Përshtatshmëria e ujit
Biokimisti i njohur A. E. Nid'ham në librin e tij me titull "The Uniqueness of Biological Materials (Unikaliteti i Materieve Biologjike)" tregon se për formimin e jetës është e domosdoshme ekzistenca e materialeve të lëngëta. Nëse ligjet e universit do të lejonin vetëm ekzistencën e materieve të ngurta e të gazta, jeta nuk do të shfaqej kurrë. Sepse atomet e lëndëve të ngurta janë shumë të ndërthurur dhe të qëndrueshëm me njëri-tjetrin dhe kurrë nuk mund të lejojnë procese molekulare dinamike të domosdoshme për të formuar organizma të gjalla. Në gaze atomet nuk kanë stabilitet dhe enden të lirë, e kështu që në një strukturë të tillë nuk është e mundur të kryhen ato mekanizma të komplikuara të organizmave të gjalla.
Shkurtimisht, për t'u zhvilluar proceset e duhura për jetën është e domosdoshme ekzistenca e një mjeti të lëngët. I vetmi lëng ideal është uji.
Zotërimi i veçorive jashtëzakonisht të përshtatshme për jetën, i ujit që prej kohësh i pat tërhequr vëmendjen shkencëtarëve. Puna e parë e imtësishme mbi këtë temë është libri i natyralistit anglez Uilliam Ueuell, i botuar në vitin 1832 me titull "Astronomy and General Physics Considered with Reference to Natural Theology (Astronomia dhe Fizika e Përgjithshme nën Referimet e Teologjisë Natyrore). Ueuell shqyrtoi më tepër veçantitë termale të ujit dhe tregoi se disa veçori termale të tij, të cilat reagojnë në kundërshtim me ligjet e përgjithshme të natyrës, janë argumenta mbi krijimin posaçërisht për jetën të kësaj lënde.
Komentet më të gjëra mbi përshtatshmërinë e ujit për jetën erdhën pothuajse një shekull më vonë pas librit të Ueuell nga profesori në degën e kimisë biologjike të Universitetit të Harvardit, Lorenc Henderson. Ky i fundit në librin e tij me titull "The Fitness of Evironment (Përshtatshmëria e Mjedisit)" që më pas do të cilësohej si "vepra më e rëndësishme shkencore e çerekut (25-vjeçarit) të parë të shekullit 20-të", ka rezervuar një vend të veçantë për ujin. Henderson në këtë libër arriti në përfundime të rëndësishme përreth ambientit natyror të Tokës:
"Mjedisi ynë, me veçoritë themelore të tij (pra, në aspektin e veçorive kimike dhe fizike të hidrosferës me proceset fiziko-kimike dhe kimikatet e ndryshme që përmbajnë gjallesat) është ai mjedis që mund të ishte më i përshtatshëm për jetën".
Veçoritë e jashtëzakondshme termale të ujit
Veçoritë termale të ujit janë interesante në 5 drejtime të veçanta. Këto mund t'i radhisim:
1- Siç dihet të gjitha lëndët kur humbasin nxehtësi, tkurren. Edhe lëngjet që njihen, me rënien e temperaturës tkurren dhe humbasin vëllim. Me uljen e temperaturës rritet dendësia dhe kështu që ato pjesë që janë më të ftohta bëhen më të rënda. Për këtë arsye gjendjet e ngurta të lëngjeve janë më të rënda se gjendjet e tyre normale të lëngëta. Uji në të kundërt të të gjitha lëngjeve tkurret deri në një rënie të caktuar temperature (+4oC) dhe më pas menjëherë në mënyrë të papritur fillon të bymehet. Kur ngrin, bymehet edhe më tepër. Për këtë arsye gjendja e ngurtë e ujit është më e lehtë se gjendja e tij e lëngët. Pra, akulli në vend që të notojë në ujë sipas ligjeve faktikisht "normale" të fizikës duhet të fundoset në fund të tij.
2- Me shkrirjen e akullit apo me avullimin e ujit tërhiqet një sasi nxehtësie nga përreth. E kur ndodh e kundërta e kësaj, jepet nxehtësi jashtë. Ky veprim përfaqëson atë term fizik që ne e quajmë "nxehtësia e fshehur".Të gjitha lëngjet zotërojnë nxehtësi të fshehur. Vetëm se kjo nxehtësi e ujit konsiderohet si më e larta e të gjithave. Në temperatura normale vetëm amoniaku zotëron një energji të fshehtë ngrirjeje më të lartë se uji. Në nxehtësinë e fshehtë në avullim asnjë lëng nuk mund të matet me ujin.
3- "Kapaciteti termal" i ujit, pra, sasia e nxehtësisë (energjisë) së duhur për të rritur një gradë temperaturën e ujit është më e madhe në krahasim me të gjitha lëngjet.
4- Përcjellshmëria termale e ujit, pra, aftësia e përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e madhe.
5- Përcjellshmëria termale e gjendjes së ngurtë të ujit, pra, borës dhe akullit, është e ulët.