Mir Se Vini Ne Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Kosova-Crew
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimiMbi Patriotin KASTRIOT-I Xat_chat

 

 Mbi Patriotin KASTRIOT-I

Shko poshtë 
AutoriMesazh
erolind
A.i Mire
A.i Mire
erolind


Male Numri i postimeve : 676
Age : 25
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Mbi Patriotin KASTRIOT-I Empty
MesazhTitulli: Mbi Patriotin KASTRIOT-I   Mbi Patriotin KASTRIOT-I Icon_minitimeSat Nov 08, 2008 2:20 pm

Siq dihet, të parët dhe pasardhësit e Skënderbeyt- heroit të famshëm kombëtar të shqiptarëve- quheshin e quhen me mbiemrin familjar Kastriot-i, si Pal Kastrioti (babai i Gjonit përkatësisht gjyshi i Skënderbeut), Gjon Kastrioti (i ati i Skënderbeut), Gjergj Kastrioti (dmth. Skënderbeu), Gjon Kastrioti (i biri i Skënderbeut), si dhe vëllezërit e tij: Reposh, Stanishë e Kostantin Kastrioti; po me këtë patronim quheshin nëna dhe motrat e Skënderbeut.
Mbiemrin familjar Kastrioti vazhdonin ta mbanin edhe pjesëtarë pasardhës të Kastriotëve në diasporë, të cilët kishin shtegtuar në Itali, në Greqi, në Dalmaci etj.
Në Historinë e popullit shqiptar dhe në Fjalor enciklopedik shqiptar me të drejtë shkruhet se Kastriotët ishin familje sunduese feudeale, të cilat kanë luajtur rolin kryesor politik, ushtarak e luftarak gjatë shekullit XV. Histroia e Kastirotëve përgjithësisht dihet jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga shumë shkencëtarë, dijetarë e intelektualë të popujve joshqiptarë. Na janë të njohura sidomos jeta, vepra dhe luftërat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut kundër pushtimit osman për pavarësinë e vendit e për bashkimin e shqiptarëve. Nuk ia kam vënë vetes si qëllim që në këtë artikull të merrem me зështje historike, që kanë të bëjnë me Skënderbeun. Këtu jam përpjekur që të shqyrtoj e të sqaroj зështjet gjuhësore të mbi/emrit familjar Kastrioti, si kuptimin e tij, krijimin, prejardhjen, zhvillimin e tij etj.
Marin Barleti, historiani i parë shqiptar dhe autori i veprës madhore “Hisoria e jetës dhe e veprave të Skënderbeut” (Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi), Romë, 1508-1510, shkruan ndër të tjera: „Gjatë kësaj kohe në Epir (në Shqipëri L.M.) shquhej ndërmjet princërve të tjerë emri fisnik i Gjon Kasriotit për sundimin e tij ...veзanërisht në Krujë” (f.50). Në vijim, pak më poshtë shkruan “ se krerët e fisit të Kastriotëvet kanë rrjedhur nga Mati prej një dere fisnike dhe se kanë sunduar në Epir me lavdi”. Po shënojmë se me emrin Epir shpeshherë quhej Shqipëria e sotme në kohën e mesjetës së vonë.
Nga këto fragmente të shkurtra të veprës së Marin Barletit del qartë se emri Kastriot në shekujt XIV e XV tregonte një fis shqiptar, dmth. kishte kuptim etnik a patronimik.
Shtrohet pyetja зfarë kuptimi tjetër kishte fjala kastriot ose cili ka qenë kuptimi i parë (primar) i këtij emri, pastaj nga ka ardhur ose si ësht krijuar emri kastriot.
Për зështjen a qëllimin tonë ësht me rëndësi të theksohet se fortesa ose kështjella në kohë të vjetra quhej kastër-a, emër ky i huazuar prej latinishtes castrum (lexohet kastrum), përkatësisht prej greqishtes kastra, të cilat ishin gjuhë shtetërore të Perandorisë Romake përkatësisht të Perandorisë Bizantine. Në viset ilire pas pushtimeve romake në kohën antike ishin ndërtuar shumë fortesa ose kastra të lashta. Po ashtu gjatë mesjetës në Shqipërinë Jugore dhe të Mesme Bizanti dhe princërit shqiptarë kanë ndërtuar kryesisht pranë vendbanimeve kastra, fortesa, për t’u mbrojtur prej agresorëve në rast lufte, si dhe për të banuar në to kryesisht feudealët. Emri latin castrum në gjuhën greke ka formën kastra dhe kastri, në shqipen kastër-a, në arumunishten castru. Në përdorimin dhe përhapjen e emrave kastr-um dhe sidomos kastriot në gjuhën shqipe sipas gjasave ka luajtur një rol të madh greqishtja veзanërisht gjatë periudhës mesjetare përkatësisht gjatë Perandorisë Bizantine, nën sundimin e së cilës ishte pjesa më e madhe e Shqipërisë së sotme.
Pronari i një kastre, fortese quhej kastriot. Me këtë emër quhej edhe komandanti i luftëtarëve që mbronin një kastër,kështjelle a fortesë. Emri kastriot ësht formuar nga fjala kastër me prapashtesën –iot, e cila ka origjinë të gjuhës greke. Shqipja ka edhe emra të tjerë të krijuar me formantin –iot, si himariot nga emri Himarë, suliot nga Sul, kaninjot nga Kaninë etj. Pra fjala kastriot në fillim kryesisht në kohën e mesjetës ka qenë emër i përgjithshëm, shënonte një njeri që ishte i zoti i një kastre ose fortese si dhe kryembrojtësin e saj. Me këtë kuptim na del ky emër në gjuhën shqipe qysh në gjysmën e parë të shekullit XIV. Në të vërtetë, në një dokument historik burimor të vitit 1368 përmendet një kastriot, i cili ishte pronar, përkatësisht komandant i kështjellës së Kaninës. Dimë që Kanina me kështjellën a kastrën e saj edhe tashti gjindet në rrethin e Vlorës.
Na ësht e njohur nga historia që në të kaluarën në vendbanime të rëndësishme ose pranë tyre ekzistonin kështjella, fortesa, që quheshin edhe kastra. Ato zakonisht kishin një kujdestar a komandant, i cili quhej kastriot. Më vonë, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në Shqipëri dhe në vende të tjera të pushtuara prej osmanëve emri i vjetër kastriot rëndom zëvendsohej me fjalën turke dizdar. Shumë vonë, në kohën tonë u krijua fjala e re shqipe kështjellar me prapashtesën –ar nga emri kështjellë, e cila e zëvendson kuptimisht fjalën e vjetër kastriot (dhe dizdar). Prandaj këta emra me prejardhje të gjuhëve të huaja pothuajse nuk përdoren më në gjuhën shqipe.Po shtoj këtu se Edit Durhami, duke përshkruar mjaft hollësisht qytetin e Beratit, shkruan ;”Rrënojat e kështjellës së qytetit qëndrojnë lart si kurorë. Qyteti i vjetër quhet Kastra ,që gjendet maje kodrës mbi një lumë “( Brenga e Ballkanit,Tiranë,199O, f.74 e 75). Edhe emri i qytetit Gjirokastra përbëhet nga emri i personit Argjyro+Kastra në fillim me kuptimin kështjellë, kala.
Përndryshe emri i përgjithshëm kastriot ësht fjalë e prejardhur, e formuar nga emri castrum / kastra me prapashtesën e greqishtes –iotis, shqip -iot. Pra emri kastriot ësht krijuar me formantin –iot, posi emrat etnikë himariot, suliot, delviniot etj. nga emrat e parmë Himarë, Sul, Delvinë.
Me patronimin e Kastriotëve kanë lidhje disa toponime, dmth. emra vendesh, në trojet e shqiptarëve dhe në ndonjë territor përreth tyre. Po sjellim këtu disa prej tyre.
Në rrethin e Dibrës, saktësisht në veripërendim të qytetit të Peshkopisë, ësht fshati Kastriot, i cili dëshmohet si vendbanim i vjetër nga gjetjet arkeologjike. Ka të dhëna që tregojnë se ky fshat në shekullin XIII ishte pronë e Kastriotëve. Pa dyshim emri toponimik i vendbanimit Kastriot ësht krijuar nga emri etnik, nga patronimi farefisnor Kastriot-i. Kjo ësht një dukuri e shpeshtë etnolinguistike jo vetëm në shqipen, por edhe në gjuhë të tjera.
Kastri-a ishte një qytet antik (shek.V) në Epirin Qendror. Si duket ky emër vendi ësht krijuar nga apelativi castrum / kastra me prapashtesën –i.
Në disa të dhëna burimore dhe në ngjarje historike shpeshherë përmendet fortesa, kështjella e quajtur Kastro në qarkun e Janinës, më saktësisht në rrethin e Artës.
Në Regjistrin venedikas të Shkodrës të viteve 1416 e 1417 ësht shënuar emri i katundit Kastrat. Ky toponim del rregullisht në dokumentet e mëvonshme. Siз dihet, Kastrati sot ësht një krahinë etnografike e Malësisë së Madhe në veriperëndim të Shkodrës. Emri shqip e ka burimin prej fjalës së latinishtes castrum, dhe ësht formuar me prapashtesën e ilirishtes –at.
Për autoktinë e vjetër të shqiptarëve në viset e Dardanisë ka rëndësi emri i një fshati të rrethit të Kurshumlisë në Serbi, jo shumë larg prej Podjevës së Kosovës, i cili qyshkur quhet Kastrat në gjuhën shqipe dhe serbe. Të gjithë banorët e këtij fshati tani janë serbë.
Në Drenicë (Kosovë) qysh prej shekullit XIV e këndej përmendet në regjistra të ndryshëm, madje edhe sot ekziston, një fshat me emrin shqip Kastërc ndërsa sllavisht Kostrce. ësht e mundshme që ky toponim të jetë formuar nga emri shqip kastër dhe që më vonë i ësht shtuar prapashtesa sllave përkatësisht serbe –ce, e cila ndeshet në shumë toponime të Kosovës dhe ngjeti.
Në bazë të kësaj që u tha më lart, mund të konstatohet se emri Kastriot, me të cilin quhen familjet feudeale shqiptare, ndër të cilat familja heroike e Skenderbeut, në fillim tregonte pronarin ose komandantin e një fortese a kastre. Më vonë e me kohë kjo fjalë u bë emër vëllazërie ose fisi, u bë patronim i feudealëve të vegjël, si i Pal Kastriotit, i Gjon Kastriotit, i Gjergj Kastriotit etj. Nga pikëpamja gjuhësore emri përkatësisht patronimi Kastriot ësht formuar nga fjala e latinishtes castrum përkatësisht greke kastra (“fortesë, kështjellë”) me prapashtesën –iot, për të treguar pronarin ose komandantin e një fortese a kalaje.
Emrat e vendeve Kastri, Kastra, Kastriot, Kastrat, Kastërc etj. kanë lidhje etimologjike me fjalën e huazuar shqipe nga latinishtja castrum përkatësisht nga greqishtja kastra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kosov-crew.0forum.biz
 
Mbi Patriotin KASTRIOT-I
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Mesimet :: Mesime te tjera-
Kërce tek: