Vizioni eshte nje proces shume kompleks dhe ka nevoje per pjesmarrjen e shume elementeve te syrit dhe te trurit. Sipas nje vleresimi, 4/5 e asaj cka ne njohim ne tru vjen permes syve.Syte transmetojne flukse te vazhdueshme imazhesh ne tru permes sinjaleve elektrike.
Kur nje person veshtron rreth tij, rrezet e drites godasin dhe perthyhen ne objektet qe e rrethojne. Keto rreze absorbohen ose reflektohen. Objektet qe i absorbojne totalisht keto rreze duken te zeza, ndersa ato qe i reflektojne duken te bardha. Objektet e ngjyrosura absorbojne disa pjese te spektrit te drites, ndersa te tjera i reflektojne. Kur shikoni dicka, rrezet reflektojne nga objekti dhe hyjne ne sy. Keto rreze ndricuese perthyhen kur pershkojne kurbaturen e kornese. Ky proces quhet refraksion. Pas refraksionit, hyrja e drites rregullohet ne saje te irisit (pjesa e ngjyrosur e syrit). Ky eshte nje proces qe behet ne nje precizion ekstrem.
C’eshte verberia?
« Per te ditur nese jeni prekur nga verberia (DMLA), mjafton te mbyllni njerin sy dhe te veshtroni. Pastaj ne te njejten menyre te shihni me syrin tjeter. Nese pamja ne njerin sy eshte e deformuar dhe linjat vertikale te imazhit lakohen, pra nuk jane te drejta, ju duhet te beni nje konsulte urgjente tek mjeku, - thote profesor Gisele Soubrane e Sherbimit Oftalmologjik te Qendres Spitalore Henri Mondor te Creteil, prane Parisit.
Kjo valevitje e linjave, e shoqeruar me uljen e fuqise se pamjes dhe shfaqjen e pikave gri si dhe me zverdhjen e ngjyrave, eshte tipike per semundjen DMLA, apo verberine. Kjo semundje degjenerative e retines prek pjesen qe sherben per vizionin qendror, pra ate qe quhet « makula » dhe prek zakonisht njerin sy. Nese nuk depistohet ne njerin sy, atehere, syri tjeter per nje fare kohe kompenson punen e syrit te semure, gjersa dhe ai preket nga kjo semundje qe degjeneron.
Pas moshes 50 vjecare eshte e nevojshme te behet nje vleresim i pamjes se syve tek nje doktor oftalmolog. « Sa me heret qe e depistojme, - thote profesor Saubrane, - aq me efekt kane trajtimet mjeksore per ta vonuar procesin e semundjes, e cila shkaktohet nga formimi i eneve te gjakut nen retine. Pra verberia mund te parandalohet ». Trajtimi i pare eshte fototerapia dinamike (PDT), qe ka te beje me injektimin e nje produkti fotosensibilizues permes rruges intravenoze qe fiksohet ne qelizat e ketyre eneve te reja te gjakut. 15 minuta me vone, nje rreze lazer behet mbi retinen, cka sjell nje bllokim te eneve te semura, pra patologjike. Ne saje te ketij procesi, 60% e pacienteve stabilizohen. Por mund te perdoren dhe ilace antiangiogjenike, te cilat pengojne shtrirjen e ketyre eneve te reja. Keto subsanca injektohen ne sy pas nje anestezie lokale me kollir. Ilaci Macugen® jep rezultate te mira. Nje tjeter ilac i ketij lloji eshte ne eksperimentim e siper. Ndersa per formen atrofike te semundjes DMLA, qe ka te beje me shkaterrimin e qelizave vizuale te shtreses se thelle te retines, ende nuk ka ndonje trajtim. Fatmiresisht qe zhvillimi i saj eshte me pak i ashper.
Sot ne bote, degjenerimi “makular” prek 25 milione banore
Verberia eshte mungesa totale e shikimit te njerit apo te dy syve. “Amauroze” quhet humbja totale e shikimit shpesh ne menyre te papritur dhe pa ndonje shqetesim funksional te sistemit optik apo semundje te syrit. Ajo mund te jete me origjine kongjenitale, qe nga lindja, mund te jete toksike ose nervore. « Ambliopia » eshte pakesimi i aftesise vizuale. I verber, ne kuptimin administrative te termit eshte nje person qe ka patur nje vizion qendror te syve dhe qe pas korrektimit te vizionit permes syzeve, ka me pak se 1/20 e shikimit normal.
Shkaqet dhe faktoret qe rrezikojne
Shkaqet jane te shumta dhe te ndryshme. Madje dhe sipas vendeve te banimit, si
- mikroangiopatia diabetike;
- c’vendosja e retines;
- glaukoma;
- katarakti;
- aksidentet me veture ose aksidente ne pune qe sjellin traumatizem apo demtime te kornese, demtim te globit, hemorragji, etj;
- infeksionet virale te kornese (keratit herpetik);
- keratokoni;
- kanceri;
- atropi e nervit optik;
- “skleroza me pllaka”;
- semundjet metabolike degjeneruese;
- bllokimi i eneve te retines;
- rubeola kongjenitale; etj.
“Retiniti pigmentar” ben pjese ne ato semundje qe nuk kane gjetur nje lloj trajtimi. Kjo semundje e trasheguar, shkaktohet nga degjenerimi i lendes se retines. Semundja eshte evolutive dhe shpesh vihet re tek miopet, duke cuar drejt verberise. Nje nga simptomat e kesaj semundje eshte mospershtatja me driten dhe pamundesia per te pare ne gjysem-erresire.
Shume raste te verberise mund te trajtohen si:
Permes transplantit te kornese ne keratitet dhe keratone; - permes kirurgjise se kataraktit dhe te glaukomes ; - trajtimit me lazer apo ngjitje biologjike te retines se shkeputur ; - trajtimit optimal te diabetit ; - parandalimit te rubeoles kongjenitale, - permes vaksinimit me antirubeole, etj.
Shkaqet kryesore te verberise ne vendet ne zhvillim
Midis shkaqeve ne keto vende, si prioritar per shendetin publik jane:
- katarakti;
- onkocerkoza (qe shkaktohet nga infeksioni i nje mushkonje ne Afrike dhe ne Amerike, duke sjelle nje humbje te shikimit prej 30% dhe verberi ne 4-10% te rasteve;
- trakoma;
- kseroftalmia;
- konjuktiviti neonatal.
Trakoma eshte nje nga semundjet me te vjetra te syrit dhe sot trajtohet me antibiotike si me tetracikline, sulfamide, etj. Kseroftalmia (atrofia dhe tharja e cipezave lidhese te syrit, eshte shkaku me i shpeshte i verberise tek femijet ne moshat 0-5 vjec, kryesisht nga mungesa e vitamines A.
Megjithate, cdo shoqeri duhet te punoje ne integrimin ne pune te te verberve, dhe jo ti lere ata te izoluar dhe jashte veprimtarise shoqerore.
Ne France, p.sh. ne 15.000 te verber te moshave 20-60 vjec, 5000 prej tyre kane pergjegjesi profesionale; 900 prej tyre jane masazhiste dhe kineziterapeutet; 1200 jane standartiste ne shoqeri te ndryshme dhe dikastere, 1500 jane stenodaktilografiste, 1000 muzikante, etj.
Alfabeti Braille (Braj)
Per te ndihmuar te verberit qe ata te integrohen sa me shume ne shoqeri dhe te vazhdojne jeten si gjithe te tjeret, te lexojne, te « shohin » filma, etj, prej kohesh eshte krijuar nje alfabet i posacem qe quhet alfabeti « Braille ». Germat, shifrat dhe shenjat jane ne leter ne pika qe jane ne reliev mbi leter. Pra qe te lexojne nje liber ne alfabetin Braille, atyre u duhet te zgjasin gishtat mbi faqet e librit dhe ne baze te pikave ne reliev te kuptojne se perse behet fjale. Ky eshte nje alfabet i perbotshem dhe s’ka te beje me gjuhet e ndryshem te popujve. Perdorimi sot i ordinatoreve e ka revolucionarizuar jeten e te verberve, pasi permes ordinatorit dhe zerit, ata mund te « lexojne ». Ndersa per ata qe shikonin shume pak, sot ekzistojne kamera qe zmadhojne gjer ne 30-40 here.