Vitamina C pengon kemoterapinë
Hulumtimet e reja kanë treguar se preparatet me vitaminë C mund ulin dukshëm veprimin e barnave anti-kanceroze. Fjala është për disa eksperimente me minj laboratorik tek të cilët preparatet e pasura me vitaminë C i kanë paraprirë hemoterapisë dhe kjo ka rezultuar me një rritje më të shpejtë të tumorit.
Është treguar se edhe trajtimi ‘in vitro’ i qelizave të karcinomës me vitaminë C ul veprimin e substancave anti-kanceroze për 30-70%.
Mendohet se vitamina C i mbron qelizat tumorale dhe pengon shkatërrimin e tyre.