Kujdes gjatë konsumimit të mishit
Shkencëtarët paralajmërojnë sërish që mishi të konsumohet mirë i zier, ndërsa qumështi dhe produktet e qumështit duhet të jenë mirë të pasterizuara me qëllim që të shmanget infeksioni me bakterin Escherichia coli. Konsumimi i mishit të infektuar, është njëra nga mënyrat më të shpeshta të infeksionit me E. Coli.
Ky bakter edhe pse bën pjesë në florën normale të njeriut, ekzistojnë disa lloje të cilat nëse janë të pranishme në ushqimin që konsumohet mund të shkaktojnë helmim me anë të toksinës që prodhojnë, si edhe mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme infektive.
Helmimi me E. Coli karakterizohet me barkqitje që përmban gjak, ndërkaq infeksioni mund të jetë fatal, sidomos për veshkat