Mir Se Vini Ne Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Kosova-Crew
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimiFlet sternipi i skenderbeut Xat_chat

 

 Flet sternipi i skenderbeut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
erolind
A.i Mire
A.i Mire
erolind


Male Numri i postimeve : 676
Age : 25
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Flet sternipi i skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Flet sternipi i skenderbeut   Flet sternipi i skenderbeut Icon_minitimeSat Nov 08, 2008 2:21 pm

Ne jemi dy linja që vijmë nga familja e Skënderbeut, një në Napoli dhe një në Leqë dhe ato kanë mundur të mbijetojnë në saje të tre personazheve të familjes sonë. Brez pas brezi i kemi trashëguar pothuajse të njëjtit emra-Xhorxho, Aleksandro Konstandino dhe unë jam brezi i 14-të, i familjes nga ana e gjinisë mashkullore, të Gjergj Kastriot Skënderbeut, thotë stërnipi i heroit tonë kombëtarë, Aleksandro Kastriota Skanderbeg.

Në ditën e fundit të edicionit të V-të të Festivalit "Nine Eleven dedikejshën", kryetari i jurisë së këtij festivali, Aleksandro Kastriota Skandërbeg, i cili këto ditë po qëndron për herë të parë në Kosovë intervistohet nga radio Blu Sky e Prishtinës. B.Sky: Zotëri Skenderbeg, jeni për herë të parë në Kosovë, dhe nëse po, cilat janë përshtypjet e juaja për Kosovën.

Aleksandro Kastriota Skandërbeg: Është hera e parë që vij në Kosovë. Për këtë e falënderoj Blerim Gjocin, që më ka ftuar të marr pjesë në festivalin e pestë të filmit "Nine Eleven". Unë shpresoj tani e tutje do të jem më shpesh në Kosovë, por në vizitën e ardhshme besoj se do të flas gjuhën shqipe, që të komunikoj drejtpërdrejt me kosovarët. Përshtypja e parë, më të arritur në Kosovë, ishte pritja e tre personave në aeroport të cilët me uruan mirëseardhje, por ajo që unë dua të them është se në njërin nga ta, në kartelën e identifikimit e lexova emrin Murat. Ishte një emër i frikshëm sepse menjëherë më është kujtua Sulltan Murati, sepse unë e njoh shumë mirë historinë e gjyshit tim.

B. Sky: Meqenëse nuk keni qenë asnjëherë në Kosovë, si e keni imagjinuar Kosovën para se të vini ?

Aleksandro Kastriota Skandërbeg: Thënë të drejtën, para se të vija këtu kam menduar se do të gjejë një vend të shkatërruar pas luftës. Por tani jam shumë i befasuar kur po e shoh një vend tjetër nga ai që e kam paramenduar. Tani po e shoh një Kosovë më rregulla, të qetë, dhe kjo për mua është shumë pozitive.

B. Sky: Z Skenderbeg, nga kush jeni informuar se jeni trashëgimtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut, dhe në cilën moshë ?

Aleksandro Kastriota Skandërbeg: Skënderbeun kam filluar ta njoh që nga fëmijëria. Por në moshë të vogël më është dukur si një personazh përrallash, si një legjendë dhe nuk arrija dot që ta konceptoja që ka ekzistuar më të vërtet. Duke u rritur u bëra kureshtar të dijë me shumë, fillova të lexoj romane të bazuar në historinë e tij, si psh., Fan Nolin, si dhe një shkrimtar italian, i cili është bazuar në historinë e Marin Barletit, dhe atëherë unë fillova të bëhem i vetëdijshëm që në damarët e mi qarkullon gjaku i këtij njeriu të madh, këtij heroi mesjetar, që lirisht mundë të quhet një luftëtar i shenjtë.


B.Sky: Keni ruajtur diçka nga tradita shqiptare dhe keni njohuri cili brez jeni nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut ?

Aleksandro Kastriota Skandërbeg: Fatkeqësisht familja ime është italianizuar dhe nuk kemi ruajtur tradita të vjetra shqiptare, por një gjë të rëndësishme që e kemi trashëguar dhe që e ruajmë është madhështia dhe modestia e tij.

Ne jemi dy linja që vijmë nga familja e Skënderbeut, një në Napoli dhe një në Leqë. Këto dy linja kanë mundur të mbijetojnë në sajë të tre personazheve të familjes sonë. Brez pas brezi i kemi trashëguar pothuajse të njëjtit emra Xhorxho, Aleksandro Konstandino,dhe unë jam brezi i 14-të, i familjes nga ana e gjinisë mashkullore, të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

B. Sky: Ju jeni kryetar i jurisë se Festivalit të Pestë "Nine Eleven". Çka mendoni për filmin këtu ne Kosovë, thjesht në cilën pozitë e klasifikoni filmin kosovarë ?

Aleksandro Kastriota Skandërbeg: Fillimisht përshtypja e parë që më është krijuar është pozitive. Mbi të gjitha e vlerësoj kreativitetin e artistëve. Gjithmonë duke kuptuar mungesën e financave, e që lenë për të dëshiruar në aspektin teknik, por prapëseprapë është një gjë e madhe për këta filma që janë punuar. Ajo që më ka bërë përshtypje, është se tematika e festivalit është problematika e vuajtjes, e prostitucionit, e vetmisë, e emigracionit dhe kjo duket se ky është një vend që ka probleme të mëdha të cilat i ndjejnë aktorët. Dhe kjo më ka bërë të kem emocione të forta që akoma jam duke i ndjerë. /mia/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kosov-crew.0forum.biz
 
Flet sternipi i skenderbeut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Mesimet :: Mesime te tjera-
Kërce tek: