Në prag të hapjes së panairit të automjeteve në Los Angeles, Nissan ka publikuar fotografitë zyrtare të riut 370 Z. Automjeti do të duhej që të paraqitej në treg në fillim të vitit të ardhshëm si model për vitin 2009.
370 Z i ri duket pikërisht siç e kemi pritur, pasi që kemi parë fotografitë spiune për muaj me radhë. Automjeti e ka mbajtur linjën bazë të paraardhësit të tij derisa ka ridizajnuar maskën e përparme dhe drita të reja në pjesën e përparme dhe të prapme. Në të gjendet edhe dritat ditore LED, derisa duket se Nissan është munduar që të përmirësojë dukshëm kualitetin e materialit në brendësi.
Pritet që automjeti i ri të jetë më i shkurtër, derisa për motor është zgjedhur 3.7-litërshi V6 nga Infiniti G37 Coupe. Motori në formë standarde zhvillon 330 KF dhe moment të nisjes prej 360 Nm, mirëpo në modelin Z do të duhej të kishte në dispozicion 350 KF dhe marsh automatik me lidhje të dyfishtë.