Mir Se Vini Ne Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Kosova-Crew
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimiLajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Xat_chat

 

 Lajme ditore nga bota sportive

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:06 pm

Mourinho len jashtë ekipit Adrianon dhe Quaresman

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka publikuar listën për ndeshjen e nesërme ndaj Palermos dhe në të sërish nuk është gjendur sulmuesi brazilian, Adriano, por befasi është mungesa e Quaresmas.

“Adriano do të ishte në përbërje, po të mos paraqitej një ngjarje e vogël dhe stërvitjet që i ka lëshuar për atë shkak. Quaresma ka tri ditë të lira, madje mund të rikthehet edhe në Portugali tek familja”, ka thënë Mourinho.

“Besojmë se mund të luajmë mirë kundër Palermos, por po ashtu jemi të vetëdijshëm se udhëtimet në Sicili janë të vështira pasi luajmë kundër një ekipi kualitativ”, ka shtuar portugezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:07 pm

Hughes i hidhëruar me Elanon

Trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka paralajmëruar brazilianin Elano për ankesat e tij në mediumet se nuk fiton mjaft rast këtë sezon.

Elano haptas shprehu pakënaqësinë e tij me trajnerin, pas qëndrimit në stol si në ndeshjen e Kupës UEFA kundër Twente, edhe atë të Premierligës kundër Tottenhamit.

“Duhet t’ia rikujtoj Elanos se nuk luajti mjaft shpesh këtë sezon. Ky ishte një problem i brendshëm dhe duhej të zgjidhej brenda nesh, por e nënvizojmë këtë dhe vazhdojmë më tej”, thotë trajneri i Manchester Cityt.

“I vetmi gabim që e ka bërë Elano është mënyra se si e ka thënë. I kam thënë se dera është gjithmonë e hapur dhe mund të vijë kur të dojë të bisedojmë. Por ai zgjodhi rrugën e gabuar”, ka përfunduar Hughes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:07 pm

Lampard futbollisti i muajit në Premierligë

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit tetor në Premierligë.

Ky shpërblim vjen tri vjet pas triumfit të tij të fundit, por megjithatë ai vazhdon të ketë një rol kyç për Chelsean këtë sezon.

Në faqen zyrtare të Premierligës përmenden dy momente kyçe, si pasimi i tij për Joe Cole kundër Aston Villas dhe ndeshja kundër Hull Cityt.

Lampard deri tash tri herë e ka fituar këtë shpërblim, që e vendos atë në mes të rekorderëve, Steven Gerrard dhe Wayne Rooney.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:07 pm

Eduardo rikthehet para Vitit të Ri

Sulmuesi i Arsenalit, Eduardo da Silva, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në fushë, pas lëndimit të tmerrshëm të pësuar në shkurt.

Të mërkurën Eduardo është stërvitur së bashku me lojtarët tjerë të ekipit, për herë të parë pas operacionit, dhe i ka ngjallur shpresat se së shpejti mund të kthehet në fushë, edhe krahas asaj që ekipi i mjekëve nuk ka përcaktuar një datë të saktë të kthimit të tij.

“Nuk mund të ju them se kur do të jetë ndeshja e parë e Eduardos. Kjo do të dihet kur ai do të jetë tërësisht i gatshëm. Është e qartë se ndeshja e parë do të jetë me rezervat para se ngadalë t’i bashkohet ekipit të parë”, ka thënë njëri prej trajnerëve të Arsenalit, Boro Primorac.

Në konferencën e sotme të shtypit, edhe trajneri i Arsenalit ka pohuar se Eduardo to të rikthehet brenda dy deri në tri javësh.

“Eduardo është afërt rikthimit të plotë dhe mund të fillojë të luajë brenda dy ose tre javësh”, ka thënë Arsene Wenger.

Arsenali nesër e pret në Emirates, Aston Villan, në kuadër të javës së 13-të të Premierligës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:07 pm

Pennant largohet nga Liverpooli ?

E ardhmja e Jermaine Pennant në Liverpool, është vënë në pikëpyetje, pasi anësori gjithmonë e më vështirë po gjen vend në përbërjen e Benitez.

Pennant duket se nuk është në planet e Benitez, derisa ish-futbollisti i Birminghamit dhe Arsenalit, ka vetëm tri paraqitje këtë sezon me të kuqtë.

“Kam qenë i befasuar kur lexova në mediume për disiplinën e tij. Ai u vonua një ditë dhe kjo është normale. Por herën tjetër ai nuk ishte pjesë e formacionit dhe të gjithë filluar të flasin për këtë”, ka thënë Benitez.

“Ai punon, stërvitet në çdo stërvitje me pjesën tjetër tё lojtarëve, është i gatshëm dhe do të jetë në ekip kur do të mendoj se është i nevojshëm. Kjo është kjo. Nuk di çfarë do të ndodhë në janar. Sigurisht ka ekipe që interesohen për të dhe do të vendosim çfarë është më e mirë për të ardhmen e tij”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:08 pm

Real Madridi interesohet për Drogbën

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drobga, është në listën e dëshirave të Real Madridit për afatin kalimtar të janarit, bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Pas lëndimit serioz të Ruud Van Nistelrooyt, Real Madridi në janar do të përpiqet të sjellë në radhët e veta një sulmues të klasit. Mediat shkruajnë se në listë është edhe sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba.

Real Madridi do ta ndjekë situatën e Drogbës, i cili nxiti incidentin në ndeshjen e fundit ndaj Burnleyt, dhe pritet edhe një përpjekje konkrete për të angazhuar atë.

Krahas Drogbës, në listë për përforcime të mundshme gjendet edhe Hernan Crespo, i cili rrallë fiton rast në Inter nën urdhrat e Jose Mourinhos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:08 pm

Zarate kërkon tri pikë ndaj Romës

Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, është i gatshëm për derbin e parë të tij romak, ndeshjen e tё dielёs kundër rivalit më të hidhur, Romës.

Zarate ka qenë një përforcim i madh për Lazion këtë sezon, dhe ishte ndër lojtarët kyç që i dhanë një fillim të mbarë të sezonit Lazios.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne këtë sezon dhe do të futemi në këtë ndeshje maksimalisht të përgatitur. Dëshirojmë tre pikё të dielën, dhe sigurisht se do të ishte mrekulli nëse shënoj”, ka thënë sulmuesi argjentinas.

“Gjithmonë kam thënë se ne mund ta fitojmë skudeton dhe mendimi im rreth kësaj nuk ka ndryshuar”, ka përfunduar Zarate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:09 pm

Murray eliminon Federerin nga Masters Cup

Britaniku Andy Murray ka eliminuar Roger Federerin nga turneu Masters Cup në Shangai, pas rikthimit në dy setet e fundit, duke e mposhtur me rezultat 4-6, 7-6, 7-5.

Humbja e Federer do të thotë se francezi Gilles Simon tash do të mbajë vendin e dytë në tabelë dhe do t’i bashkohet Murrayt në kualifikimet e Grupit të Kuq për në gjysmëfinale të këtij turneu, duke lënë jashtë zviceranin.

Numri tre i tenisit, serbi Novak Djokovic, dhe rusi Nikolay Davydenko ,janë dy gjysmëfinalistët tjerë, të cilët u rreshtuan në dy pozitat e para në Grupin e Artë.

Murray, i cili kryeson në Grupin e Kuq, do të përballet me Davydenkon në gjysmëfinalen e sotme, derisa Djokovic do të përballet me Simon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:09 pm

NBA: Iverson i jep fund fitoreve të LA Lakers

Allen Iverson ka shënuar 25 pikë për të udhëhequr Detroit Pistons drejt fitores prej 106-95 në udhëtim tek ekipi i pamposhtur këtë sezon në NBA, Los Angeles Lakers.

Iverson i cili iu bashkua Pistons-ave nga Denveri gjatë javës së kaluar, ishte ndër pesë lojtarët e Detroit që shënuan pikë dyshifrore, duke çuar në 7 numrin e fitoreve, kundrejt 2 humbjeve, derisa për Lakers, pas shtatë fitoreve, kjo ishte humbja e parë.

Rasheed Wallace kontribuoi po ashtu me 25 pikë dhe 15 kërcime, derisa 18 pikë shënoi Tayshaun Prince.

MVP i NBA-së, Kobe Bryant shënoi pikët më të larta në ndeshje, 29 pikë, por që ishin të pamjaftueshme të ngushtojnë diferencën ndaj mysafirëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:09 pm

Behrami i gatshëm për Portsmouthin

Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami, është tërësisht i rikuperuar nga lëndimi dhe tashmë stërvitet me pjesën tjetër të ekipit të West Hamit, shkruajnë mediat angleze.

Kosovari i huqi dy ndeshjet e fundit me klubin e Premierliës, por tashmë e ka tejkaluar lëndimin dhe do të mund t’i ndihmojë ekipit në ndeshjen e sotme përballë Portsmouthit.

Behrami u lëndua gjatë ndeshjes përballë Manchester United dhe parashikimet e para ishin se ai do të mungojë rreth një muaj.

23-vjeçari arriti në klubin londinez gjatë kësaj vere nga Lazio, për një shumë prej 5 milionë funtesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:10 pm

Guardiola ia ndalon Messit udhëtimin në Skoci

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ia ka ndaluar lojtarit yll Lionel Messi udhëtimin në Skoci për miqësoren që e zhvillon kombëtarja argjentinase gjatë javës së ardhshme.

Si Federata e futbollit argjentinas (AFA) e po ashtu edhe trajneri i ri i kombëtares, Diego Maradona, ishin pajtuar më herët me ekipin e Barcelonës për të lënë jashtë yllin e tyre, Lionel Messi nga miqësorja e 19 nëntorit kundër Skocisë në stadiumin Hampden Park.

Por përkundër marrëveshjes, Messi vet kishte deklaruar në një konferencë për shtyp se dëshironte të udhëtonte për në Glasgow për tu takuar me anëtarët e ekipit të tij dhe të shikonte ndeshjen nga bankina.

Megjithatë, me të dëgjuar këtë lajm nga gazetarët, gjatë intervistës pas një ndeshje, trajneri i Barças Pep Guardiola u kishte thënë gazetarëve: “Kjo nuk është gjëja e duhur që duhet bërë. Ai është dashur të flasë me mua fillimisht”.


Si trajneri edhe lojtari i kanë eliminuar mosmarrëveshjet gjatë stërvitjeve të së enjtes. Guardiola i ka tërhequr vërejtjen Messit që gjithmonë të flas metë para se të bëj çfarëdo deklaratash për publik e më pas ka informuar argjentinasin se nuk do të mund të lirojë atë për të udhëtuar në Skoci pasi që duhet të vazhdojë me trajnimet e planifikuara më herët.

Është raportuar se Messi nuk ka pasur asnjë problem me vendimin e trajnerit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:10 pm

Krasniqi do ta testojë Dimitrenkon

Boksieri kosovar me pasaportë gjermane, Luan Krasniqi, sonte do të përballet në Burg-Wachter Castello kundër Alexander Dimitrenkos, ndërsa vetëm fitorja do t’i bëjë punë Krasniqit në duelin i cili pritet të jetë shumë i vështirë.

Ukrainasi 26-vjeçar, Dimitrenko, nuk është mposhtur asnjëherë, dhe regjistron 28 fitore, ndërsa nëse fiton sonte kundër të fuqishmit Krasniqi, atëherë kjo fitore do t’ia hapte rrugët për nivelet tjera të boksit botëror.

Nga ana tjetër, për Krasniqin kjo mund të jetë mundësia e fundit nëse dëshiron ta shohë veten ndërmjet boksierëve më të mëdhenj në botë.

Ekspertët e boksit e favorizojnë Krasniqin. Pavarësisht se goditjet e Dimitrenkos janë më të rënda, përvoja e boksierit kosovar konsiderohet si elementi kryesor që mund t’i japë një shtytje të madhe Krasniqit drejt fitores.

“Mendoj se jam në formën më të mirë të karrierës sime. Unë jam i gatshëm për këtë përballje si kurrë më parë. Një boksier mëson më mirë nga humbjet sesa nga fitoret”, është shprehur Krasniqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:11 pm

Ancelotti: Milan ka nevojë për Pirlon

Trajneri i Milanit Carlo Ancelotti ka folur për kthimin e shpejtë të Andrea Pirlos nga lëndimi para ndeshjes së nesërme kundër Chievos.

Milani është nikoqir i ndeshjes kundër Chievos nesër pasdite në Serie A. Në rast se Inter humb në shtëpi, rivalët e qyteti Milan, që janë në vendin e dytë, do të janë bukur të sigurt se do të marrin tre pikë kur Chievo do të vizitojë San Siron të dielën.

Duke folur në një konferencë për shtyp, trajneri i rossonerëve Carlo Ancelotti ka thënë, “Jemi duke u përmirësuar dukshëm e do të përmirësohemi edhe më shumë me kthimin e Pirlos gjatë javës së ardhshme. Për mua ai është lojtari më i mirë në botë në pozitën e tij dhe mezi po e pres kthimin e tij ku edhe ai do ta jap kontributin e tij”.

Milan është duke shpresuar që të kthehet në maje të tabelës deri në fund të kësaj të diele.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:11 pm

Liverpool qëndron në krye

Edhe pse shpërdoruan shumë mundësi në Stadiumin Reebok, të zgjedhurit e Benitez kanë shënuar fitore 2-0 kundër Bolton Wanderers, me ç’rast kanë shtuar presionin te skuadra e Chelseat e cila takohet me West Bromwich Albion.

Skuadra e Liverpoolit ka dominuar në përqindje të madhe me mbajtjen e topit si dhe me rastet e shumta të cilët nuk u konkretizuan, mirëpo në fund Redsat arritën të largohen nga fusha me tre pikë të reja.

Liverpool shënoi dy herë, nga një gol në të dyja pjesët. Dirk Kuyt shënoi golin e parë për mysafirët, pasi pas një krosimi të Fabio Aurelios e mposhti me kokë portierin vendas, Jaaskelainen.

Në pjesën e dytë (73’), pas një kundërsulmi të Liverpoolit, Torres e gjeti kapitenin Gerrard i cili nuk gaboi për ta dyfishuar rezultatin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:11 pm

Bayern befasohet në fund të ndeshjes

Skuadra e Bayern Munichut ka dështuar të shënojë fitore në fushën e Borussia Monchengladbach, pavarësisht se deri në njëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes ishte në epërsi prej dy golash.

Bavarezët krijuan epërsinë që në pjesën e parë (21’) me anë të italianit Luca Toni, ndërsa në pjesën e dytë Frank Ribery dyfishoi epërsinë (63’) pasi shënoi nga pika e bardhë.

Mirëpo gjithçka ndryshoi në stadiumin Borussia-Park, para fillimit të minutës së tetëdhjetë. Vendasit arritën që me anë të dy golave të shpejtë të nxjerrin një pikë të artë nga ky takim shumë i vështirë.

Friend ngushtoi epërsinë në minutën e 79-të, ndërsa dy minuta më vonë Bradley fundosi ëndrrën e bavarezëve për t’u ngjitur në krye të tabelës këtë javë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:11 pm

Leverkusen dhe Hoffenheim vazhdojnë kryesimin

Skuadra e Bayer Leverkusen e ka mposhtur Schalken me rezultat 2-1, në njërin nga derbit e javës së 13-të të Bundesligas për të vazhduar kryesimin së bashku me sensacionin e sivjetmë të Bundesligës, skuadra e inkuadruar këtë sezon në Bundesliga I, Hoffenheim e cila po ashtu ka shënuar fitore duke mposhtur Wolfsburgun, me rezultat 3-2.

Leverkusen krijoi epërsi të qartë prej 2-0 që në pjesën e parë të takimit me golat e Kiessling (30’) dhe Helmes (41’), mirëpo përjashtimi i Castros me kartonin e dytë të verdhë (67’), bëri që skuadra vendase të dobësohej, me ç’rast Kuranyi shënoi një gol për të ngushtuar epërsinë pesë minuta pa përfunduar takimi.

Ndryshe nga Leverkusen, Hoffenheimi e pati më të vështirë pasi që mysafirët e Wolfsburg arritën që dy herë ta barazonin rezultatin.

Ibisevic krijoi epërsinë për vendasit (22’), epërsi kjo që zgjati vetëm pesë minuta, pasi që Grafite i barazoi shifrat në 1-1. Hoffenheim sërish krijoi epërsinë me anë të Eduardos (37’), mirëpo Wolfsburg neutralizoi edhe këtë gol me anë të Dzekos.

Megjithatë goli i shënuar nga Edu (69’) ishte goli i fitores për vendasit, i cili u mundësoi t’i fitonin tre pikët dhe të vazhdonin qëndrimin në krye të tabelës së bashku me Bayer Leverkusen me nga 28 pikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:12 pm

Hertha mposht Hamburgun, Skela mposht Kapllanin

Derbi tjetër në Ligën më të fortë gjermane, i zhvilluar në Olympiadstadion të Berlinit, ndërmjet Herthas dhe Hamburgut i ka takuar skuadrës vendase e cila ka shënuar fitore me rezultat 2-1.

Edhe pse Hamburgu përfundoi pjesën e parë me avantazhin e krijuar nga Petric në minutën e 12-të, vendasit nga Berlini arritën që të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë dhe në fund të dalin fitimtarë.

Porsa filloi pjesa e dytë (47’) Cicero barazoi rezultatin, ndërsa vetëm pas dy minutash, Domovchiski krijoi epërsinë, që në fund rezultoi të kishte qenë goli i fitores për Herthan.

Takimi tjetër i zhvilluar ndërmjet dy skuadrave gjermane Energie Cottbus dhe Karlsruhe, ku aktivizohen lojtarët shqiptarë, Ervin Skela dhe Edmond Kapllani, respektivisht, i ka takuar skuadrës vendase, e cila ka shënuar fitore me golin e vetëm të shënuar dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja.

Skela e zhvilloi të gjithë takimin, ndërsa Kapllani u inkuadrua në minutën e 82-të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:12 pm

Arsenal mposhtet në Emirates

Skuadra e Arsenalit është mposhtur në Emirates nga skuadra e fuqishme këtë sezon, Aston Villa, me rezultat 0-2.

Mysafirët patën mundësinë ta shënojnë golin e parë që në minutën e 20-të, mirëpo Young dështoi të shënonte nga pika e bardhë. Kjo bëri që lojtarët e Aston Villas është dashur t’i presin njëzet e minutat e fundit të takimit për të ndryshuar rezultatin.

Një autogol i shënuar nga Gael Clichy (70’) ua dha epërsinë mysafirëve të cilët e dyfishuan atë me anë të Agbonlahor, dhjetë minuta më vonë.

Me këtë fitore, Aston Villa është ngritur në kuotën e 23 pikëve, po aq sa ka edhe Arsenali, ndërsa për topçinjtë ky është një dështim pas asaj fitoreje sensacionale kundër Manchester United javën e kaluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:12 pm

Manchester shkatërron Stoke

Pas humbjes në javën e dymbëdhjetë nga skuadra e Arsenalit, kampionët e Anglisë dhe Evropës, Manchester United, e kanë marrë veten për ta shprehur gjithë mllefin kundër skuadrës së inkuadruar këtë sezon në Ligën Premier, Stoke City, të cilën e kanë mposhtur me rezultat 5-0.

Serinë e golave e filloi pretendenti kryesor për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi porsa filloi ndeshja (4’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (45’), Carrick i dha avantazhin e dyfishtë skuadrës vendase.

Fillimi i pjesës së dytë (49’) ishte momenti i sulmuesit bullgar, Dimitar Berbatov, i cili e ngriti epërsinë në 3-0.

I inkuadruari në pjesën e dytë (64’) në vend të Ji-Sung Park, Danny Welbeck, arriti që në minutën e 84-të ta shënonte edhe golin e katërt për Djajtë e Kuq.

Ndërsa ai që e filloi serinë e golave, po i njëjti e mbylli atë me golin e dytë personal dhe të pestin për Manchën në minutën 89-të të takimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:13 pm

Anelka shpërthen në fitoren e Chelseat

Chelsea ka rikthyer vendin e parë në tabelën e Premierligës, pas një fitoreje të qetë prej 3-0 ndaj West Brom në Hawthorns.

Një dygolësh nga Nicolas Anelka dhe një gol tjetër nga Jose Bosingwa kanë vulosur fatin e ndeshjes në 11 minutat e fundit të pjesës së parë.

Mbrojtësi portugez shënoi pas 34 minutash lojë, duke hapur serinë e golave për Chelsean. Francezi Anelka shënoi dy golat e tij brenda shtatë minutash (38’ dhe 45’), duke e çuar në 12 numrin e golave këtë sezon, përfshirë edhe tetë gola në katër ndeshjet e fundit të Premierligës.

Rezultati e ngrit ekipin e trajnerit Luiz Felipe Scolari në maje të tabelës, falë diferencës më të mirë të golave, megjithëse me pikë të barabarta me Liverpoolin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:13 pm

Reali humbet, lëkundet stoli i Schuster

Një gol fantastik nga Fabian Canobbio që në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes, ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren e merituar Real Valladolid në përballje me kampionin aktual të Spanjës, Real Madrid.

Real Madridi huqi rastin për të marrë kreun në La Liga, me një humbje ndaj Valladolid, që është një goditje tjetër pas dy humbjeve radhazi nga Juventusi dhe eliminimit nga Kupa e Mbretit.

Canobbio shënoi në minutën e 49-të, që doli të ishte goli i vetëm i ndeshjes. Për Madridin, që në minutat e fundit luajti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Gabriel Heinze, kjo ishte humbja e dytë në ligë për këtë sezon, e cila mund të jetë edhe vendimtare për fatin e trajnerit aktual, Bernd Schuster.

Barcelona vazhdon të kryesojë në La Liga, me 25 pikë, i ndjekur nga Villarreal me 24, dhe Valencia dhe Real Madrid me nga 23 pikë.

Valenca ndeshet sonte me Sporting Gijon, dhe do të ketë rastin të marrë kreun e tabelës nëse shënon fitore. Barcelona ndërkohë mund ta çojë në 16 numrin e ndeshjeve të pamposhtura kur nesër takohet me Recreativo Huelvan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:13 pm

Palermo nuk i bën ballë Interit

Kampionët e Italisë kanë shënuar fitore në Stadio Barbera duke e mposhtur Palermon me rezultat 2-0.

Sonte ishte mbrëmja e sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili përveçse shënoi dy golat e fitores, bëri një performancë të shkëlqyer, dhe ishte padyshim lojtari më i mirë i takimit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo në minutat e para të pjesës së dytë (47’) pas një goditje nga distanca, Ibracadabra gjeti rrjetin për t’i dhënë epërsinë skuadrës mysafire.

Goli i dytë i Ibrahimovic erdhi nga një gjuajtje e lirë (62’), duke e mposhtur portierin Fontana, pas një goditjeje që i dha shpejtësi të madhe topit (124 km/h).

Deri në fund të ndeshjes, kampioni i Italisë pati edhe shumë raste tjera të cilat nuk arriti t’i konkretizojë.

Me këtë fitore zikaltrit distancohet tre pikë nga Juventus, i cili aktualisht pozicionohet në vendin e dytë, derisa nesër do të zhvillohen takimet tjera të Serie A, të cilat do të vendosin se si do të duket renditja pas javës së dymbëdhjetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:14 pm

Përfundon karriera e Luan Krasniqit ?

Boksieri kosovar me pasaportë gjermane, Luan Krasniqi, pavarësisht se dominoi nё dy raundet e para, u mposht nё raundin e tretё përballё ukrainasit Alexander Dimitrenko, dhe kjo përballje mund tё jetё e fundit nё karrierën e tij.

Luani e nisi shumë mirë meçin duke pasur një raund të parë tё ekuilibruar, ku Krasniqi ishte mё sulmues, dhe taktika e tij ishte t’i afrohej dhe ta godiste nga afër kundërshtarin e tij, gjë që e bëri gjatë gjithë raundit të dytë, kur ishte dominues, dhe kjo dha shenja se shumë shpejt Luani do ta përfundonte ndeshjen me nokaut, mirëpo kështu nuk ndodhi.

Boksieri nga Juniku edhe raundin e tretё e filloi shumë mirë, duke i dhënë disa goditje tё rёnda ukrainasit, por njё goditje e papritur, ndёr tё rrallat tё Dimitrenkos, nё pjesën e djathtё tё barkut, i kushtoi Luanit me dorëzimin e meçit.

Kjo humbje e Luan Krasniqit, sipas të gjitha gjasave do t’i kushtojë edhe me karrirë, pasi që është shumë e vështirë që njëri nga boksierët më të mëdhenj shqiptar, të rikthehet dhe të garojë sërish për ta realizuar ëndrrën e tij: të shpallet kampion bote.

Kjo ishte fitorja e njëzetenëntë nga njëzetenëntë përballjet e Dimitrenkos, ndërsa kjo fitore ia hap rrugët për nivelet më të larta të boksit botëror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:14 pm

Valencia mposhtet nё Mestalla

Ekipi i Valencias ka pёsuar njё humbje befasuese nga Sporting Gijon, me rezultat 3-2, nё javën e 11-tё tё La Ligёs, dhe ka huqur kështu mundësinё pёr tu ngjitur nё pozitën e parё.

Nё minutën e 20-tё tё ndeshjes, pas njё kundërsulmi, Luis Moran ka hapur rezultatin pёr Sportingun. Goli i dytё pёr mysafirёt erdhi nё fillim tё pjesës sё dytё, kur David Barral shfrytëzoi gabimin e Morettit dhe dërgoi topin nё rrjetë.

Futbollistёt e Valencias u përpoqën ta shpёtojnё ndeshjen, dhe David Villa arriti tё shënojё nga pika e bardhё nё minutën 68-tё, pas njё prekje me dorё tё topit nga Barral, duke ngushtuar rezultatin nё 2-1.

Sporting arriti edhe tek goli i tretё nё minutën 81 me anё tё Diego Castro, pas tё cilit gol e gjitha çfarë mund tё bёnte Valencia, ishte tё ngushtonte rezultatin, e anё tё golit tё Mata nё minutat e fundit tё lojës (90’).

Valencia pavarësisht humbjen vazhdon tё mbajё vendin e tretё me 23 pikё, sa ka edhe Real Madrid nё Vendin e katërt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:16 pm

Schuster i qetё pavarësisht humbjes

Trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, vazhdon tё shohё përpara me besim edhe krahas njё humbjeje tjetër tё kampionit tё Spanjёs.

Reali humbi 1-0 nё udhёtim tek Real Valladolid, nё kuadër tё javës sё 11-tё tё La Ligёs, duke humbur mundësinё pёr tu ngritur edhe nё pozitën e parё.

“Jam i qetё edhe pse rezultati ёshtё dёshpёrues pёr tё gjithё ne. Duhej ta ndërtonim lojën pa futbollistёt kyç. Edhe sezonin e kaluar e kishim kёtё problem, por u gjendёm mirё nga pozicionet statike”, ka thёnё Schuster.

Sa i takon mundёsisё sё shkarkimit tё tij, trajneri gjerman thotë se nuk ёshtё i shqetёzuar rreth kësaj.

“Edhe krahas gjithave, jam i kënaqur me djelmoshat. Nuk mё intereson çfarë thonё tё tjerёt. Jam i përqendruar vetëm nё punё. Edhe sezonin e kaluar u përballёm me momente tё vështira”, ka pranuar Schuster.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:16 pm

Sagna disa javë jashtë fushe

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar se mbrojtësi Bacary Sagna do të jetë jashtë fushe për disa javë.

Francezi pësoi lëndim gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Aston Villas. Wenger ka pohuar se Sagna ka lëndim në nyje, e cila mund ta mbajë atë jashtë fushe për disa javë.

“Po, lëndimi është serioz. Ai do të jetë jashtë fushe për disa javë. Ka lëndim në nyjë”, ka bërë të ditur trajneri francez.

Sagna kështu do të jetë jashtë ndeshjes së radhës, kundër Manchester Cityt. Wenger do të jetë edhe pa shtyllën e mesfushës, Cesc Fabregas, i cili është i suspenduar për shkak të dy kartonëve të verdhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:17 pm

Robinho fton Kakan në City

Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, e ka këshilluar bashkëlojtarin e tij tek kombëtarja e Brazilit, Leite Kaka, t’i bashkohet revolucionit të klubit.

“Ai është një lojtar dhe personalitet i shkëlqyeshëm. Kaka është fantastik dhe ka shumë aftësi. Ai është i fuqishëm, inteligjent dhe i shpejtë. Shpresoj se do të mund të luaj me të në City”, ka thënë Robinho.

“Nëse Kaka ose cilido lojtar i madh dëshiron të vijë, dyert e klubit janë të hapura”, ka shtuar sulmuesi brazilian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:23 pm

Messi falënderon Ronaldinhon

Ylli argjentinas Lionel Messi duke folur për karrierën e tij në Barcelona ka thënë se një ndihmë shumë të madhe ka marrë nga ish-lojtari i tij, Ronaldinho.

“E kam vështirë të them se cili prej momenteve ose ndeshjeve është më i veçantë, pasi kam përjetuar shumë gjëra. Por fitoret mbahen mend më mirë. Nëse më duhet të zgjedh, ky është momenti kur fituam Ligën e Kampionëve”, ka thënë Messi.

“Po ashtu mbaj mend edhe njerëzit si Ronaldinho, Deco dhe Mota. Kam pasur raporte të veçanta miqësore me ta, shpesh iu dërgoj mesazhe dhe dëgjohemi që të shohin se shkon jeta më tej”, ka shtuar argjentinasi.

“Kur për të parën herë erdha në ekip, Ronaldinho më ndihmoi shumë dhe unë e çmoj miqësinë e tij mbi të gjitha”, ka përfunduar kandidati për të fituar Topin e Artë këtë vit, Messi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:23 pm

Kuyt: Fitorja ishte shumë e rëndësishme

Mesfushori holandez Dirk Kuyt thotë se për klubin e tij fitorja e fundit ishte shumë e rëndësishme, veçanërisht në aspektin psikologjik.

“Vërtet ishte qenësore të fitonim kundër Boltonit, ndërsa edhe rezultati na pëlqeu. Gjithmonë ka qenë vështirë të udhëtosh tek Bolton dhe të nxjerrësh fitore, por ne e kemi bërë këtë”, ka deklaruar Kuyt.

“Për mua nuk është e rëndësishme nëse do të luaj më para ose më në të djathtë, me rëndësi është të jem në lojë dhe të kontribuoj me dijen time. Ndërsa edhe më e rëndësishme është të fitojmë”, ka shtuar holandezi.

Kuyt ishte edhe autori i golit të parë në fitoren e djeshme prej 2-0 të Liverpoolit ndaj Boltonit, goli cili erdhi pas 28 minutash lojë. Golin tjetër për të kuqtë e shënoi kapiteni Steven Gerrard (73’).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:30 pm

Van Persie dhe Arsenali arrijnë pajtim për marrëveshje të re

Mediat angleze përcjellin lajmin e sulmuesi holandez Robin van Persie është pajtuar të nënshkruajë marrëveshje të re, sipas së cilës do të fitojë dyfish më shumë të ardhura sezonale.

Sipas Daily Mail, 25 vjeçari, është pajtuar të nënshkruajë marrëveshje të re me Arsenalin, e cila do të zgjatë deri në vitin 2012, deh sipas së cilës ai do të fitojë një ngritje të theksuar të pagës.

Paga e Van Persiet do të rritet pothuajse dyfish dhe ai tash do të fitojë rreth 70 mijë funte në javë, që është dëshmi se Wenger dëshiron ta mbajë atë në ekip.

Lojtari pritet të nënshkruajë marrëveshjen gjatë javës së ardhme, ndërsa Wenger pas kësaj do të mundohet të nënshkruajë marrëveshje afatgjatë edhe me Theo Walcott.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:30 pm

Tezeguet synon Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, mezi pret të kthehet në fushë ndërsa thotë se dëshiron që këtë sezon të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

“Pres të rikthehem në formë në janar dhe ambicia ime për këtë sezon është triumfi në Ligën e Kampionëve. Me fitoren ndaj Real Madridit në Bernabeu, Juventusi tregoi se mund garojë me më të mirët në Evropë. Kjo është ëndrra ime”, ka thënë Trezeguet.

“Interin dhe Milanin i shoh në pol-pozicion për skudeton, prapa tyre Juventusin dhe Lazion, ndërsa më pas Napolin dhe Fiorentinën. Por mos harroni se Juventus gjithmonë ngjall frikë tek kundërshtari, pavarësisht nëse jemi të parët ose jemi në ndjekje të të parëve”, ka shtuar francezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:31 pm

Luani iu kërkon falje tifozëve të tij

Boksieri kosovar Luan Krasniqi, iu ka kërkuar falje tifozëve të tij pas zhgënjimit të mbrëmshëm kur, megjithëse dominoi rundet e para të përballjes me ukrainasin Aleksander Dimitrenko, u nokautua pas një goditje të pësuar në rundin e tretë.

“Kërkoj falje nga adhuruesit e mi që i zhgënjeva, por nuk munda të bëj asgjë. Bëra më të mirën që munda. Mendova se e kisha situatën nën kontroll”, ka thënë Krasniqi pas boksimit të mbrëmshëm.

Ndërkaq Dimitrenko thotë se goditja triumfuese e tij kishte qenë shumë më e fuqishme se ç’kishte menduar dhe shton se ai tash është i gatshëm të luftojë në nivel të kampionit.

“E di që adhuruesit nuk ishin me mua. Por mendoj se i kam bindur. E kapa me një grusht shumë të mirë, i cili goditi më fuqishëm se ç’mendova”, ka thënë Dimitrenko.

“Jam i gatshëm të luftoj në nivel të kampionit tash. Jam stërvitur me Wladimir Klitschko dhe e di çfarë duhet”, ka shtuar ukrainasi.

I njohur si Sasha, Dimitrenko tash mban rekord prej 29 fitoresh nga po aq boksime, 19 prej të cilave, përfshirë edhe këtë të fundit, me nokaut. Ndërkaq kjo ishte humbja e katërt e Krasniqit, kundrejt 30 fitoreve dhe një barazimi në karrierën profesionale të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:31 pm

Gerrard mungon kundër Gjermanisë

Kapiteni i Liverpoolit Steven Gerrard do të mungojë në ndeshjen miqësore të cilën përfaqësuesja e Anglisë do ta zhvillojë kundër Gjermanisë në mesjavë, pasi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e të shtunës kundër Bolton Wanderers.

Mesfushori anglez ishte njëri nga shënuesit në fitoren 2-0 të Redsave në Reebok Stadium, ndërsa Fabio Capello e kishte caktuar në listën e lojtarëve të cilët do të ndeshen me Gjermaninë.

Mirëpo, Liverpooli ka konfirmuar se Gerrard do të mungojë në atë ndeshje për shkak të lëndimit që ka pësuar dhe pritet që të qëndrojë dy javë jashtë fushe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:31 pm

Tre pikë të reja për Milan

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore minimale 1-0 në San Siro kundër skuadrës së fundit në tabelë, Chievo.

Rossonerët shënuan një fitore jobindëse me diferencë minimale, mirëpo krejt çka vlen janë tre pikët.

Të vetmin gol në ndeshje e shënoi superylli brazilian Leite Kaka nga pika e bardhë (15’) pas një penalltie kontroverse.

Me këtë fitore, Milan kthehet sërish në pozitën e dytë pas kryesuesit Inter, i cili prin me një pikë diferencë nga rivalët e qytetit.

Skuadra e Chievos pas kësaj humbje do të jetë e fundit në tabelë, pasi që Reggina e ka mposhtur Udinesen në udhëtim, me golin e vetëm të shënuar nga Brienza (60’).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:32 pm

Mposhten Napoli, Fiorentina dhe Udinese

Nё kuadër tё javës sё 12 nё Serie A, Napoli ёshtё mposhtur me rezultat 3-1 nё fushё tё Atalantas, Fiorentina ka pësuar me rezultat minimal nga Cagliari, derisa Udinese ka humbur nё fushё tё vet nga Reggina.

Napoli qё javё mё parё mbante kreun, ndërsa javën e fundit ishte e dyta pas Interit, kësaj here po zbret edhe mё shumё nё tabelё, pas humbjes sё sotme ndaj Atalantas.

Pas njё pjese tё parё pa gola, vendasit kaluan nё epërsi nё pjesën e dytё me golin e Pintos nё minutën e 62-tё tё ndeshjes. Megjithёse me dhjetё lojtarё qё nga minuta e 66-tё, pёs shkak tё përjashtimit tё Zalayetas, Napoli arriti tё barazojё falё njё penaltie tё shndërruar nё gol nga Hamsik (73’).

Por megjithatë mysafirёt pёsuan dy gola tё shpejtё nё fund tё ndeshjes, duke humbur kështu edhe pikёn tё cilёn ishin afёr ta siguronin. Sё pari Manfredini (89’) njё minutё para fundit tё kohës sё rregullt dhe pastaj Floccari nё kohёn shtesё, vulosёn rezultatin e ndeshjes.

Ndeshja pati edhe njё karton tjetёr tё kuq, kur Manfredini u përjashtua nё çastet e fundit tё ndeshjes, pas dy kartonëve tё verdhё.

Njëra nga skuadrat e cila konsiderohet favorite për të luftuar për Scudetton, Fiorerntina, është mposhtur nga Cagliari me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Acquafresca (31’) nga pika e bardhë.

Nё ndeshjen tjetër befasuese, Udinese ёshtё mposhtur nё fushё tё vet nga ekipi i fundit i tabelës, Reggina, me rezultat minimal 1-0, gol tё cilin e shёnoi Brienza pas njё ore lojё.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:32 pm

Atletico Madridi shkatёrron Deportivon

Atletico Madrid ka shkëlqyer nё ndeshjen e sotme nё Vicente Calderon përballё Deportivo La Coruna, duke shёnuar fitore tё thellё prej 4-1, falё njё paraqitje tё jashtëzakonshme të Diego Forlan.

Deportivo vizitoi Atleticon pas dy fitoreve tё fundit, ndeshje e cila u luajt hapur nga tё dyja ekipet dhe e cila rezultoi me plot pesё gola.

Heitinga theu heshtjen pas 26 minutash lojё, qё ishte goli i vetëm i pjesës sё parё. Nё pjesё tё dytё, Atletico shёnoi edhe tri gola tё tjerё, dy me anё tё Forlan (51’, 81’), dhe njё tjetër me anё tё Rodriguez (67’), para se mysafirёt tё shёnojnё golin e nderit me anё tё Filipe, katёr minuta para fundit tё kohës sё rregullt.

Fitorja, e cila vjen pas njё krize tё shkurtё, ngrit Atleticon nga pozita e shtatё nё tё gjashtёn, me 17 pikё pas 11 ndeshjesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:32 pm

La Liga, dёshton edhe Villarreali

Pas dështimeve tё Valencias dhe Real Madridit, edhe Villarreal ka humbur rastin pёr tё marrё kreun nga Barcelona nё tabelën e ligës spanjolle, pasi barazoi 2-2 ndaj Malagas, edhe pse dy herё kaloi nё epërsi.

Ish-sulmuesi i Manchester United, Guiseppe Rossi, çoi nё avantazh Villarrealin nё minutën e shtatё, por mesfushori portugez Duda barazoi me njё gol tё shkёlqyeshёm nga gjuajtja e lirё, pas gjysmё ore lojё.

Shumё shpejt pas fillimit tё pjesës sё dytё tё ndeshjes, Joseba Llorente riktheu avantazhin pёr mysafirёt (49’), por kur u mendua se Villarreal do tё shёnonte njё fitore tё rёndёsishme pёr tё marrё kreun e tabelёs, vendasit barazuan me anё tё Helder Rosario nё kohёn shtesё tё ndeshjes.

Villarreal megjithatë vazhdon tё jetё i pamposhtur dhe tё qëndrojё nё vendin e dytё me 25 pikё nga 11 ndeshje, sa ka edhe Barcelona nё krye tё tabelës, e qё sonte mё vonё ndeshet me Recreativo Huelva.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:33 pm

Sevilla shёnon fitore ndaj Getafes

Sevilla ka shёnuar fitore tё rёndёsishme nё udhëtim tek Getafe, me rezultat 2-0, duke barazuar kështu pikёt me Valencian dhe Real Madridin, qё dje pёsuan humbje befasuese.

Luis Fabiano çoi ekipin e Sevillas nё epërsi pas po thuaj gjysmё ore lojё (29’), qё u duk se do tё ishte edhe goli i fitores, para se mysafirёt ta sigurojnë atё edhe me njё gol tjetër tё vonshëm, qё erdhi nё lojën shtesё tё ndeshjes nga Tom de Mul.

Me kёtё fitore, Sevilla vazhdon tё mbetet nё pozitën e pestё, por barazohet nё pikё me dy pozitat e mёsipёrme, Valencian dhe Real Madridin, qё dje dёshtuan tё grumbullojnë pikё (tё tri ekipet kanё nga 23 pikё).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:33 pm

Giallorossët fitojnë derbin romak
Skuadra e Romës ka dalë fituese në derbin e madh të kryeqytetit kundër rivalit Lazio duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0.

Pjesa e parë e takimit ofroi një ndeshje shumë të bukur për sy me raste të shumta në të dyja anët, por nuk u shënua asnjë gol.

Pesë minuta brenda pjesës së dytë, pas një krosimi të kapitenit Francesco Totti, Julio Baptista goditi me kokë për ta mposhtur portierin Carrizo.

Lazio nga minuta e 66-të mbeti me një lojtar më pak në ndeshje pasi Ledesma u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, mirëpo mungesa e një lojtari nuk u vërejt aspak te Biancocelestët të cilët dominuan në pjesën më të madhe të gjysmëlojës së dytë.


Pa përfunduar koha e rregullt (88’) edhe Perrota u largua pas kartonit të dytë të verdhë, për t’u baraspeshuar forcat në fushë, mirëpo fati nuk ishte me Lazion, e cila deri në fund të takimit nuk arriti t’i barazonte shifrat duke shpërdoruar disa raste shumë të mira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:33 pm

Barca përforcohet në pozitën e parë

Barcelona ka krijuar diferencë të pastër pikësh përballë rivalëve kryesorë për titull, pasi në mbrëmjen e të dielës e ka mposhtur skuadrën e Recreativo Huelvas në Nuevo Colombino me rezultat 2-0.

Ishte kjo një tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e Lionel Messi, ndërsa Seydou Keita regjistroi golin e parë në fanellën e Barcelonës.

Barazimi i Villarrelait dhe humbja e Real Madridit dhe Valencias, bëri që Barcelona të shmanget tre pikë larg Villarealit dhe pesë pikë ndaj Realit, Valencias dhe Sevillas.

Dy golat e Blaugranëve u shënuan në pjesën e dytë: Lionel Messi ia dha epërsinë mysafirëve në fillim të pjesës së dytë (51’), ndërsa pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt Keita dyfishoi epërsinë për të siguruar fitoren e nëntë radhazi të Barcelonës në La Liga këtë sezon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:34 pm

Aguirre kërkon kreun e tabelës

Trajneri i Atletico Madridit, Javier Aguirre, është shprehur shumë i kënaqur për fitoren 4-1 të skuadrës së tij kundër Deportivo La Corunas dhe ka kërkuar nga lojtarët e tij që të vazhdojnë të luajnë në këtë mënyrë.

“Tifozët duhet të jenë të kënaqur pasi që skuadra tregoi një lojë shumë të mirë. Ishte një fitore e cila na mundësoi afrimin me skuadrat e kreut”.

“Shpresoj të vazhdojmë të ngjitemi edhe më lartë dhe të luftojmë për vendet e para në tabelë”.

“Duhet të vazhdojmë punën me këtë përkushtim. Tash, pasi kemi kaluar një fazë të vështirë, është e domosdoshme që ta shfrytëzojmë këtë moment për të vazhduar tutje”, është shprehur Aguirre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:34 pm

Blutë kërkojnë Dos Santosin ?

Mediat britanike njoftojnë se skuadra e Chelseat dëshiron që në afatin kalimtar të janarit ta transferojë sulmuesin e ri të Tottenham Hotspur, Giovani Dos Santos.

Gazeta britanike “The Sun” shkruan se Luiz Felipe Scolari ka kërkuar nga Roman Abramovich që t’ia mundësojë blerjen e Dos Santosit, i cili sipas të gjitha gjasave do ta zëvendësojë Salomon Kalounë.

19-vjeçari, i cili është transferuar te Tottenham nga Barcelona, nuk ka lënë përshtypje te skuadra aktuale ku është paraqitur vetëm gjashtë herë që nga transferimi i tij.

Lëndimi i gjurit të cilin e kishte trashëguar nga Barca, ia ka pamundësuar meksikanit që të përshtatet shpejt te skuadra e Ligës Premier, ndërsa një kalim te Chelsea do të ndryshonte gjithçka, pasi do të luante krahas ish-bashkëlojtarëve të tij, Deco dhe Belleti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:34 pm

Spalletti: Ky është momenti i rikthimit

Luciano Spalleti mbrëmë e ka festuar fitoren njëqindtë jubilare si trajner i Romës dhe shpreson se kjo fitore do ta ketë kuptimin e rikthimit të Romës në formën më të mirë.

“Shfaqëm një lojë shumë të mirë, të balancuar dhe më e rëndësishmja, fituam”.

“Shpresoj që t’i kemi lënë pas vetes të gjitha shqetësimet e të kaluarës së afërt, dhe mendoj se futbollistët e kuptuan se mund të japin shumë për këtë skuadër”.

“E kemi ditur se sa e rëndësishme është fitorja e këtij derbi, sidomos është shumë e rëndësishme për tifozët tanë të cilët na kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre javëve”, është shprehur Spalletti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:36 pm

Maradona: Duhet të fitojmë ndaj Skocisë
Trajneri i ri i Argjentinës, Diego Maradona, i cili do ta ketë testin e parë në krye të Përfaqësueses së tij kundër Skocisë, ka thënë se skuadra e tij do të luftojë që nga minuta e parë për fitore.

“Një komb si Argjentina nuk luan ndeshje miqësore. Ne jemi në mes të një Kampionati Botëror, ndërsa ndeshja e të mërkurës duhet të konsiderohet si një ndeshje zyrtare”.

“Lojtarët e mi duhet të luftojnë nga minuta e parë për ta fituar ndeshjen ndaj Skocisë. Shpresoj të shoh një paraqitje shumë më të mirë të skuadrës në raport me atë të fundit kundër Kilit”, është shprehur njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Argjentina pozicionohet në vendin e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin e ardhshëm Botëror në sektorin e Amerikës Latine, duke qëndruar shtatë pikë pas liderit, Paraguai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:36 pm

Camoranesi: Interi nuk është më i fortë se ne

Mesfushori ofanziv i Juventusit, Mauro Camoranesi, mezi po pret përballjen e fundjavës me Interin, dhe shprehet se skuadra e tij nuk është inferiore kundrejt kampionëve aktualë, të cilët varen nga Zlatan Ibrahimovic.

Dy gjigantët italianë do të ndeshen në Giuseppe Meazza të shtunën e ardhshme në derbin tradicionalisht ‘të zjarrtë’, ndërsa pas skandalit Calciopoli dy skuadrat kanë krijuar rivalitet edhe më të madh.

“Ibrahimovic është një lojtar i madh dhe një sulmues i jashtëzakonshëm, dhe unë mendoj se Interi varet nga momentet e tij”.

“Në secilën skuadër ekzistojnë lojtarë të cilët vetëm e mbushin numrin dhe të tillë që mund të ndryshojnë gjithçka”.

“Nerazzurët nuk kanë asnjë mundësi më tepër se ne për ta fituar Scudetton. Nuk e di se cili do të jetë pozicioni ynë në tabelë në fund të Kampionatit, mirëpo e di se do të mundohemi deri në fund, pasi që kemi kualitetete të cilat na mundësojnë të jemi konkurrentë, pavarësisht mungesave të shumta që kemi”, është shprehur Camoranesi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:36 pm

Milan ia ofron Shevën Realit ?

Sipas gazetës spanjolle me bazë në Madrid, "Marca", skuadra e Milanit do ta huazojë sulmuesin ukrainas Andriy Shevchenko te Real Madrid.

Mbretërit kanë probleme në sulm pas dëmtimit të Ruud van Nistelrooyt, ndërkohë që drejtuesit e skuadrës dëshirojnë të transferojnë një sulmues klasi në afatin kalimtar të janarit.

Deri më tani mediat kanë spekuluar shumë emra të cilat mund ta veshin fanellën e Los Merengues, përfshirë Hernan Crespon, Carlos Tevezin, Diego Militon, Klaas Jan Huntelaar dhe Andrei Arshavin, ndërsa tash edhe emri i Shevchenkos i është shtuar kësaj liste.

Sipas të përditshmes “Marca”, Rossonerët dëshirojnë t’ia ofrojnë klubit madrilen shërbimet e ukrainasit, i cili nuk përshtatet në planet e Carlo Ancelottit për këtë sezon, dhe aktualisht është zgjedhja e katërt e trajnerit, pas Filippo Inzaghit, Patos dhe Marco Borriellos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:37 pm

NBA: Stoudemire udhëheq Phoenixin drejt fitores

Amare Stoudemire ka festuar ditëlindjen e tij tё 26-tё nё stil, duke kontribuar me 29 pikё dhe 11 kёrcime nё fitoren prej 104-86 tё Phoenix Suns ndaj Detroit Pistons.

Pavarёsisht nxjerrjes jashtë tё qendrës Shaquille O'Neal nё çerekun e dytё pas njё fauli skandaloz, Phoneix kishte shumё pak probleme pёr t’i dhёnё fund tre fitoreve radhazi tё Detroitit.

Steve Nash, ёshtё rikthyer nga suspendimi prej njё ndeshje, ka shёnuar 17 pikё dhe shtatё asistime pёr Phoenix, pёr tё cilin ekip kjo ishte fitorja e tetё, kundrejt tre humbjeve.

Richard Hamilton udhëhoqi tek Detroit me 19 pikё, ndërsa përforcimi i fundit, Allen Iverson, shёnoi vetëm nёntё pikё (katёr shënime nga 17 gjuajtje).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:37 pm

Inter i vë çmim të lartë Crespos

Nëse skuadra e Real Madridit dëshiron shërbimet e Hernan Crespos duhet të shtojë më shumë se nëntë milionë euro në llogarinë e Interit.

Sulmuesi argjentinas është njëri nga emrat në listën e madrilenëve për ta zëvendësuar të lënduarin Nistelroy, i cili është dashur t’i nënshtrohet operacionit, ndërsa largimi i tij nga Giuseppe Meazza nuk do të jetë i lehtë.

Crespo ka kontratë me Nerazzurët deri në fund të qershorit, mirëpo ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho, ndërsa mediat italiane njoftojnë se zikaltrit do të kërkojnë 9.37 milionë euro për ta transferuar sulmuesin në Santiago Bernabeu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:37 pm

Schuster largohet para të shtunës ?

Trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, po i përjeton orët e fundit si trajner i Los Merengues.

Gazeta spanjolle “AS” njofton se presidenti i Realit, Ramon Calderon, është irrituar nga vendimi i Schuster që t’u japë dy ditë të lira lojtarëve pas humbjes nga Valladolidi, dhe për ta nevrikosur edhe më shumë presidentin, Schuster mbrëmë është larguar nga stërvitja pa e informuar klubin, për të marrë pjesë në një ceremoni familjare.

“AS” shkruan se Calderon nuk do ta tolerojë më shumë trajnerin gjerman dhe ka urdhëruar që ai të largohet nga Mbretërit.

Pritet që Schuster të largohet para takimit të së shtunës kundër Recreativos, ndërkohë që Predrag Mijatovic dhe Miguel Angel Portugal janë në kërkim të një trajneri të ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 29
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitimeWed Nov 19, 2008 10:38 pm

Këmbim Adriano-Drogba ?

"Sportmediaset" njofton se në afatin kalimtar të janarit mund të bëhet një këmbim sensacional i sulmuesve, Adriano dhe Didier Drogba, ndërmjet Interit dhe Chelseat.

Sulmuesi brazilian ka sërish probleme me ‘shprehitë e tij të vjetra’ dhe sipas të gjitha gjasave do të huazohet edhe këtë vit te ndonjë skuadër jashtë Giussepe Meazzas.

“Sportmediaset” njofton se Adriano mund të kalojë në Stamford Bridge, ndërkohë që Blutë konsiderojnë edhe një këmbim me sulmuesin e tyre, Didier Drogba, i cili nuk po përshtatet mirë këtë sezon në formacionin e Scolarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
Sponsored content





Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Lajme ditore nga bota sportive - Faqe 8 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme ditore nga bota sportive
Mbrapsht në krye 
Faqja 8 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Te Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: