Lajmi i mirë për të gjithë të punëdhënësit dhe të punësuarit të cilët janë të varur në rrjetet shoqërore Facebook e MySpace vjen nga një kompani britanike e cila merret me analizat e ngjarjeve politike, sociale dhe afariste.
Në fakt, kompania Demos inkurajon njerëzit e biznesit të shfrytëzojnë përparësitë e faqeve të internetit për shoqërim që të avancojnë afarizmin e tyre, të mbajnë kontakte më të afërta me klientët dhe të reklamojnë pa pagesë kompanitë e tyre.
"Kur ta kuptojmë një herë se si mund të shfrytëzojmë rrjetet shoqërore, hapi tjetër është tregtia, shkëmbimi dhe sfidat e reja në afarizëm", thuhet në raport.
"Vetëm Facebook ka njëqind milionë shfrytëzues të regjistruar, e nëse e kuptojmë se këtë nuk mund ta kontrollojmë assesi, atëherë pse mos ta shfrytëzojmë? 'Afarizëm i mençur” quhet ajo pjesë e cila sheh se mes rrjeteve të biznesit dhe atyre shoqërore nuk ka dallime", zbulon agjencia e lajmeve Reuters.