Mir Se Vini Ne Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Kosova-Crew
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimiqe ni test kombetar HISTORI GJEOGRAFI Xat_chat

 

 qe ni test kombetar HISTORI GJEOGRAFI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
erolind
A.i Mire
A.i Mire
erolind


Male Numri i postimeve : 676
Age : 25
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

qe ni test kombetar HISTORI GJEOGRAFI Empty
MesazhTitulli: qe ni test kombetar HISTORI GJEOGRAFI   qe ni test kombetar HISTORI GJEOGRAFI Icon_minitimeMon Nov 10, 2008 4:43 pm

qiky test mdoket u kan ne vitin 2006 a 2007 sdi veq kqyrne qfar pytjesh mujn me ju ra

Testi kombetar histori, gjeografi!

--------------------------------------------------------------------------------




Seksioni : Histori


1-Shkrimi ne Mesopotaninë e lashtë quhej :

A. kuneiform
B.hieroglif
C. linear a
D. linear b

2- Në Francë 24 Gusht I vitit 1572 njihet si nata e :

A. Shën Augustit
B. Shën Valentinit
C. Shën Bartolomeut
D. Shën Mërisë

3- Partia Fashiste me në krye Musolinin qeverisi e vetme Italinë duke filluar nga viti :

A. 1922
B. 1924
C. 1925
D. 1932

4- Lufta e parë iliro-romake u zhvillua në vitet :

A.219-217 p.l.k.
B.219-218 p.l.k
C.228-219 p.l.k
D.229-228 p.l.k

5-“Ai provoi se planetet rrotulloheshin rreth Diellit në orbitën ekliptike dhe hodhi poshtë skemën mbi palëvizshmërinë e Tokës”
Ky zbulim I takon:

A. N.Kopernikut
B. J.Kepler
C. G.Galilei
D. Xh.Bruno

6- Programi i ri ekonomik i Stalinit u përqendrua në zhvillimin e :

A. industrisë së lehtë
B. tregtisë dhe artizanatit
C. industrisë së rëndë
D. zejtarisë dhe artizanati

7- Programi ekonomik i K.Etlit në Angli u përqendrua në shtetëzimin e :

A. fermave , transportit etj
B. industrisë ushtarake dhe transportit
C. industrisë, transportit etj
D. flotës detare dhe aviacionit

8- Traktati i nënshkruar mes Principatës së Arbërit dhe Republikës së Raguzës në vitin 1209, në përmbajtjen e tij ishte marrëveshje :

A. politike
B. ushtarake
C. ekonomike
D. ushtarako-politike

9- Në kapërcimin e gjendjes së rëndë ekonomike pas Luftës së II-të Botërore qeveria shqiptare vec të tjerash pranoi ndihma nga :

A. Programi UNRRA
B. Plani Marshall
C. Shteti Amerikan
D. Programi I O.K.B.

10 -“Karakteristikë e organizimit të tyre politik ishte se në krye të poliseve qëndronte bazileusi(mbreti). Ata zgjidheshin nga Këshilli I Pleqëve. Organ tjetër drejtues ishte Kuvendi I Qytetarëve.”
Tiparet e sipërpërmendura I përkasin organizimit shtetëror në:

A. shtetin e Spartës
B. Greqinë homerike
C. shtetin e Athinës
D. Lidhjen e Peloponezit


Seksioni : Gjeografi
Produkt i kondensimit që formohet në shtresat e ulta të ajrit është:
A. bryma
B. mjegulla
C. retë puplore
D. retë shtëllungore

2. Në një ditë të caktuar të vitit, pozicioni i tokës paraqitet në mënyrë të tillë që poli i veriut është i drejtuar në anën e diellit. Në këtë ditë rrezet e diellit bien pingul mbi paralelin 23 gradë e 30' gjërësi gjeografike veriore. Dielli në këtë pikë lind në verilindje dhe perëndon në veriperëndim. Bëhet fjalë për datën:
A. 21 mars
B. 23 shtator
C. 22 qershor
D. 22 dhjetor

3. Shkaku kryesor i kondensimit dhe formimit të reshjeve të shiut është:
A. zhvendosja e masave ajrore nga toka në drejtim të detit
B. ngrohja e ajrit me lagështirë në lartësi të ndryshme të atmosferës
C.zbritja nën zero gradë celsius e temperaturave
D. ftohja e ajrit me lagështirë në lartësi të ndryshme të atmosferës

4. Gadishulli ku dallohen qartë dy sisteme malore: sistemi I maleve të vjetra dhe sistemi I maleve të reja, është ai:
A. Skandinav
B. Pirenej
C. Krimesë
D. Ballkanik
Lumi i cili buron nga malet e Pindit në Greqi është:
A. Osumi
B. Devolli
C. Vjosa
D. Shkumbini

6. Zonat kryesore mineralmbajtëse të hekur-nikelit në Republikën e Shqipërisë ndodhen në pjesën:
veriore
jugore
juglindore
jugperëndimore
7. Regjistrime të plota në lidhje me numrin e popullsisë në Republikën e Shqipërisë u bënë në vitin:
1922
1923
1924
1925
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kosov-crew.0forum.biz
 
qe ni test kombetar HISTORI GJEOGRAFI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Mesimet :: Mesime te tjera-
Kërce tek: