Mir Se Vini Ne Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Kosova-Crew
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimiNënë tereza Xat_chat

 

 Nënë tereza

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dj_cobr4
S.Moderator
S.Moderator
dj_cobr4


Numri i postimeve : 289
Registration date : 28/10/2008

Nënë tereza Empty
MesazhTitulli: Nënë tereza   Nënë tereza Icon_minitimeMon Nov 10, 2008 2:58 pm

NËNË TEREZA
OSE "FUQIA E MIQËSISË VËLLAZËRORE"

Në ditën e marrjes së çmimit Nobel, më 10 dhjetor 1979, Nënë Tereza tha: "Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tim shqiptar dhe lus Zotin që paqja dhe dashuria e Tij të jenë në zemrat tona, në çdo familje".
Mungesa!
Urata e Nënë Terezës për bashkëkombësit e saj është shprehur në një strofë katërshe, në të cilën këshillat e saj paraqiten si amanet moral. Njeriu shqiptar duhet:
"Ku është urrejtja, të sjellë dashuri,
Ku është përçarja, të sjellë bashkim,
Ku është dyshimi, të sjellë besim,
Ku është dëshpërimi, të sjellë shpresë!"
Në vitin 1991 për herë të parë Nënë Tereza kishte edhe pasaportën diplomatike të shtetit shqiptar. Qytetare nderi e SHBA, e Britanisë, e Indisë dhe e disa vendeve të tjera, ajo mbante dekoratat më të rëndësishme të botës së sotme:
- "Pamada Shir" (1962);
- "Ramon Magsysay" (1962);
- "Gjoni XXIII për Paqen" (1972);
- "Samaritani i mirë", Boston (1971);
- Shpërblimi Ndërkombëtar "Xhon Kenedi" në Uashington (1971);
- "Nehru" (1972);
- "Tempelton" (1973);
- "Nëna e të gjithë nënave" (1973);
- "Balzan" (1978);
- Çmimi "Nobel për Paqen" (1979);
- Shpërblimi më i lartë amerikan "Medalja e Lirisë" (1985);
- Shpërblimi më i lartë i Rusisë "Medalja e Paqes" (1988);
- Urdhëri i Skënderbeut
Sipas presidentit amerikan Bill Klinton, "Nënë Tereza ka sjellë shpresë dhe dashuri në jetët e miliona jetimëve dhe fëmijëve të braktisur, në të katër anët e botës". Egil Aarvik, Sekretar i Komitetit Nobel për Paqen, duke vlerësuar Nënë Terezën thoshte se "ajo na ka dëshmuar se ç'do të thotë altruizëm, dashuri për të varfrit, vepra më e lartë dhe më bujare njerëzore, dashuria që s'pret asgjë, që beson çdo gjë". Piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra ka shkruar: "Nënë Tereza është shprehja më e bukur e mirësisë, e humanitetit, e bujarisë, e flijimit, e gjithë asaj që mund ta quajmë shërbim në dashuri". Ish-presidenti amerikan Ronald Regan, aktor i njohur i Hollivudit, shprehej: "S'është e mundur të jesh në praninë e një personaliteti siç është Nënë Tereza, dhe të mos jesh optimist. E kemi dëgjuar dhe vështruar në heshtje, me vëmendje dhe dashuri, si heroinë të kohës sonë". Nayanatra Rey, një induist i njohur, mendon se "ajo është nëna e Indisë dhe nëna e mbarë botës, sidomos e botës që vuan, është mrekullia e dashurisë së krishterë për mbarë rruzullin tokësor". Ndërsa presidenti i republikës së Shqipërisë Rexhep Meidani ka bërë këtë vlerësim: "Nënë Tereza ishte simbol i madh i mirësisë universale. Nënë Tereza ishte një qytetare e madhe e botës, rrugët e së cilës ajo i përshkoi gjatë tërë jetës së saj në shërbim të të varfërve, të atyre që kishin nevojë, me përunjësinë e saj prekëse".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dj_cobr4
S.Moderator
S.Moderator
dj_cobr4


Numri i postimeve : 289
Registration date : 28/10/2008

Nënë tereza Empty
MesazhTitulli: Re: Nënë tereza   Nënë tereza Icon_minitimeMon Nov 10, 2008 2:58 pm

Kishin kaluar rrafsh gjashtë vjet nga botimi i librit "Nëna jonë Terezë", nga pena e artë e zotit Dom Lush Gjergji- nga Prizreni ynë historik: kur i ra ndërmend (nën trysnitë ndërkombëtare!) ta shkruajë reçensionin te "Rilindja" kritiku ynë letrar, z. Vehap Shita. Edhe atëherë aty shprehej njëfarë soj vetëkritike, por absurditedi ishte tepër i madh për një vetëkritikë tepër të vonuar e tepër të përciptë!!??
Ky libër "që njëkohësisht u botua edhe në gjuhën kroate në Zagrep, po me atë titull: "Nasha Majka Tereza", që është i pajisur me foto për zonjën Gonxhe Bojaxhiu, që nga mosha e saj e re, 16 vjeçare kur iu përkushtua Kishës.
Pra, libri na mësonte se Gonxhe Bojaxhiu është e bija e Kolë Bojaxhiut nga Prizreni, familja e së cilëvet ishte shpërnbulur në Shkup. Kolë Bojaxhiu ishte deputet i Shkupit, të cilin e helmuan në parlament, në Beograd. Dhe helmimi ishte aq i fortë, sa që vdes për 4 ditë nga hemorragjia e brendshme, që ia kishe gri e shkatërruar rropullitë. Kjo mizori ishte në traditën e zezë serbiane, ku pësonin deputetët joserbë: shqiptarë, kroat...
Për një përvjetor të Ditës së Flamurit, Tribunët e popullit tonë: Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina..., e festojnë në shtëpinë e Kolë Bojaxhiut, në Kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, në Shkup: duke hedhur në dysheme secili shkrepësen e vet, dhe me t'i ndezur, bënë një flakë gjer në plafon!
Flaka e festës dhe dëshira e dashuria jonë për liri e pavarësi kombëtare, do të lëpinte edhe zenitin dhe shtatë kontinente: Nëna jonë Terezë, më 1979, merr çmimin e merituar "Nobel për Paqe". Për të janë botuar mbi 100 libra, në gjuhë të ndryshme të botës; dhe kjo grua shqiptare, misevogël, u bë digë e pakalueshme për propagandën shpifëse e shfrenuese serbiane, se kinse shqiptarët na qenkeshin të egër e dhunues. Kanibal!!!
Gjysmë shekulli më parë, Nënë Tereza u bë mjeke e arsimtarëve në pjesën e varfër të qytetit të madh- Kalkuta.
Aty atëherë, e deri në momentin e vdekjes, ushqeu dhe arsimoi të varfërit pa asnjë lloj pagese as shpërblimi. Të sëmurët, nga një sëmundje e rrezikshme- ngjitëse e lëkurës "gërbula", i merrte tok me motrat e veta të nderit, i lante dhe i mjekonte. Njëri i sëmurë, të cilin ua kishe rrëmbyer nga kthetrat e qenëve, kur u gjet në spital i rrethuar me kujdes, pati thënë:"Kam jetuar si qen e po vdes si engjëll!!!"
Gazeta e atëherëshme kishtare maqedonase "Blagovest", duke tentuar që ta përvetësonte Nënë Terezën, e mbiquante Ganxhe Bojaxhievsi!!
Kështu të huajt kanë tentuar që ta përvetësojnë edhe Migjenin...madje edhe Skënderbeun!!!
Edhe tejet interesant dhe pakufishmërisht e çuditshme, se pas atyre të huajve shkojnë edhe disa "tanët" me dashje e me qëllime të kë**** antikombëtare, qoftë nga mosdija e nga mosinteresimi, apo injoranca idiotike: duke përkthyer tekste nga të huajt. Në këtë grackë ka rënë edhe zonja Mirela Zoto (ashtu çka mund ta ketë Naim Zoton!?- një hiçgazetar...), duke marrë nga revista italiane "Gola" të 1 shtatorit 1996 e të botuar te "Revista Familjare" NR. 33 (100) në faqet 4-5, me mbititull "Nënë Tereza e Kalkutës"!! që do të ishte e barabartë me konstatimet arbitrare: Migjeni i Malit të Zi!!! Skënderbeu i Stambollit apo i Anadollit!!! As "Rilindja" nuk ngeli prapa. Ajo konstatoi se Nënë Tereza është "katolike romane"!!!
Kur unë po e përfundoja "Kurorën sonetike", të burgosurit politik me në krye mësuesin e tyre Hydajet Hysenin (Esmeralda falltore!!) nuk lenin gjë pa e sha Gonxhe Bojaxhiun e pa më përbuzur mua që merreshkam me kotësira!!! Kurse Kadri Veselaj në Letrën, në 10 faqe, të shkruar me makinë me rreshta të shpeshtë (të cilën po ia prezantoi Radaksisë), të datës 3.11.1996, shkruan tekstualisht, pa ia përmirësuar gabimet injorantit konservator- antikombëtar: "Te arriturat e pluralizmit tënd mund t'i vresh edhe në pullat postale që mi dërgove në zarfin e fundit. Tri pulla postale (...) kishte Nënë Terezën (faqezezën) që si pa asnjë të mirë populli i vet. Përmes dorës së saj është zgjatur filantropia e agjenturave të huaja, të cilën e çmojnë ata dhe e përkrahin me zell me qëllimin e saj të ndytë. Nuk shërohen njerëzit me lëmosha ashtu si nuk hiqet uria me lutje e mashtrim".
Jo. Nëna Terezë nuk mund të ishte as maqedonase, as serbiane: se ato nuk janë mikëpritëse, as bukëdhënëse; madje edhe e shajnë bukën "jebemti lebac"!!- shprehej shkina plakë e Leskovcit.
Atëherë vie konkluzioni ynë: Asgjë nuk lind rastësisht. Pra, Nëna jonë Terezë është një jehonë- sintezë e mikëpritjes dhe e trimërisë tradicionale shekullore shqiptare.
Populli ynë duhet ta thadrojë në kokë se Prizreni dhe Shkupi i takonin Vilajetit të Kosovës dhe tok me trevat tjera të pushtuara i takojnë Shqipërisë Verilindore edhe Toplica.
Ajo nuk e kishte emrim-Anjeza!! As ishte bijë e një afaristi të thjeshtë!- sikur shkruan revista e huaj, e ne e marrim ashtu pa kriter: aty vetëm sa përmendet me majë të gjuhës: "Vajza e vogël e një afaristi shqiptar"!
Vërtet rezultate të mrekullueshme, Nënë Tereza me motrat e nderit, në historinë e urdhërit "Murgeshave të Lira" sot kanë 537 filiale në 137 vende të botës.
Punë e madhe humane kjo, por edhe me rrezik: kartela e varur në mur paralajmëron: "Mos puth as mos përqafo fëmijët për arsye shëndetësore". Kurse kartela tjetër, anash shkruan me shkronja të mëdha:"Nga të gjitha gjërat e bukura që ka bota, më e bukura është Nënë Tereza..."
Ndërsa për abortin e foshnjave, Nënë Tereza ka thënë: "Aborti është shenjë e çartë se vendi që e pranon, njerëzit të cilët e bëjnë janë të varfër në shpirt; që don të thotë se njerëzit kanë frikë për të ushqyer edhe një fëmijë, prandaj më parë se të lindin, e mbysin.Sot ka shumë vende në botë që e përdorin abortuesin, sterilizimin dhe mjete të tjera për t'ju shmangur jetës, për ta mbytyr jetën në fillim të saj: kjo është shenja më evidente se këta janë popuj më të varfër ndër të varfërit, sepse s'kanë guxim ta pranojnë edhe një jetë më tepër. Rreziku më i madh për paqe sot është abortuesi (mbytja e fëmijëve të palindur), sepse nëse nëna mund ta shkatërrojë jetën, nëse nëna mund të jetë gjakatare e fëmijës së vet, çka të themi atëherë për vrasjet tjera, të shumta në botë? Për këtë vrasja gjithnjë e më tepër përhapet në botë. Njerëzit sot në botë nuk e duan njëri-tjetrin, nuk kanë kohë për shoqi-shoqin, e shih këtu edhe është fillimi. Abortuesi është fillimi i të kë****ve në botën e sotme...Ajo familje, ai popull, i cili nuk frigohet prej fëmijëve, prej jetës së re s'ka pse të ketë frigë prej ardhmërisë."...
Ndërkaq me rastin e pritjes madhështore në Shkup, zoti Nikë Prelaj shkruan: "O ti Shkup! Pas tërmetit të parë dhe sidomos pas tërmetit të dytë, që e lëvize ti Nëna Tereze, o ti komb, prej të cilit ke dalur ti, nuk je më më i vogli në botë,se mbarë bota të nje përmes Nënës Tereze"
Dhe lajmi i gëzuar: Nënë Tereza qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara Amerikane!!!
Dhe lajmi i hidhur: Nënë Tereza- vdiq!
Dita e shtunë, 6 shtatori 1997: vdiq Nëna Terezë! Bamirësja 87 vjeçare shqiptare: Hej shqiptarë! Mos u kalamendni, sikur që nuk u kalamend engjëllushja jonë! Një grua e zakonshme kur vdes dhe i lë një tufë fëmijësh, thonë se Hëna e Dielli ndalen për një hop! Po tash që vdiq një nënë e madhe, e jashtëzakonshme: do të shqetësohet hëna e dielli, yjet e qielli e zogjtë e malit, fëmijët jetëdashës e njerëzit lirigrishës!
Vdiq Nëna shqiptare, Nëna e Shqipërisë! Por edhe e Kalkutës dhe e gjithë Botës!! Në prag të Vitit të Ri Shkollor: zilet cingërrojnë, por nëpër korridoret e shkollave, as në pargjet e dyerve të klasave nuk po shihej Mësuesja- Nënë e Nëna- Mësuese!! E nxënësit- varfanjakë shqetësohen tamam sikur zogjtë e shpupëluar, kur iu vonohet nëna-shpend: ata shpresëthyer e sqephapur, kalamendshëm presin e dridhen mornicash! Nuk po shihej Mësuesja... e syçkat e përlotura të voshnjave e të nxënësve e kërkojnë... Nuk duket engjëlli, por shihet hija e heton fryma- frymëzuese e afshit pranveror! Afsh ngrohtësie në gjirin kombëtar! Më kot fëmijët flokëshpupurishur so t'i sjellin kokat e vockla andej-këndej e do ta kërkojnë me sy e do ta grishin me zemër e me shpirt: Mësuesen e Nënën e tyre të dashur e të pazëvendësueshme... Ajo nuk i lindi, por i rriti!!! I rriti me bukë dhe i ndriçoi me rrezet e diturisë së saj të pakufishme... Ajo nuk duket, po aty është! Është fryma e saj e mëshirës dhe e dashurisë: në klasë, në kuzhinë, në sofër, në shijen e vezës, e në afshin e çajit të nxehtë...është nëpër depot e ushqimore të Kryqit të Kuq Kombëtar e Ndërkombëtar...në hartën gjeografike është...në zemrat e të gjitha ngjyrave e racave njerëzore...pa dallim e pa kufi, amshueshmërisht...nëpër saksia lulesh është...Në çdo syth mali... Gonxheja: lëng jetëdhënës e çdo gonxheje në shpërthim pranverash... nektar në çdo lule, e mbi krahët e çdo blete punëtore.
Sa herë që do të bie shi e do të nxejë dielli; do të përpiqet të paraqitet ylberi- sar e sari- ylber, mbi fytyrën Nënë së Botës... e të gjithë Globit tokësor- njerëzor! Fytyrat e zemrat liridashëse do të galdojnë (tek-tuk) shpendët e arësirës, do të histerizojnë me këngët e shpendkeqëve...) me një emër në buzë e në gjuhë, në zemër e në shpirt...Vlerat, virtytet e karakteret njerëzore ishin tripëzuar në kurimin e saj: fryma e saj është midis nesh, ngrohje dhe mbrojtje, diell dhe ozon!! E kemi në vjershë sot e nesër...në Abetare e kemi...në Leksion, në Ekcikplopedi- Nënën tonë Enciklopedike!!!
Dhe Kometa- ra! Po jehu i saj po na ndriçon e do të na ndriçojë amshueshmërisht...
Vdiq Nëna e Shqipërisë- po JO- Nëna Shqipëri!! Me jetën dhe vdekjen e Nënës Gonxhe, Nëna Shqipëri u sforcua Kombëtarisht e Ndërkombëtarisht...Një minut heshtje!- Përjetësisht dhembje e pakompenzueshme...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dj_cobr4
S.Moderator
S.Moderator
dj_cobr4


Numri i postimeve : 289
Registration date : 28/10/2008

Nënë tereza Empty
MesazhTitulli: Re: Nënë tereza   Nënë tereza Icon_minitimeMon Nov 10, 2008 2:59 pm

Ishte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, me datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmininë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dukej e dobët dhe shëndetligë.[/right]Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.

Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Mësimet e para i bëri në një shkollë shqipe në Shkup, ndërsa gjimnazin, po në atë qytet, në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e saj të rinisë ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe të recitonte poezi, të kompozonte dhe të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Nënë Tereza u largua nga me 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Më 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’përzemerta Gonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në “atdhe”, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore.

Moter Tereza u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave. Nënë Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurise" (1951) për t'u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithe bota mesoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqiperia heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa për të parë nënen e saj qe jetonte në Tirane, as për te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as... për të parë varrin. Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960 000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja në bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitim e bonjake. Keto janë shifrat e mesit te viteve '80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane ndryshuar shumë.

Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar rishtas në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".

Në shtëpinë e Nënë Terezës kishin hyrë edhe vetë mbretëresha britanike, pastaj njerëz të tillë siç janë kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dj_cobr4
S.Moderator
S.Moderator
dj_cobr4


Numri i postimeve : 289
Registration date : 28/10/2008

Nënë tereza Empty
MesazhTitulli: Re: Nënë tereza   Nënë tereza Icon_minitimeMon Nov 10, 2008 2:59 pm

Atëherë kur epoka e gjatë mbi pesëshekullore e pushtuesve otomanë, mbi tokat arbërore, po venitej dhe po fundosej në perëndimin e përgjithmonshëm dhe Agu i Ditës së Madhe të Shqipërisë po afrohej, Dielli i kësaj dite të re i lëshoi rrezet në Shkupin tone të lashtë. Aty lindi Dielli, që për më se një gjysmë shekulli do të nxente botën mbarë me rrezet më të forta të dashurisë dhe të mirësisë e do t'i rijetësonte të sëmurit, të varfërit dhe të braktisurit, të të gjitha racave njerëzore, anembanë planetit tonë. Kjo ndodhi pikërisht më 26 gusht 1910, kur Drane e Kolë Bojaxhiut u lindi një vajzë, si një lule e bukur, të cilën e pagëzuan me emrin simbolik – GONXHE. Agëja e Lazri ia kishin përcjelur motrës së vogël vlerat e larta edukative të marra nga prindërit, ia kishin mësuar lojërat fëmijënore dhe e kishin ndihmuar që të bëhej nxënësja më e dalluar në shkollë dhe ylli më i ndritshëm në veprimtaritë kulturore-artistike. Gonxhja e bukur rritej duke shpërndarë nga Shkupi iVjetër vezullima dhe aromë dashurie e njerëzie, në të gjitha tokat arbërore.

Familja Bojaxhiu, si shumë familje katolike, gjatë muajve të verës, pushonin në Letnicë të Karadakut, ku përveç rekreacionit zhvillonin edhe veprimtari fetare e lutje, në Shenjtoren e Zonjës së Madhe, që populli e quan edhe "Zoja Cërnagore". Si bijë e një familjeje të devotshme dhe të spikatur – përparimtare e patriotike, Gonxhja, disa vjet me radhë (1922 – 1928), një pjesë të pushimeve verore në këtë malësi i kalonte në Stubëll, duke i nderuar kështu Martirët e Karadakut dhe Vatrën e Parë të Arsimit Shqiptar në Kosovë. Siç kanë dëshmuar nxënës të "Shkollës së Dom Mikelit", Gonxhe Bojaxhiu ishte inkuadruar edhe në programet kulturo-artistike të nxënësve të kësaj shkolle.

Mbas gjashtë vjet lutjesh të posaçme, larg syve të të gjithëve, para trupores së Zonjës së Madhe, në Letnicë, kur po mbushte 18 vjet, pikërisht më 14 gusht 1928, Gonxhe Bojaxhiu ndjen në shpirt Thirrjen e Shpirtit të Shenjtë dhe vendos që rininë e gjithë jetën e Saj t'ia kushtojë Zotit, në shërbim të njeriut nevojtar – të sëmurë, të varfër, të braktisur… Mbasi merr bekimin e familjes, Gonxhja përgatitet dhe më 26 shtator 1928 niset në Udhën e Shenjtërisë, e cila, pasi kalon nëpër Zagreb e Dublin, e shpie në Indinë e largët, pikërisht në Kalkutë, ku nis Misionin e Saj të Dashurisë e të Shenjtërisë dhe prej nga përhapi rreze të mirëfillta dashurie, mirësie e njerëzie, në të katër anët e botës.

Atë që nuk mund ta bënin as autoritetet shtetërore, as institucionet në Kalkutë, në shërbim të njerëzve nevojtarë, e bëri Nëna Tereze dhe murgeshat e Kongregatës "Misionaret e Dashurisë", që u shpërndanë dhe vazhdojnë shërbimet për të sëmuarit, të varfërit e të braktisurit, në mbarë botën, pa dalluar raca, kombe, besime apo përkatësi të tjera. Hindusët, myslimanët dhe katolikët, në Kalkutë, të parët e thirrën këtë bijë shqiptare Nënë, për t'u njohur pastaj si nënë e të gjithëve, kudo Ajo dhe murgeshat e Saj vepruan, në mbarë botën. Ishte veprimtaria e shenjtë e Saj, që solli vendimin historik: kur Nëna Tereze, më 5 shtator 1997 ndërroi jetë, në selinë themeltare dhe qendrore të Misionareve të Dashurisë, autoritetet shtetërore dhe fetare të Kalkutës kanë vendosur që Ajo të varroset me ceremoni të trefishtë mortore – katolike, myslimane dhe hinduse.

Nuk kishte lider as regjim që mund ta mohonte, të mos e pranonte. Kudo mirëpritej, sepse ishte e dashur për të gjithë. Edhepse diktatori komunist Enver Hoxha ia kishte keqtrajtuar Nënën Drane dhe Motrën Age, me të cilat nuk ia kishte lejuar komunikimin, duke mos i lejuar as pjesëmarrjen në varrimin e tyre, Nëna Tereze sapo kish mbërrijtur në Tiranë, për të parën here (më 15 gusht 1989 – mu në Ditën e Zonjës së Madhe), bashkë me të vejën Nexhmije Hoxha, shkoi dhe luti mbi varrin e Enver Hoxhës, duke u treguar kështu të gjitha qenieve arbërore, madje edhe njerëzimit mbarë, se Ajo nuk e njohu urrejtjen dhe se arma më e fuqishme dhe më efikase për luftimin e urrejtjes dhe përgjithësisht të keqes, është dashuria dhe besa në Zotin.

Personalitetet botërore pranonin, se kur takoheshin me Nënën Tereze, ndjenin në shpirt një shkëndijë të fuqishme dashurie dhe shihnin sigurtë optimizmin. Ish presidenti i SHBA-ve Ronald Regan, në një rast kishte thënë: "S'është e mundshme të jesh në praninë e një personaliteti, siç është Nëna Tereze, dhe të mos jesh optimist. E kemi dëgjuar dhe vështruar në heshtje, me vëmendje dhe dashuri, si heroinë të kohës sonë". Me rastin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe, në dhjetor 1979, në Oslo, kryetari i Komitetit Nobel për Paqe – John Sannes, kishte thënë: "Nëna Tereze dhe motrat e Saj janë: jetë në varfëri të plotë, punë tejet e vështirë ditenatë, një jetë kushtuar Zotit dhe njeriut që vuan". Ndërkaq sekretari i Komitetit Nobel për Paqe – Egil Aarvik, kishte thënë: "Ajo na ka dëshmuar se çka do të thotë altruizmi, dashuria për të varfër, vepra më e lartë dhe me bujare njerëzore, dashuria që s'pret asgjë, që beson ç do gjë…"

