Ngecja e shitjes automobilistike ka shtyrë disa prodhues në ndalimin e prodhimit, mirëpo duket se goditjet më të fuqishme ende do të pasojnë.
Për shkak të numrit të madh të automjeteve të pashitura, disa furnizues vendosin për masa drastike.
Kështu Broadspeed nga Britania e Madhe, shtyrë nga mosshitja e njësive të modelit Dodge Avenger, ka vendosur që të ofrojë atë me çmim jo edhe aq të përditshëm e madje do të thoshim edhe të pazareve të mallit të përzier.
Blerësit potencial të cilët për një Avenger 2.4 SXT të pajisur në mënyrë solide paguajnë 18.255 funte (rreth 22.350 euro), me automjetin e blerë do të marrin edhe një (njëjtë të pajisur) pa pagesë!
Drejtori i Broadspeed, Simon Empson ka deklaruar për portalin automobilistik AutoCar se përfaqësues të shumtë britanikë janë duke u përballur me stoqe të pashitura disamuajshe dhe të shitja automobilistike nuk është në gjendje të mjerë, por në gjendje krize.