Koncepti i modelit më të ri të prodhuesit të famshëm të automobilave Mercedes – Fascination – vërtetë po arrin t’i fascinojë adhuruesit e veturave.
Ky model, në një mënyrë, na bën me dije se si do të duket gjenerata e ardhshme e Mercedesit, E-klas.
Tashmë është bërë e ditur se pjesa e përparme e këtij modeli do të jetë pjesë e modeleve të ardhshme të E-Klasës, ndërsa modeli karvan dhe kupe, do të marrin elemente anësore nga modeli CLK.
Dizajni i interierit të modelit Fascionation, po ashtu është i ngjashëm me atë të E-klasës – që pritet të prezantohet në korrik të vitit të ardhshëm – ndërsa premiera e këtyre modeleve është paralajmëruar për sallonin e ardhshëm të veturave në Gjenevë