Ish presidenti i SHBA-ve – Bill Clinton, sapo kishte mbaruar lufta e NATO-s kundër agresorit gjenocidial të Beogradit në Kosovë, dhe Kosova ishte çliruar nga hordhitë kriminele e barbare serbiane, që në formacione ushtarake e paraushtarake, të dirigjuara nga kupola e regjimit të Beogradit, ushtronin spastrim etnik me gjenocid në tokat tona, kishte shkuar në Kalkutë dhe duke u lutur mbi varrin e Nënës Tereze, ndër të tjera i kishte thënë: "Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin! Tashmë populli yt në Kosovë është i lire dhe po ndërton demokracinë".

Papa Gjon Pali II, që konsiderohet se ishte shenjti polak që me shenjtëreshën shjqiptare jetuan në mesin tone, duke na e mësuar udhën e paqes, të dashurisë dhe të flijimit për mirësi, më shumë se një here ka thënë se ka ndjerë në shpirt një dashuri të jashtëzakonshme ndaj Nënës Tereze, që me të gjitha fuqitë fizike dhe shpirtërore-shenjtërore, ishte vënë në shërbim të njeriut nevojtar. Papë Wojtyla, më shumë se një here kishte deklaruar publikisht, duke thënë: "Falë dashurisë së jashtëzakonshme ndaj kësaj shenjtëreshe të gjallë në mesin tone, menjëherë mbas popullit tim polak, thellë në zemër e kam popullin shqiptar, që është një popull i madh, sepse nuk mund të jetë i vogël një komb që botës ia ka dhuruar shenjtëreshën e madhe – Nënën Tereze".

Janë të shumta çmimet kombëtare e ndërkombëtare, që në të gjitha kontinente i janë ndarë Nënës Tereze dhe Kongregatës së Misionareve të Dashurisë. Në shenjë mirënjohjeje e devocioni për veprat madhore me frymë shenjtërie, ndaj njeriut nevojtar – të sëmurë, të varfër, të lënë… Çmimi më i dashur për Nënën Tereze ishte "Urdhëri i Artë Nder i Kombit" dhënë nga Dr Sali Berisha, kur ishte president i Shqipërisë, që më pare i ishte ndarë vetëm Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Nëna Tereze është shpallur shtetase dhe qytetare nderi e shumë shteteve dhe qyteteve botërore, në të gjitha kontinentet. Por ajo që është më kryesore, Ajo edhe sot vazhdon të jetë banuese nderi e përjetshme në miliarda zemra njerëzore, anekënd planetit tone. Fryma e Saj e dashurisë, përmes mijëra motrave – Misionare të Dashurisë dhe misionarëve e veprimtarëve të tjerë, vazhdon të depërtojë në zemrat e njerëzve të thjeshtë dhe të personaliteteve anekënd botës. Ajo është ambasadorja e përjetshme e kombit tone, në të gjitha mbretëritë e botës, por edhe në mbretërinë hyjnore në qiell, ku i prin Valles Shenjtërore të Dashurisë, në Parajsë.

Ne – motrat dhe vëllezërit e Saj duhet të krenohemi dhe të mburremi gjithmonë, që patëm fat e nder ta kemi Motër, Nënën e Botës Mbarë – Shenjtëreshën e Dashurisë! Në shenjë nderi e falënderimi, mendoj se e kemi obligim moral, që 5 Shtatorin – Ditën e Nënës Tereze, ta shpallim kremte kombëtare në të gjitha trojet arbërore. Gëzuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Nënë tereza Empty
MesazhTitulli: Re: Nënë tereza   Nënë tereza Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nënë tereza
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Mesimet :: Mesime te tjera-
Kërce tek: