajneri i Real Madridit, Bernd Shuster do të përballet me shkarkim nga detyra nëse nuk i fiton të tri pikët në ndeshjen e ardhshme përballë Valladolid.

Real Madridi mbrëmë u eliminua nga Copa del Rey nga ekipi i divizionit të dytë Real Union, pas një goli të mysafirëve në minutat e fundit të ndeshjes, që u mundësoi atyre të kualifikohen falë më shumë golave në udhëtim.

Sipas Marca, drejtuesit e Realit mbrëmë kanë zhvilluar një takim krize për të biseduar për situatën në klub. Spekulohet se është vendosur që Schuster të shkarkohet nëse ai nuk i fiton të tri pikët me Valladolid, ndeshje që zhvillohet të shtunën.

Nëse kjo ndodh, pritet që pozitën e trajnerit ta marrë sekretari teknik, Miguel Angel Portugal, i cili ka besim të plotë në presidentin Ramon Calderon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 6:28 pm

Manchester Untied interesohet për Xavin

Mediat angleze përcjellin lajmin se Alex Ferguson është në kërkim të një zëvendësimi ideal për veteranin Poul Scholes, i cili është para fundit të karrierës.

Xavi ka marrëveshje me klubin spanjoll deri në vitin 2010, por deri tash një numër negociatash përfunduan pa sukses. Interesim për lojtarin më të mirë të Euro 2008 kanë shprehur edhe Arsenali, Liverpooli dhe Juventusi.

“Nuk arritëm ta zgjidhim situatën me Barcelonën edhe krahas asaj që tashmë disa muaj negociojmë. Ne besojmë se Xavi duhet të fitojë një marrëveshje të duhur për paraqitjet e tij në fushë”, ka thënë agjenti i lojtarit.

“Të gjithë në Barcelona e dinë se ka disa ekipe të mëdha në Evropë të interesuara për të, veçanërisht në Angli dhe negociatat nuk mund të zgjatin pafundësisht”, ka shtuar agjenti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 6:29 pm

Torres nuk është i interesuar për Chelsean

Sulmuesi spanjoll Fernando Torres, edhe një herë ka pohuar se nuk mendon që të largohet nga ekipi i tij aktual, Liverpooli.

“Nuk kam plane të largohem për askund, as të kthehem në Spanjë, e as të shkoj në Itali, apo sërish në ndonjë tjetër klub anglez. Në verën e kaluar kam lexuar shumë gjëra, por unë isha në Kampionatin Evropian dhe nuk doja kurrfarë shqetësimesh”, ka thënë Torres.

“Nuk e di nëse Chelsea ka biseduar me klubin tim ose agjentin. Por në çfarëdo rasti edhe nëse ka ndonjë të vërtetë aty, nuk ka diçka që do të shtyjë të largohem nga Liverpooli”.

“Liverpooli ka gjithçka që më nevojitet për tu zhvilluar si lojtar”, përfundon spanjolli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 6:29 pm

Juventus i intersuar për Rossin

Mediat italiane kanë shkruar sot se ekipi i Juventusit është interesuar për shërbimet e sulmuesit të Villarrealit, Giuseppe Rossi.

Zonja e vjetër një kohë të gjatë është duke i përcjellë paraqitjet e Rossit, por klubi spanjoll nuk mendonte për shitjen e italianit të ri. Siç përcjell Tuttosport, Juventus sërish do ta ringjallë interesimin për sulmuesin dhe është i gatshëm të ndajë një shumë më të madhe të parave për futbollistët më të mirë italianë.

Edhe nëse Villarreal do të pranojë ta shesë Rossin, biankonerët do të duhet të përballen me një konkurrencë të fortë, pasi janë një varg ekipesh që e përcjellin Rossin, i cili bëri debutimin e tij edhe me kombëtaren italiane, në ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 6:30 pm

Shqipëria bie tre vende në listën e FIFAs

Në listën e re të FIFAs që është shpallur sot, kombëtarja kuqezi ka pësuar edhe një rënie prej tre vendesh, duke u gjendur kësaj here në pozitën e 86-të.

Pas rënieve të muajit korrik, gusht dhe shtator (pozitat 100, 101 dhe 102), Shqipëria pati një ngritje të dukshme në muajin tetor, kur u rendit në vendin e 83-të, me një ngritje prej plot 19 vendesh, ngritja e dytë më e madhe pas asaj të vitit 2006 (20 vende). Padyshim në këtë ndikuan barazimi në shtëpi me Suedisë dhe fitorja ndaj Maltës.

Por, humbja 2-0 në fushë të Hungarisë ka pasur efektin më të madh se barazimi pa gola në Portugali duke e zbritur Shipërinë për tri vende, saktësisht në vendin e 86-të. Tash Shqipëria gjendet sipër Ruandës (87) dhe poshtë Kenisë (85).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 12, 2008 6:33 pm

Del Piero falënderon Tottin për lëvdatat

Sulmuesi i Juventusit Alessandro Del Piero ka falënderuar 'homologun' e tij te Roma, Francesco Totti, për lëvdatat që i ka bërë ndaj legjendës së bardhezinjve.

Gjatë një interviste, numri dhjetë i Romës e ka lëvduar Del Pieron për formën e jashtëzakonshme që e ka treguar në ndeshjet e fundit, ndërsa numri dhjetë i Juves ka reaguar në mënyrën më të mirë ndaj simbolit të Romës.

“I lexova komplimentet e Tottit dhe ato ishin fjalë të cilat më bënë të ndihem shumë mirë, pasi që ishin të shkruara me sinqeritet dhe me dashamirësi”.

“Ne kemi raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, me një admirim në të dyja anët, pavarësisht se ne nuk e thërrasim njëri-tjetrin në telefon. Francesco është një lojtar i madh dhe unë do të dëshiroja ta falënderoj për këto fjalë të mira. Shpresoj që shumë shpejt do të kthehet në formën më të mirë”, është shprehur Del Piero.

Del Piero dhe Totti kurrë nuk kanë pasur një miqësi të mirë më herët, dhe kjo vjen si pasojë e dallimeve të cilat i kanë pasur në të kaluarën, për shkak se nuk mund të përshtateshin së bashku në Përfaqësuesen e Italisë. Ndërsa që nga Kampionati Botëror 2006, konflikti ndërmjet tyre ka marrë fund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:30 pm

Simpson: Duam Manchesterin nё rundin e ardhshёm tё Kupёs

Sulmuesi 19-vjeçar, Jay Simpson, beson se tё rinjtë e Arsenalit mund ta fitojnë Kupёn Carling pas fitores sё mbrëmshme mbresёlёnёse ndaj Wiganit nё Emirates Stadium, dhe shpreson tё përballet me Manchester United nё rundin e ardhshёm.

Seniorёt e Arsenalit mposhtёn Manchesterin nё ndeshjen parё tё ligës gjatё vikendit tё kaluar dhe Simpson beson se tё rinjtë do tё mund t’i shkaktojnë edhe mё shumё mjerim ekipit tё Fergusonit, nёse shorti i tё shtunës do t’i nxjerrё përballё kampionit.

“Tё gjithё dёshirojmё njё ekip tё madh nё rundin e ardhshёm, pasi dёshirojmё ta testojmë veten. Kёtё e duam, tё luajmë kundër njё ekipi tё madh dhe tё shohim çfarë mund tё bёjmё kundër tyre”, ka thёnё Simpson, i cili shёnoi dy gola nё fitoren ndaj Wiganit.

“Do tё ishte admiruese nёse Mancheser United ose Liverpool do ta vendosnin ekipin e parё kundër nesh. Nёse shorti na bjen me ta, dhe ata nxjerrin njё ekip tё fortё, kjo do tё tregonte se ata kanё respekt pёr ne”, ka shtuar sulmuesi anglez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:31 pm

Simao dëshiron tё luajё nё Premierligё

Mesfushori i Atletico Madrid, Simao Sabrosa, ka deklaruar sё fundi se plani i tij afatgjatё dhe njёkohёsisht edhe ёndёrr e tij ёshtё tё luajё nё Premierligё.

Simao pёr pak nuk iu bashkua ekipit tё Rafael Benitez nё vitin 2005, nga Benfica. Dy vite mё pas ai përfundoi nё Atletico Madrid pёr njё shumё hiç mё pak se 20 milionё euro.

Sot, portugezi 29 vjeçar deklaron se ёshtё shumё i lumtur nё Atletico Madrid, por megjithatë pranon se ka ende synim tё kalojё nё Premierligё nё tё ardhmen.

“Kam nënshkruar marrëveshje katërvjeçare nga e cila mё kanё mbetur edhe dy vite. Nёse i përfundoj kёtu do tё jem shumё i kënaqur, por megjithatë do tё mendoj pёr njё transferim nё Premierligё”, ka deklaruar Simao.

“Mё pëlqen shumё stili i tyre i lojës. Mё pёlqejnё stadiumet, tё cilat thёnё me njё fjalё, janë njё prej mё tё mirёve nё botё”, ka shtuar portugezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:31 pm

Ben Arfa nuk ёshtё nё shitje

Ekipi francez Olimpique Marseille vazhdon tё insistojё se Hatem Ben Arfa nuk do ta lëshojё klubin, duke injoruar kështu interesimin e kampionit tё Spanjës, Real Madrid.

Ben Arfa erdhi nё Marseille gjatё kësaj vere nga Lyoni, por njё kohё tё gjatё ёshtё cak i Real Madridit. Sulmuesi pati disa paraqitje tё mira nё javët e fundit, duke rikthyer sёrish interesimin e Realit.

“Futbollisti ka edhe katёr vite deri nё fund tё marrëveshjes dhe ne mund tё jemi tё qetё. Qёllimi ynё ёshtё tё pёrfundojmё sa mё sipër qё mundemi nё tabelё dhe ndoshta edhe tё garojmë pёr titullin. Sigurisht nuk do tё ndahemi nga armët tona pёr ta arritur kёtё qёllim”, ka thёnё drejtori sportiv i klubit, Jose Anigo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:31 pm

Ronaldinho: Do tё mësoj nga Beckhami

Ylli brazilian Ronaldinho nuk mund tё presё muajin janar qё David Beckham tё vijё nё Milan dhe nuk e fsheh entuziazmin qё do tё luajё krah pёr krah me mesfushorin anglez.

“Jam i sigurt se ai do tё na ndihmojё. Do tё bёj gjithçka qё t’i ndihmoj tё integrohet dhe tё tregojё sa futbollist i mirё ёshtё. Gjithmonё mё ka pëlqyer stili i tij dhe ёshtё ngazёllyese qё edhe njё futbollist i klasit botëror do tё na bashkohet”, ka thёnё Ronaldinho.

“Shpresoj se do tё mësoj diçka nga ai. Mёnyra e tij e gjuajtjes sё goditjeve tё lira ёshtё origjinale. Kjo thjesht thёnё ёshtё stili i Beckhamit”, ka përfunduar braziliani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:32 pm

Tottenhami fiton ndaj Liverpoolit

Disa ditё pasi e mposhti nё Premierligё, Tottenham ka shёnuar sёrish fitore ndaj Liverpoolit, kësaj here ndaj ekipit tё dytё, duke e eliminuar nga Kupa Carling me rezultat 4-2.

Rafa Benitez vendosi qё nё kёtё ndeshje tё luajё me futbollistё tё cilёt rrallё fitojnë rast nё ekipin e parё, me përjashtim tё Fernando Torres i cili doli i si fillestar nё kёtё ndeshje.

Pёr Tottenhamin, Daren Bent nuk u paraqit nё kёtё ndeshje, ndërsa kёtё mё sё miri e shfrytëzuan Roman Pavlychenko dhe Fraizer Campbell, tё cilёt qё tё dy shënuan nga dy gola (Pavlychenko nё minutat 38 dhe 52, dhe Campbell nё minutat 42 dhe 45). Pёr Liverpoolin golat i shënuan Plessis (49’) dhe Hyypia (64’).

Ndeshja u karakterizua edhe me njё lёndim serioz tё portierit tё Tottenhamit, Gomes, i cili u largua nga fusha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:32 pm

Burnley befason Chelsean

Ekipi i ligës sё dytё angleze, Burnley, ka befasuar nё Stamford Bridge, duke eliminuar nga gara e mëtejme e Kupёs Carling ekipin e Chelseat, pas gjuajtjes sё penaltive, derisa ndeshja edhe nё minutat shtesё përfundoi me rezultat tё barabartё, 1-1.

I rikthyeri nё fushё, Didier Drogba, shёnoi golin e parё pёr vendasit pas 27 minutash lojё, por zёvendёsuesi Akinbiyi barazoi nё minutën e 69-tё, pёr tё vulosur kështu rezultatin e lojës sё rregullt. Nё lojën shtesё nuk pati gola, qё detyroi gjuajtjen e penaltive, ku mysafirёt ishin mё tё saktё.

Wayne Bridge dhe John Obi Mikel nuk ishin tё saktё nga pika e bardhё, pas tё cilёve, Burnley shёnoi edhe befasinë e madhe tё mesjavёs.

Nё rundin e ardhshёm ёshtё kualifikuar edhe Blackburni, qё mposhti nё udhёtin Sunderlandin me rezultat 2-1.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:33 pm

Guardiola i kënaqur me fitoren minimale

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ishte mjaft i lehtësuar mbrëmë pasi lojtarët e tij bërë një paraqitje profesionale për të shënuar fitore minimale prej 1-0 ndaj ekipit të divizionit të dytë, Benidorm, në ndeshjen e dytë të Kupës së Mbretit të zhvilluar më Camp Nou.

“Është një prej ndeshjeve më të rëndësishme të cilën e kemi luajtur. Jam më se i kënaqur me qëndrimin e ekipit dhe jam krenar për lojtarët e mi”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.

“Në pjesën e parë ne dëshiruam ta zhvillojmë ritmin tonë, por ata ishim shumë kompakt dhe na bënë që ta luajmë topin shumë rreth e rrotull. Por aplikuam një lojë me më shumë presion në pjesën e dytë dhe ishim në gjendje të depërtojmë më shumë”, ka shtuar trajneri.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lionel Messi nga penaltia, gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:34 pm

Edhe Aston Villa në kërkim të Owenit

Klubi i Premierligës, Aston Villa, është i gatshëm të paguajë gjithë çfarë nevojitet për të nënshkruar me sulmuesin anglez Michael Owen në muajin janar.

Menaxheri i ekipit, Martin O’Neill, mezi pret të angazhojë një sulmues me përvojë dhe me rekord të dëshmuar golashënues, për të marrë peshën e Gabby Agbonlahor dhe John Carew.

Owen, 28-vjeçar, është në sezonin e fundit të kontratës së tij me Newcastlen dhe është lidhur me një kalim prej 5 milionë funtesh në Chelsea.

Newcastle i ka ofruar atij një marrëveshje të re tre-vjeçare në fillim të sezonit, por e cila mbetet e panënshkruar, pas paqartësive dhe gjasave që klubi të shitet.

Ndryshe nga Chelsea, Manchester United dhe Arsenal, Villa mund t’i garantojë Owenit një vend të sigurt startues.
Postuar: 10:03 / 13 Nentor '08 | RSS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:34 pm

Juande Ramos mund të marrë drejtimin e Real Madridit

Trajneri spanjoll Juande Ramos përmendet si një prej opsioneve të mundshme për të marrë timonin e Real Madridit, nëse kampioni i Spanjës shkarkon trajnerin aktual, Bernd Schuster.

Siç shkruan The Sun, Ramos, i shkarkuar nga Tottenhami vetëm tri javë më parë, është një prej të përmendurve për të marrë drejtimin e gjigantit spanjoll. Pavarësisht dështimit në Angli, reputacioni i Ramos në Spanjë mbetet i lartë, pasi udhëhoqi Sevillan drejt titujve në Spanjë dhe në Evropë.

Real Madridi së fundi u eliminua nga Kupa e Spanjës, në bazë të golave si mysafir, ndaj ekipit të divizionit më të ulët, Real Union.

Krahas Ramos, një prej favoritëve për të marrë pozitën e menaxherit mbetet drejtori teknik Miguel Angel Portugal, nëse Schuster shkarkohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:34 pm

Scolari: Unë jam fajtor për humbjen ndaj Burnleyt

Chelsea mbrëmë ka pësuar një eliminim të befasishëm nga Kupa e Anglisë nga ekipi i ligës së dytë, Burnley, ndërsa Luiz Felipe Scolari mendon se gabimi është tek ai dhe jo tek futbollistët.

“Kam marrë informata për Burnleyn dhe e dija se ata luajnë mirë. Ne zgjodhëm ekipin dhe besuam se do të mund ta fitojmë ndeshjen. Kishim shanse të fitojmë, por kjo që ndodhi është e ngjashme me atë që ndodh në ndeshje të tjera, bëmë shumë gabime dhe humbëm”, ka thënë Scolari.

“Nëse do të tregonim më shumë kualitet, sigurisht se do ta fitonim ndeshjen. Ne duam të fitojmë në të gjitha garat. Ndoshta nuk iu kam mbajtur leksion të mirë futbollistëve, por nëse duhet të jem i hidhëruar me dikë, duhet të jem me veten time, pasi lojtarët u munduan ta japin më të mirën”, ka shtuar braziliani pas eliminimin nga Kupa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:34 pm

Wenger: Arsenali është e ardhmja e Anglisë

Trajneri i Arsenalit, Аrsene Wenger, i ka dërguar një mesazh përzgjedhësit të kombëtares angleze në futboll, Fabio Capellos, duke thënë se e ardhmja e kësaj përfaqësuese qëndron në Arsenal.

Wenger beson se është vetëm çështje kohe se kur lojtarët si 16-vjeçari Jack Wilshere dhe 19-vjeçari Kieran Gibbs do të fillojnë të japin shenja të gatishmërisë për të luajtur në kombëtare.

“Nëse Capello dëshiron të ketë një zgjidhje të shkëlqyeshme në të ardhmen, duhet të vijë më shpesh në ndeshjet tona të Kupës. Nëse më jepni mjaft kohë, unë do të krijoj lojtarë për kombëtaren angleze. Këta djelmosha kanë një të ardhme të ndritur”, ka deklaruar Wenger.

“Ekemi Gavin Hoyte, i cili luan shkëlqyeshëm në çdo ndeshje, Kieran Gibbs, Mark Randall, Jack Wilshere, Jay Simpson – të gjithë janë lojtarë të klasit. Ka edhe disa lojtarë anglez në stol të cilët po ashtu janë të mirë. Kemi tetë ose nëntë lojtarë që janë shumë mbresëlënës”, ka shtuar francezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:35 pm

NBA: McGrady ndihmon Houston në fitoren e radhës

Houston Rockets i ndihmuar shumë nga shënimet e Tracy McGrady në pjesën e tretë të ndeshjes, shënoi fitore ndaj Phoenix Suns me rezultat 94-82.

McGrady kishte kërkuar formën e duhur deri në ndeshjen e mbrëmshme, kur shpërtheu duke përfunduar me 27 pikë, 15 prej të cilëve u shënuan në çerekun e tretë vendimtar, kur Houston shënoi 18 pikë, përkundër vetëm 6 të pranuara.

Shaquille O'Neal udhëhoqi tek Phoenix Suns me 18 pikë, 13 kërcime dhe katër bllokime. Kjo ishte fitorja e pestë këtë sezon për Houston, përkundër tre humbjeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:37 pm

Benitez: Luajtëm një pjesë të parë të tmerrshme

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, i ka nënvizuar gabimet e shumta si arsye për humbjen e ekipit të tij nga Tottenhami, në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për Kupën e Anglisë.

“Nuk luajtëm mirë. Bëmë shumë gabime në mbrojtje dhe ua jepnim topin kundërshtarit shumë lehtë. E përfunduam në mënyrë të tmerrshme pjesën e parë”, ka thënë Benitez.

“Nëse lejoni një gabim dhe një gol, atëherë gjithçka është në rregull dhe mund t’i ndryshojë gjërat në pjesën e dytë, por ne lëshuam tre gola dhe kjo e vështirësoi përpjekjen tonë”, ka shtuar trajneri spanjoll.

“Në pjesën e dytë luajtëm mirë. Kishim dy gola dhe krijuam shanse të mira, por ishte vështirë pasi ata luajtën me kundërsulme”, ka thënë më tej Benitez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e
niki=bossi


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeThu Nov 13, 2008 7:38 pm

Milani dëshiron mbrojtësin e Bayernit, Breno

Siç bёn tё ditur Corriere Dello Sport, Milani ёshtё i interesuar pёr mbrojtёsin 19-vjeçar tё Bayern Munichut, Breno, dhe mund tё dërgojё njё ofertё qё nё muajin janar.

Breno, i cili erdhi nga Sao Paolo nё Bayern pёr njё shumё prej 13 milionё eurosh, llogaritet si njё prej mbrojtësve mё tё mirё nё Brazil sё fundi.

Megjithatё, e ardhmja e tij nё Allianz Arena nuk duket e shkëlqyeshme pasi ai fiton shumё pak raste pёr tё luajtur.

Kjo ёshtё njё shans qё Milani tё reagojё, por sipas informatave rosonerёt duan ta sjellin brazilianin si huazim deri nё fund tё sezonit, me tё drejtё mё pas tё nёnshkruajnё marrëveshje tё pёrhershme.

Klubi italian ka raporte tё mira me Bayern Munichun, pas transferimit tё Massimo Oddos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 9:58 pm

Seedorf: Beckham ndoshta nuk do tё luajё

Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, e ka venё nё pyetje rolin e përforcimit tё ri tё rosonerёve, David Beckham, dhe thotë se nuk ёshtё i sigurt nёse ai nё pёrgjithёsi do tё luajё.

Beckham qё nga janari do tё zhvendoset nё Milan, si huazim disamujor gjatё pauzës sё ligës amerikane tё futbollit.

Seedorf ёshtё i kënaqur qё Beckham do tё arrijё nё San Siro, por thotë se nuk ёshtё i sigurt nёse anglezi do tё fitojё rast me ekipin e parё.

“Nuk e di nёse ai do tё jetё i aftё tё luajё me ne. Qёllimi i tij i parё ёshtё tё jetё nё formё dhe tё gjejё formёn mё tё mirё tё mundshme”, ka thёnё Seedorf.

“Stёrvitjet nё njё klub si Milani përfundimisht do ta ngritin nivelin e tij, edhe pse kjo do tё jetё vetëm nё aspektin e stërvitjes. Nuk e di nёse ai do tё luajё, kjo ёshtё njё punё tjetër”, ka shtuar holandezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 9:59 pm

Deco zbulon arsyet e largimit nga Barcelona

Mesfushori portugez, Deco, ka shpjeguar arsyet e largimit nga Barcelona dhe kalimin e tij nё Chelsea gjatё afatit kalimtar veror.

“Kam qenё shumё i lumtur derisa kam luajtur nё Barcelona. Ajo kohё përfundoi, por duhet tё them se kurrë nuk kam pasur zënka me asnjë prej futbollistёve, drejtorёve, tifozëve, vetëm mendojva se kjo ёsthё koha e duhur pёr tu larguar”, ka thanё Deco.

“Problemi qёndron nё atё se atje bёhet shumё e komplikuar nёse njё sezon mbeteni pa trofe. Ata kanё kërkesa tё mёdha nga futbollistёt, qё ёshtё mirё por edhe keq nё tё njёjtёn kohё. Nёse do tё duhej tё zgjidhja nё mes tё Portugalisё, Anglisё dhe Barcelonёs, do tё qëndroja nё Barcelona, pasi qё ёshtё njё qytet i shkёlqyeshёm”, shton portugezi.

“Scolari ёshtё njё njeri shumё serioz i cili nuk dëshiron shumё shaka, por ёshtё njё personalitet i shkёlqyeshёm dhe njё profesionist i madh. I kam shikuar ofertat, dhe ajo e Chelseat ishte mё e afërt me atё qё dua”, ka përfunduar Deco.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:00 pm

Edhe Mancini kandidat pёr tё zёnё vendin e Schuster

Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, ёshtё lidhur me pozitën e trajnerit tё Real Madridit, nёse menaxheri aktual Bernd Schuster shkarkohet, nё rast tё njё humbjeje tё radhёs.

Real Madridi ёshtё nё vendin e katërt tё tabelës sё ligës spanjolle dhe sё fundi u nënçmua nga ana e ekipit tё ligës sё tretё spanjolle, Real Union, duke u eliminuar nga gara e mëtejme pёr Kupёn e Mbretit.

Presioni mbi trajnerin gjerman rritet nga dita nё ditё dhe edhe njё humbje do tё mund t’i jepte fund karrierës sё tij nё Bernabeu.

Mancini ёshtё i papunё qё kur u shkarkua nga detyra e trajnerit tё Interit nё fund tё sezonit tё kaluar, pavarësisht se iu solli edhe njё titull tё kampionit tё Italisё nerazurёve.

Sipas sportives spanjolle AS, Macini ёshtё nё mes tё tё parёve nё listё pёr tё zёvendёsuar Schusterin. Nё listё janë edhe Miguel Angel Portugal, Michael Laudrup dhe Juande Ramos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:01 pm

Crespo nёn vëzhgim tё Realit

Mediat spanjolle përcjellin lajmin se Real Madridi ka shprehur interesim pёr shërbimet e sulmuesit argjentinas, Hernan Crespo pas lëndimit tё Van Nistelrooyt, pёr tё cilin sezoni ёshtё i përfunduar.

Holandezi do tё ketë operacione nё gju, të cilat do ta mbajё atё jashtë fushe nё nёntё muajt e ardhshёm, me tё cilёn gjё praktikisht përfundon edhe sezoni.

Pёr kёtё arsye, kampioni i Spanjёs pritet tё rikthehet nё tregun e transferove nё muajin janar, ndërsa mediat spanjolle bёjnё tё ditur se nё krye tё listës sё dëshirave tё Realit ёshtё sulmuesi i Manchester United, Carlos Tevez.

Por, sё fundi përmenden edhe dy emra tё rinj, Hernan Crespo nga Interi dhe Diego Milito nga Genoa.

Opsioni i parё ёshtё lehtësisht i realizueshëm, pёr shkak se Crespo ka vështirёsi tё gjejё vend tё rregullt nё formacionin e Mourinhos, ndërsa transferi i Miliot ёshtё ca mё i vështirё pёr tu realizuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:03 pm

Juventus shkatёron Genoan

Bardhezinjtё e Juventusit kanё bёrё edhe njё paraqitje mbresёlёnёse nё ndeshjen e së enjtes tё serie A ndaj Genoas nё Olimpico, duke shёnuar fitore bindëse me rezultat 4-1.

Mbrojtёsi çek Zdenek Grygera dërgoi vendasit nё avantash pas 6 minutash lojё, ndërsa sulmuesi brazilian Amauri dyfishoi avantazhin pas 20 minutash tjera (26’). Iaquinta çoi nё tre golin e vendasve pesё minuta para fundit tё ndeshjes (85’).

Por golat nuk mbaruan kёtu, pasi mysafirёt ngushtuan rezultatin nё 3-1 me anё tё njё penaltie tё shndërruar nё gol nga Diego Milito njё minutё para fundit tё kohës sё rregullt.

Megjithatё edhe Juventus nuk u mjaftua me kaq, pasi Sokratis Papastathopoulos shёnoi nё golin e gabuar, pas njё harkimi tё Mauro Camoranesit nё kohёn shtesё tё ndeshjes, pёr tё vulosur rezultatin pёrfundimtar, 4-1 pёr Juventusin.

Kjo ёshtё fitorja e shtatё nё varg e Juventusit nё tё gjitha garat, qё i jep edhe 24 pikё ekipit nga Torino, qё kështu ngjitet nё krye tё tabelës, sё bashku me Interin, por me njё ndeshje mё shumё.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:03 pm

Rossi me tre sulmues kundër Romёs

Trajneri i Lazios, Delio Rossi, ёshtё duke menduar tё shfrytëzojё tre sulmues kundër Romёs, duke nxjerrё nё fushё treshen Mauro Zarate, Tomasso Rocchi dhe Goran Pandev.

Lazio aktualisht ka sulmin mё tё mirё nё Serie A me 21 gola nga 11 ndeshjet e para. Duket se Rossi dëshiron tё vazhdojё me kёtё trend edhe pёr derbin romak dhe ёshtё duke menduar t’i reshtojё tre sulmuesit kundër giallorossёve.

Ish-trajneri i Atalantas e kishte shfrytëzuar kёtё sistem edhe mё herët dhe shpesh hidhte nё fushё Rolando Bianchin, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar nga Manchester City.
Nё kёtё sistem, Lazio kёtё herё do tё dilte me Zarate nё qendër tё sulmit, i cili do tё përkrahej nga Pandev dhe Rocchi.

Roma dhe Lazio përballen nё derbin mё tё rёndёsishёm të javës në Serie A, qё do tё zhvillohet tё dielën nё mbrëmje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:03 pm

Lampard: Akuzoni tifozët dhe jo Drogbën

Frank Lampard ka kërkuar nga organet përgjegjëse të mendojnë se kush është fajtor për ngjarjen në ndeshjen kundër Burnleyt dhe t’i akuzojnë tifozët për hedhjen e gjërave mbi Drobgën dhe jo të kundërtën.

Drobga po përballet me një hulumtim për shkak të ngjarjes e cila ndodhi kundër Burnleyt, kur tifozët hodhën gjëra të ndryshme kah sulmuesi i cili festonte golin e tij, por i cili më pas ua 'tregoi gishtin' atyre, duke hedhur para në publik.

“Ka dy anë të kësaj ngjarje. Didier reagoi ndaj reaksionit të tifozëve në mënyrë shumë njerëzore, kjo është gabim. Po ashtu kjo i ka ndodhur edhe Jamie Carragher. Ai menjëherë vrapoi tek ne dhe tha se ka bërë gabim”, ka deklaruar Lampard.

“Njerëzit të cilët përcjellin ndeshjet, po ashtu duhet të ndalojnë të gjuajnë gjëra në fushë. Unë isha në afërsi të Didier në atë moment dhe mund të them se kishte shumë para rreth tij”, ka shtuar mesfushori anglez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:04 pm

Tare beson se Roma ende ёshtё favorit

Ish-sulmuesi shqiptar dhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, thotë se Roma ende ёshtё favorit nё derbin e javës të Serie A, pavarësisht fillimit tё dobët tё sezonit.

Roma ka dёshtuar tё arrijё pritjet kёtё sezon, derisa Lazio i ka tejkaluar ato. Biankocelestёt janë 14 pikё mbi rivalin tjetër tё qytetit, para ndeshjes sё tё dielës, por Tare beson se djelshomat e Spalletit sёrish janë favoritё.

“Nё letër Roma ende ёshtё favorite. Nё fillim tё sezonit, askush nuk fliste pёr Lazion. Megjithatё tash duhet tё ndjekim atё qё kemi bёrё deri më tani dhe tё vazhdojmë me paraqitje tё mirё tё dielën”, ka thënё shqiptari.

“Ne përballemi me njё kundërshtar i cili ёshtё shumё i fortё dhe i vështirё pёr tu luftuar. Ne duhet tё jemi tё fokusuar pёr 90 minuta qё tё mund tё marrin njё rezultat tё rёndёishёm nё shtёpi”, ka shtuar Tare.

Tare u largua nga futbolli nё fund tё sezonit tё kaluar, duke marrё njё rol tjetër nё krah tё trajnerit Delio Rosi, atё tё drejtorit sportiv.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:04 pm

Lippi: Askush nuk është si Juve

Përzgjedhësi i kombëtares italiane në futboll, Marcelo Lippi, thotë se nuk është i befasuar nga rikthimi i Juventusit.

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Genoas, Juve ndan vendin e parë së bashku me Interin.

“Ringjallja e Juventusit nuk më befason. E di çfarë ka në atë klub. Biankonerët kanë një shpirt të fuqishëm luftarak, një unitet në realizimin e qëllimeve dhe kjo ka ardhur në momentin e duhur”, ka thënë Lippi.

“Veçanërisht pas disa kohëve të vështira, ata janë të aftë të bashkëpunojnë. Gjithmonë kam thënë se në këtë klub ka një atmosferë të veçantë të cilën nuk e gjen në një vend tjetër”, ka shtuar strategu italian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:04 pm

Milani i bashkohet garës për Tiago Silva

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se ekipi i Milanit i është bashkuar garës për shërbimet e Tiago Silva.

Mbrojtësi i Fluminense, është cak i Interit dhe mediat në Brazil në disa raste kanë shkruar se Tiago Silva tashmë ka një para-marrëveshje për transferim në Giuseppe Meazza.

Braziliani dje deklaroi se me siguri do të largohet nga ekipi brazilian, dhe në garë për ekipin e tij u kyçën edhe disa ekipe të tjera.

Milani, së bashku me Chelsean dhe Manchester Cityn, i është bashkuar Interit në përpjekje për të angazhuar mbrojtësin e talentuar.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milani tashmë ka rënë në kontakt me agjentin e lojtarit, dhe se negociatat tashmë janë në një fazë të avancuar, dhe mund të ndodhë që Milan ta “vjedhë” Tiago Silvan para rivalit të qytetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:04 pm

Nistelrooy: Operacioni ma vazhdoi karrierën

Sulmuesi i Real Madridit, Ruud Van Nistelrooy, është ndjerë mirë pas operacionit në gju dhe pret të rikthehet edhe më i fortë për sezonin e ardhshëm.

Holandezi 32-vjeçar bëri një ndërhyrje kirurgjike në SHBA dhe thotë se është dashur patjetër të hyjë në thika, pasi në të kundërtën karriera e tij do të ishte vënë në pikëpyetje.

“Është e vërtetë se tash kam 32 vjet, por një situatë të ngjashme e kisha edhe para tetë vitesh, andaj e di se si të përballem me këtë. Rikuperimi do të jetë i vështirë, por unë do të arrij”, ka thënë Nistelrooy.

“Ende duhet të shënoj shumë gola në fanellën e Real Madridit dhe kam shumë qëllime për të realizuar. Kjo është një prej momenteve më të vështira në karrierë, kjo është e qartë. Por unë kisha dy opsione, të heq dorë ose të luftoj. Unë vendosa të luftoj”, ka shtuar holandezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:05 pm

NBA: James shpërthen në vitoren e Cleveland

LeBron James ka shënuar 22 pikë duke ndihmuar Cleveland Cavaliers në fitoren e radhës prej 110-99 ndaj Denver Nuggets.

James po ashtu realizoi 11 asistime dhe tetë kërcime, derisa Cavaliers shënuan fitoren e gjashtë radhazi dhe të shtatën këtë sezon, kundrejt 2 humbjeve.

Chauncey Billups dha maksimumin individual për ekipin e tij të ri, Denver Nuggets, duke shënuar 26 pikë, derisa Carmelo Anthony shënoi 18 pikë dhe tetë kërcime.

Rezultatet e përballjeve të mbrëmshme në NBA:

Cleveland Cavaliers - Denver Nuggets 110 - 99
Chicago Bulls - Dallas Mavericks 98 - 91
Detroit Pistons 107 - 102Golden State Warriors
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:05 pm

Ballack: Dua të bëj histori me Chelsean

Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, thotë se është i lumtur në klub dhe se dëshiron ta përfundojë karrierën në Stamford Bridge.

Gjermani në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë, por është i bindur se do të mbetet edhe pse negociatat për vazhdimin e kontratës ende nuk kanë filluar.

“Jam i qetë rreth marrëveshjes. Më pëlqen Chelsea. Si lojtar duhet të keni një ndjenjë të mirë për atë ku jeni dhe nuk ka nevojë të ndërroni klube, pasi ndjehem i lumtur”, ka thënë Ballack.

“Nuk kam 25 vjet të mendoj për klubet ku dëshiroj të shkoj. Tash luaj në një prej klubeve më të mëdha në botë. Ende mund të përmirësohemi dhe unë dua të jem pjesë e kësaj”, ka shtuar gjermani.

“Ndjehem i fortë dhe mund ta mendoj veten duke e përfunduar karrierën në Chelsea. Po ashtu dua të fitoj edhe shumë trofe. Sezonin e kaluar ishim afër Ligës së Kampionëve, dhe këto janë ditë kur mund ta shkruash historinë dhe këtë edhe e dëshiroj”, ka përfunduar Ballack.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:06 pm

Drogba fajtor për incidentin me monedha

Asociacioni Anglez i Futbollit (FA), ka fajësuar sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba, për sjellje të dhunshme, pasi Drogba gjuajti një para në drejtim të tifozëve të Burnleyt.

Drogba u gjend para një prove disiplinore pasi që hodhi një monedhë në drejtim të tifozëve mysafirë në ndeshjen e Kupës Carling kundër Burnleyt në Stamford Bridge.

Sulmuesi i Bregut të fildishtë, ka të drejtë që deri të hënën në mbrëmje të përgjigjet ndaj akuzave. Një komision i veçantë do ta rishikojë rastin deri në 18 nëntor.

FA po ashtu është duke e hulumtuar të gjithë incidentin, në të cilin tifozë të Burnleyt gjuajtën me gjëra në drejtim të sulmuesit të Chelseat, pas shënimit të golit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
Sponsored content





Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 7 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme ditore nga bota sportive
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Te Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: