Historia dhe zanafilla e Sociologjisë
Si shkencë e vecantë, sociologjia zyrtarisht njihet aty nga fundi i shekullit të 19. Ajo u shkëput si shkencë e veçantë në atë kohë nga Filozofia, Shkencat ekonomike, Etnografia. Zanafila e krijimit të saj si shkencë është e lidhur ngushtë me zhvillimet e shoqërisë qytetare në Europën e shekullit të 19. si dhe me industrializimin progresiv. Mendimtarët e hershëm dhe ato të mesit të shekullit të 19. si Henri de Saint-Simon, <b>****</b>l Marx, Herbert Spencer, edhe sot e kësaj dite llogariten si mendimtarët klasik të sociologjisë.
Emërtues i sociologjisë ishte shkencëtari francez Auguste Comte me librin e tij (Système de politique positive, ou Traité de sociologie, instituant la religion de l'humanité, 4 Bde., 1851-1854).
Përkufizime
Nga shpjegimi i kuptimit dhe i përmbajtjes se sociologjisë buron edhe vetë përkufizimi i saj. Disa nga këto përkufizime janë:
* "Sociologjia është studim i jetës së grupeve shoqërore" (Earl Babbie, 1983)
* "Sociologjia është studim sistematik i shoqërisë njerëzore" (John Macionisin & Ken Plummerin, 1998)
* "Sociologjia është shkencë, në kuptimin që ajo nënkupton metodat sistematike te studimit dhe vlerësimit te teorive nën driten e fakteve dhe argumenteve logjike" (Anthony Giddens)
* "Sociologjia është një studim sistematik i jetës shoqërore, grupeve shoqërore dhe shoqërive, me theks te veçantë në shoqëritë moderne, te industrializuara" (N. Fanuko, 1997)
Ndarja e Sociologjisë
Sociologjia në një ndarje të thjeshtë ndahet në:
Sociologjia e përgjithshme
Temat kryesore të Sociologjisë së përgjithshme janë psh: Veprimi social,Interaksioni social, Shkëmbimi social,Ndryshimi social, Mobiliteti social, Struktura sociale,Pushteti, Hegjemonia, Elitat, Grupet, Rolet sociale, Klasat, Socializimi etj.
Sociologjitë e veçanta
Ndër më të rëndësishmet nga sociologjitë e veçanta janë: sociologjia e Punës, sociologjia e Familjes, sociologjia Politike , sociologjia juridike. Nga diferencimi i vazhdueshëm edhe i vet sociologjisë ,dita ditës formohen edhe sociologji të tjera të veçanta.
Metodat Sociologjike
Numëri i madhë i instrumenteve metodike të sociologjisë empirike ndahet si vijon:
* Metodat Kualitative
* Metodat Kuantitative
* Metodat Historiko-Krahasuese(komparative)
Shumë shpesh përdoren kombinime të këtyre 3 Metodave (Metodat mixe/të përziera).
Ndarja e Sociologjisë sipas Temës që trajton
Makrosociologjia
* Sociologjia Marxiste
* Strukturalizmi
* Funksionalizmi
* Strukturfunksionalizmi
* Teoritë Kritike
* Teoritë Sistemore
* Teoritë Kulturore
Mikrosociologjia
* Sociologjia e Konfliktit
* Interaksionizmi Simbolik
* Dinamika e Situates
* Sociologjia e Fenomenit
* Individualizmi Metodologjik
* Sociologjia Figurative
* Etnometodologjia
Mesosociologjia
Ky nocion është shumë pak i definuar dhe përshkruan psh. Sociologjinë e Institucioneve, të Ritualeve dhe Organizatave.
Sociologë të rëndësishëm
* Theodor W. Adorno
* Auguste Comte
* Émile Durkheim
* Norbert Elias
* Michel Foucault
* Jürgen Habermas
* Paul Lazarsfeld
* C Wright Mills
* <b>****</b>l Marx
* Vilfredo Pareto
* Talcott Parsons
* Georg Simmel
* Herbert Spencer
* Ferdinand Tönnies
* Max Weber