Don Mattrick, zëvendësdrejtor i Microsoft Interactive Entertainment, në një bisedë për gazetën BusinessWeek ka thënë haptazi se beson fuqishëm që konzola e lojërave Xbox 360 to shënoj rezultate bindshëm më të mira të shitjes në krahasim me gjeneratën e fundit të PS3, konzolën e lojërave të kompanisë japoneze Sony.Sipas Mattrick, lirimi i paradokohshëm i çmimit të konzolës së lojërave të gjigantit softuerik Microsoft në Amerikë, gjithsesi do të t’i kontribuojë rritjes së popullaritetit të Xbox 360 në raport me Playstation 3. Megjithatë, nga Microsoft nuk kanë dashur të porosisin që “do të rrëzojnë” edhe konkurrentin e tyre të dytë më të fuqishëm, kompaninë Nintendo, konzola e lojërave e së cilës po shënon suksese në mbarë botën.
"Për momentin nuk mund të them me plot siguri se do ta lëmë edhe Nintendon larg prapa nesh, por sigurisht do të shesim shumë më shumë njësi të gjeneratës së fundit të Xbox 360 sesa që do të shes Sony", ka sqaruar Mattrick.
Megjithatë, nga agjencia për hulumtimin e tregjeve IDC pohojnë se deri në fund të vitit 2008 në mbarë botën do të shiten 44.5 milionë njësi të konzolës Wii nga Nintendo, derisa Microsoft nuk do të realizoj shitje më të madhe se 27.7 milionë njësi. Nëse mund t’u besohet këtyre parashikimeve Sony do të duhet të kënaqet me shitjen e “vetëm” 24.2 milionë njësive të Playstation 3.