Sipas psikologëve, sekretet rrisin vetëvlerësimin dhe forcojnë personalitetin. Kjo, edhe falë internetit. Por nëse teprohet me to, fillojnë problemet e personalitetit të dyfishtë Alter egoja, përndryshe, uni ynë i fshehur. U ndodh të gjithëve, herët a vonë, të kenë ndonjë sekret të vogël, t’u fshehin të tjerëve një anë të personalitetit të vet, gjë që teknologjitë e reja – nga dhomat e bisedimit në internet deri te lojërat me role – ndihmojnë ta vënë më shumë në dukje. Sipas studimeve dhe kërkimeve të reja, kjo lloj sjelljeje, sipas psikologëve, nuk është krejt negative. Përkundrazi, rrit deri në njëfarë masë vlerësimin për veten, me kusht që të mos teprohet dhe të shkohet pastaj drejt patologjive që mund të jenë edhe shumë të rënda, siç janë shqetësimet e personalitetit të shumëfishtë. Një shembull, se një personalitet i dyfishtë mund të ketë pasoja pozitive, vjen edhe nga hulumtimi i Sherry Turkle, sociologe nga Massachusetts Institute of Technology në Boston. Studiuesja intervistoi 200 lojtarë të përhershëm të The Sims, lojë interaktive në internet, qëllimi i së cilës është të krijohet një familje “virtuale” dhe që kjo të ndërveprojë me njerëz të tjerë. Ajo zbuloi se shumë nga këta njerëz përdorin lojën për të ndërtuar familjen e dëshirave të tyre dhe se në këto identitete të reja rrëfejnë problemet e tyre dhe, të paktën virtualisht, përpiqen që t’i zgjidhin. Mekanizmin që një sekret mund të ndihmojë zhvillimin e shëndetshëm të personalitetit, e shpjegon Daniel Ë////////////////egner, profesor psikologjie në Universitetin e Harvardit: “Një njeri nuk e ka ndjenjën e ‘vetes’ derisa të ketë një sekret të vetin. Në jetë ka çaste kur çdokush nga ne ndjen se ka humbur identitetin e vet për t’u bërë njësh me grupin shoqëror, ambientin e punës ose me partnerin, në një marrëdhënie martese. Të kultivosh ndonjë mendim ose veprim të fshehtë, ta lësh veten në dorë të tyre, jep mundësinë për të rivërtetuar identitetin personal, për ta ndarë nga gjithçka tjetër”. Por ka sekrete dhe sekrete. Ata të thjeshtit (një blerje e vogël e fshehtë, një mbrëmje me miqtë, një kurs) në një farë mënyre ndihmojnë dhe “justifikojnë ata më të ndërlikuarit, si një jetë e vërtetë e dyfishtë (shembuj të famshëm janë jeta e aviatorit të famshëm Charles Lindbergh, i cili në të vërtetë ishte një filonazist dhe baba i tre fëmijëve të lindur në Gjermani dhe e përrallëtarit Hans Christian Andersen, i cili kishte shije seksuale për t’u vënë në diskutim), që shpesh rëndojnë si një pllakë hekuri mbi ndërgjegje dhe shndërrohen në ankthe të përhershme. Natyrisht, më të përhapurit janë ata që lidhen me jetën dashurore, që nga tradhtitë, te fëmijët e fshehtë e deri te homoseksualiteti. Edhe këtu niveli i durimit mund të ndryshojë mjaft. Një kërkim i kryer në Teksas tregoi se si meshkujt, edhe femrat, kujtojnë më shpesh kënaqësitë që u sjellin marrëdhëniet e fshehta, ndërkohë që nuk ndodh kjo kur sekreti është, për shembull, një lojë kumari, droga ose seksi me para. Vetëm rrëfimi mund të ndihmojë të mos degradohet në një “breakdown” mendor