Spitalet sot po konkurojnë të tërheqin nga e gjithë bota pacientë dhe doktorët më të mirë, po instalojnë pajisjet të teknologjisë së fundit dhe po konkurrojnë për kosto të ulët. Revista amerikane “Newsweek” tregon se cilët janë liderët në fushën e tyre. Jo të gjithë spitalet më të mirë ndodhen në Amerikë. Një pjesë e mirë e tyre ndodhen dhe në Evropë, Indi, Izrael dhe Tailandë. Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, mjaft turistë amerikanë pohojnë se spitali në Bangkok, Tailandë është edhe më i mirë se ato në Boston, Nju Jork, apo Masaçusets. Vetëm vitin e kaluar ky spital kuroi 400 mijë pacientë, numrin më të lartë se çdo spital tjetër në botë. Pacientët vinin nga 150 vende të ndryshme në botë, dhe vuanin nga sëmundje nga më të ndryshmet, që nga sëmundjet e zemrës deri në zëvendësime të legenit dhe transplantime të gjoksit. Amerikanët shpenzojnë 16 për qind të GDP-së në shërbimin shëndetësor, por edhe evropianët nuk ngelen prapa.
Lista
1. Spitali “Bumrungrad International”, në Bangkok, Tailandë
2. Klinika “Buchinger”, Buchinger, Gjermani
3. Instituti indian i Shkencave Mjekësore, në Delhi, Indi
4. Klinika “Fyodorov”, në Moskë, Rusi
5. Klinika “Denver Health”, Kolorado, SHBA
6. “Brigham and Women’s Hospital”, në Boston, Masaçusets
7. Qendra Mjekësore “Sourasky”, në Tel Aviv, Izrael
8. Spitali “Edouard Herriot”, në Lions, Francë
9. Spitali i sëmundjeve tropikale në Londër, Angli
10. Qendra Mjekësore e Malit Sinai, Nju Jork, SHBA