Mir Se Vini Ne Kosova-Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Kosova-Crew
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimiFizika Xat_chat

 

 Fizika

Shko poshtë 
AutoriMesazh
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire
X-X0d3R


Male Numri i postimeve : 733
Age : 30
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

Fizika Empty
MesazhTitulli: Fizika   Fizika Icon_minitimeTue Nov 11, 2008 12:38 am

Fizika (greq. φυσική, fisiki = natyrë, amtyrë) është degë e shkencës e cila merret me zbulimin dhe veçorizimin e ligjeve gjithësinore që sundojnë lëndën, energjinë, hapësirën, dhe kohën, si edhe sjelljen dhe ndërveprimet mes tyre. Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika përshkruhet edhe si "shkence themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme veçoritë e të cilëve mvaren nga ligjet e fizikës.

Fizika është e lidhur ngushtë me të gjitha shkencat e tjera natyrore, veçanërisht me kiminë, e cila nga ana e saj me kalimin e kohës ka marrë shumë koncepte nga fizika, mbi të gjitha në fushat e termodinamikës, elektromagnetizmit, dhe mekanikës kuantike.

Fizika ndahet në dy disiplina: në fizikë teoretikore dhe fizikë eksperimentale. Fizika teoretikore merret kryesisht me përshkrimet formuluese, ndërsa fizika eksperimentale me rikrijimin dhe matjen e dukurive natyrore të njohura.

Degët e fizikës
Mekanika | Termodinamika | Elektromagnetizmi | Optika | Akustika |
| Fizika e trupave të ngurtë | Relativiteti | Fizika bërthamore | Fizika kuantike | Astrofizika

Historia e fizikës
Mbas hovit që kishin marrë shkencat e matematikës dhe filozofisë në Greqinë e lashtë, u paraqit nevoja e degëzimit të tyre. Kështu, në tekstet e shkruara në atë kohë, bëhet gjithnjë e më shumë dallimi në mes të problemeve që zgjidheshin nga matematika, filozofia dhe degët e tyre.

Sot fizika është shkencë në vete. Biografitë e disa nga shkencëtarët të cilët kontribuan në këtë drejtim mund t´i gjeni në listën e më poshtme.

Madhësitë fizike themelore
Madhësitë fizike themelore janë gjatësia, masa, koha, rryma elektrike, sasia e lëndës, temperatura dhe intesiteti i dritës.



Rreth fizikës
Nils Bor (Niels Bohr): Është gabim të thuhet se fizika shërben për të gjetur se si funksionon natyra. Fizika merret me atë çfarë mund të themi ne për natyrën.
Albert Ajnshtajn: Fizika është një përpjekje konceptuale për të prekur realitetin ashtu siç mendohet të pavarur nga realiteti i vështruar. Teoritë fizike janë në fund të fundit shpikje të mendjes njerëzore të cilat ne i përdorim për organizimin dhe shtimin e "përvojës sonë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.Kosova-crew.tk
 
Fizika
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Mesimet :: Fizik dhe Kimi-
Kërce tek: