Mir Se Vini Ne Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Kosova-Crew
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimiViruset kompjuterike sulmojnë të hënën Xat_chat

 

 Viruset kompjuterike sulmojnë të hënën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
erolind
A.i Mire
A.i Mire
erolind


Male Numri i postimeve : 676
Age : 24
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Viruset kompjuterike sulmojnë të hënën Empty
MesazhTitulli: Viruset kompjuterike sulmojnë të hënën   Viruset kompjuterike sulmojnë të hënën Icon_minitimeThu Nov 20, 2008 10:06 pm

Viruset kompjuterike sulmojnë të hënën F.1120182113925_m
Hulumtuesit ua tërheqin vëmendjen shfrytëzuesve të internetit që e hëna (24 nëntor) mund të jetë e kobshme kur bëhet fjalë për invazionin e viruseve kompjuterike.

Eksperti për teknologji i gazetës britanike Guardian thotë se analizat e informacioneve mbi viruset të cilët shpërndahen me anë të rrjetit të internetit kanë dëshmuar se në botë janë mbi 500.000 kompjuterë të infektuar, derisa ekspertët për siguri e theksojnë 24 nëntorin si datë kur mbizotëron rreziku më i madh nga shpërndarja e softuerëve të dëmshëm për këtë vit.

Hulumtimet e kryera në vitin 2007 kanë shënuar aktivitetin më të madh të viruseve në Ditën e Falënderimeve amerikane. Dita e Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënohet çdo të katërtën të martë në nëntor, dhe këtë vit bie në 25 nëntor. Ekspertët vlerësojnë se 24 orë para kësaj do të mund të pritej sulmi më i madh i viruseve të internetit.

Kjo do të mund të ishte rezultat i rritjes së blerjeve online para Krishtlindjeve kur miliona shfrytëzues kyçen në internet me dëshirën që të gjejnë dhuratat e tyre që u përshtaten për miqtë dhe familjen. Blerësit e tillë mund të janë shënjestër e lehtë.

Këtë vit pritet rritje e numrit të blerësve online para Krishtlindjeve, derisa në Britani të Madhe vlerësojnë se do të shpenzojnë 15 për qind më shumë sesa në vitin e kaluar.

Blerësit në internet bëjnë kërkime më të shumta me shpresë se do të gjejnë artikuj më të lirë, e derisa ata kërkojnë për çmim, në nëntor e dhjetor, tanimë tradicionalisht, rritet edhe numri i softuerëve të dëmshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kosov-crew.0forum.biz
 
Viruset kompjuterike sulmojnë të hënën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Ks-Team :: Portali-
Kërce tek: