Shkencëtarët kanë krijuar mostrën e parë njeri-dele, e cila ka trupin e një deleje normale, ndërkohë që gjysma e organeve janë si ato të njeriut. Delja ka 15 për qind qeliza njerëzore dhe 85 për qind ato të kafshëve. Qëllimi është të transplantohen tek njerëzit organet e kafshës. Profesor Esmail Zanjani, Universiteti i Nevadës, ka shpenzuar 7 vjet dhe 5 milionë paund për ta përmirësuar teknikën, pra injektimin e qelizave njerëzore tek fetusi i deles. Ai ka krijuar një mëlçi që ka një proporcion të lartë të qelizave njerëzore dhe shpreson të krijojë një mëlçi të duhur për pacientin në nevojë. Procesi përshin marrjen e qelizave nga palca dhe injektimi i tyre në fetusin e deles.