Çdo ditë e më shumë prodhues paraqesin kamera digjitale miniaturale të cilat ofrojnë mundësinë e incizimit me rezolucion HD (high definition). Ka qenë vetëm çështje momenti kur do t’i bashkohet këtij trendi edhe Pure Digital Technologies, kompania e cila qëndron prapa kamkorderëve miniatural Flip Video.
Produktin e parë në kategorinë e kamerave miniaturale digjitale kompania Pure Digital Technologies e ka paraqitur qysh në vitin 2006, derisa kulminacionin e serisë së saj paraqet pikërisht modeli Flip Mino HD e cila është paraqitur tani. Krejt e pritshme, kompania produktin e vet e reklamon si “kamerën më të vogël HD bë botë”, mirëpo këtë gjë definitivisht nuk mund ta marrim si pohim të vërtetuar.
Sa u përket karakteristikave, këtë vocërrak e dekoron pesha prej 93 gramësh, ekrani me diagonale prej 1.5 inç, 2x objektiv digjital, 4 GB hapësirë për të dhëna, që do të duhej të ishte mjaftueshëm për ruajtjen e rreth një orë kohë të video materialeve me rezolucion 1.280 x 720 piksela.
Për të blerë këtë pajisje nevojitet të ndahen 229 dollarë.