Edhe pse satelitët e sotëm nuk mund të na shfaqin pamjen e Romës nga viti 320 para Krishtit, inxhinierët e kompanisë Google janë munduar të krijojnë një simulim tredimensional të Romës antike. Edhe atë shumë me sukses, do të shtonim.
Kjo shtojcë e Google Earth është emëruar “Ancient Rome 3-D” dhe ofron paraqitje të plotë tredimensionale të Romës antike në periudhën e fuqisë së saj më të madhe – 320 vite para Krishtit.
Të gjithë vizitorët e këtij simulimi mund të fluturojnë mbi qytet dhe të zmadhojnë e hulumtojnë çfarëdo ndërtese të asaj kohë, si Koloseumin, Forumin, Circus Maximusin dhe të tjera.
Në secilën prej ndërtesave shfrytëzuesit i pret edhe një dritare pop-up me informata të detajuara historike, të cilat i kanë shkruar historianët që kanë qenë pjesëmarrës të këtij projekti.