dj_cobr4 S.Moderator
Numri i postimeve : 289 Registration date : 28/10/2008
| Titulli: Ekran OLED jashtëzakonisht i hollë nga Samsung Thu Oct 30, 2008 1:44 pm | |
| Fakti se prodhuesit garojnë për atë se kush do të përpunojë ekranin më të hollë LCD apo OLED nuk është fshehtësi, mirëpo produkti i ri nga Samsung është aq i hollë sa që disa herë na është dashur të vërtetojmë nëse vërtetë bëhet fjalë për një numër të tillë. Samsung, në fakt, ka paraqitur ekranin OLED me trashësi prej gjithsej 0.05 milimetra, me diagonale prej katër inçësh, rezolucion 480 x 272 piksela, me kontrast 100.000:1 dhe ndriçim 200 cd/m2. Duket bukur e pabesueshme, mirëpo në Samsung pohojnë se ekrani ka mundur të jetë edhe më i hollë, porse çipet të cilat do të gjenden rreth ekranit po ashtu janë faktor kufizues, prandaj zvogëlimi i mëtutjeshëm i trashësisë nuk ka kuptim. E qartë, bëhet fjalë për një prototip, e kur do të paraqitet kjo gjë në prodhim, nuk e dimë. | |
|